
Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat në administratë, ja kush përfiton! Zbulohen dhe sa do të jenë pagesat e kompensimit për efektivët e policisë që shërbejnë larg vendbanimit

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë kokën dhe të heshtë, do të turpërohet kur...

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta...”, Sali Berisha njofton lëvizjen e radhës për padinë ndaj Blinken-it

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me selinë e PD-së nëse gjykata i jep vulën Alibeajt

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me përgjigjen

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në protestë!”, Arian Çani bën reagimin epik ndaj deklaratës së Luçiano Boçit: Uaaaa, o Ylli e di ç’do të thotë...

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani paralajmëron surprizën e Ilir Metës më 25 korrik: Edhe ata që janë me pushime do të hapin ekranin

Ekspozita “Muri” me punimet e 11 artistëve, piktori Adrian Devolli: Kemi humbur besimin te institucionet, çdo gjë me kontributin tonë

Shkruar nga Julia Vrapi 21 Maj 2022

Artistët e grupimit “Muri” hapën ekspozitën e dytë për publikun. Një ekspozitë me kontributin e tyre, pasi siç shprehen kanë humbur besimin te institucionet. Janë 11 artistë të njohur, që janë bërë bashkë duke prezantuar punimet e tyre në galerinë e artit “Kalo” në Tiranë. Piktori Adrian Devolli thotë se janë punime të reja, që prezantohen për herë të parë. Grupimi “Muri” u krijua për një qëllim, që sipas piktorit Devolli mosekzistenca e institucioneve dhe vlerësimi për artin bëri që këta artistë të grupohen për ekspozita të përbashkëta. “Ekspozita e dytë e këtij grupimi “Muri”organizohet vetëm me forcat tona. Nuk kemi aplikuar për projekt në institucione me këtë ekspozitë, sepse kemi humbur besimin. Unë nuk mund të ndjek dot atë burokraci mujore dhe të marr një përgjigje po banale. Më mirë me sa kemi mundësi e përballojmë vetë. Kjo është ekspozita e dytë dhe vështirësitë janë. Mosekzistenca e institucioneve si Galeria Kombëtare e Arteve apo Ministri Kulture bën që ne si autorë të grupohemi dhe të bëhemi me ekspozita të përbashkëta”, shprehet piktori Devolli. Ai tregon se ndryshe nga një vit më parë ku ekspozita shoqërohej dhe me një katalog këtë vit ai mungon. “Nuk ka katalog për shkak të buxhetit, sepse kushtonte. Nuk ia dolëm dot me katalogun e ekspozitës “Muri””, tregon Devolli.
Vlerësimi i veprave
Piktori Adrian Devolli thotë se ekspozita e përbashkët është një marrëdhënie midis autorëve, por i shërben dhe atyre dhe publikut. “Kjo është shumë e rëndësishme, shumë më tepër se sa një ekspozitë personale. Një ekspozitë e përbashkët është një marrëdhënie kulturore e fuqishme dhe i shërben shoqërisë, por mbi të gjitha dhe vetë artistit”, thotë ai. “Muri” kuruar nga Rudi Erabara është ekspozita më e re që u hap në Tiranë, por për piktorin Adrian Devolli shërben dhe për një vlerësim real të veprave të artit. Sipas piktorit, një problem është që në vendin tonë nuk ka një vlerësim si duhet. “Muri është simbolikë, arti është si puna e murit. Në historinë e tij arti ka shërbyer si një mur, ku dikush vë një gurë, etj, për të ndërtuar këtë mur të madh, që quhet art. E dyta në Shqipëri ka një mendim virtual për vlerat, pra vlerësohen njerëz të cilët nuk kanë bërë asgjë dhe kjo është si të hedhësh dorashkë: ja ku e ke murin zotëri vare veprën tënde te muri dhe shikoje se sa vlen. Pra që të mos të bëhen vlerësime virtuale, por reale mbi veprën, mbi krijimtarinë e artistëve”, thotë piktori. Në këtë ekspozitë janë 11 artistë këtë vit që marrin pjesë nga të cilët 9 janë të artit figurativ dhe dy janë skulptorë, ku përmendim Adrian Devolli, Violeta Kongo, Mira Kuçuku, Leon Çika, Mariana Goxhabelliu, Luan Boriçi, Fatmir Tufina, Llambrini Dena, Arben Meksi, etj. Sipas piktorit Adrian Devolli e veçanta e kësaj ekspozite është që këta autorë pjesëmarrës i lidh një linjë. “Pikturë në telajo dydimensionale. Ka shumë rëndësi kjo dydimensionale, por është në karaktere të ndryshme dhe kjo i mban të gjithë këta autorë që janë në këtë ekspozitë”, thotë Devolli. Ekspozita që u hap dje do qëndrojë deri më datë 30 të këtij muaji.
Më të lexuarat


Ekspozita "Materie, Jo Materie, Kundër Materie", reflektim mbi çështje të hapësirës publike në Tiranë duke trajtuar tema të kujtesës individuale dhe kolektive

Studimet letrare, studiuesit në një konferencë shkencore

Bashkim Kozeli: Drama shqipe do stimulim ligjor jo fjalë, përgjegjësia e Ministrisë së Kulturës që duhet të vërë rregull në teatër për veprat teatrore

Martin Camaj në sistemin letrar shqiptar, akademikët vlerësojnë studimet dhe veprat

GAT një memorandum bashkëpunimi me Asociacionin e Artistëve Vizual të Kosovës për aktivitetet, në plan dhe Muzeu i Tiranës si muzeu i shqiptarëve

Margariti: Abigeila Voshtina të jetë në lartësinë e duhur për të ngritur cilësinë artistike të teatrit

Neritan Ceka: Shteti neglizhent ndaj arkeologjisë dhe lihen mënjanë arkeologët shqiptarë, Muzeu Historik Kombëtar të bëhet qendër muzeologjike kombëtare

Ministeriali i Ballkanit Perëndimor, Margariti: Platforma kulturore si një urë komunikimi

“Kontrata” premierë në teatër , regjisori Ledian Gjeçi: Vepra ka një mesazh të fortë, i cili paralajmëron pasojat që sjell egoizmi ekstrem

Grupi “Duncreagan” me balada irlandeze, skoceze dhe shqiptare në Akademinë e Shkencave
