Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ekspozita “Muzeu Lëvizës”, me objekte të ndryshme muzeore

Postuar: 16/05/2019 - 07:55

Në kuadër të 18 Majit, “Ditës Ndërkombëtare të Muzeve” Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit në Bashkinë Tiranë, organizon projektin “Muzeu Lëvizës”. Një autobus i zakonshëm do të shndërrohet në një ekspozitë ku nxënësit e shkollave të zonave rurale të Tiranës do të njihen me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore shqiptare. Ekspozita e “Muzeut Lëvizës” përmban objekte nga koleksionet muzeore të ruajtura në fondet e Muzeut Historik Kombëtar, të cilat i përkasin periudhave të ndryshme historike. Midis tyre mund të gjejmë vazo nga antikiteti, kryevepra portretesh, objekte kulti, vegla muzikore, kostume popullore etj. Muzeu Historik Kombëtar shkruan se ky aktivitet synon përfshirjen e komuniteteve në zhvillimin e politikave kulturore, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës kulturore në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. “Nëpërmjet këtij projekti synohet që, koleksioni të bëhet i njohur për një publik më të gjerë, për të bërë një lidhje më domethënëse me objektin, në të njëjtën kohë duke kontribuar në forcimin e identitetit të muzeut, duke përfshirë bashkëpunimin me qytetarët, komunitetin e shoqërinë në ndërgjegjësimin e të rinjve për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore”, bën me dije muzeu.

Më 28 Tetor 1981 u inaugurua Muzeu Historik Kombëtar. Për ngritjen e këtij muzeu u mblodh një ekip me specialistët më të mirë të vendit, të fushave të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, etnografisë, hartografisë, arkitekturës e artit. Për këtë muze u punua në mënyrë të organizuar, sipas seksioneve përkatëse, për gati 3 vjet, deri në hapjen e tij. Grupi i punës drejtohej nga personalitete të shquara si, Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Selami Pulaha, Skënder Anamali, Emin Riza, Burhan Çiraku, Kleanthi Dedi, Iljaz Goga, Rrok Zojzi, Abaz Dojaka, Ramadan Sokoli, Enver Faja, Nina Shehu, Vilson Kilica, Fatmir Haxhiu, Myrteza Fushekati, Met Deliu, Aleksander Meksi etj. Muzeu Historik Kombëtar është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri dhe një nga më të rëndësishmit. Në mjediset e muzeut gjenden rreth 5000 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 07:45

 Shfaqja teatrore "Shkumsi" u shfaq për publikun në Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli".

Postuar: 26/05/2019 - 07:44

Festivali “Korça Folk-Fest 2019-Shpirti i Ballkanit” përcolli në qytetin e Korçës një

Postuar: 26/05/2019 - 07:42

Poeti njohur Jorgo Papingji në krijimtarinë e tij në tekstet e këngëve të ndryshme ka marrë shumë

Postuar: 25/05/2019 - 07:31

 Xhamia Mbret ose Xhamia e Sulltanit, një nga xhamitë kryesore të qytetit të Beratit, ndodhe

Postuar: 25/05/2019 - 07:30

Filmi artistik me metrazh të shkurtër “The Van” konkurron për “Palmën e artë&rd

Postuar: 25/05/2019 - 07:28

Piktori Vangjel Gjikondi shprehet se mënyra se si po funksion Galeria Kombëtare e Arteve nuk ësht

Postuar: 24/05/2019 - 07:26

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" bën me dije se shfaqja teatrore &ldqu