BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Ekspozita “Në Lindje, lufta pa fund 1918-1923” hapet në Muzeun Historik Kombëtar

Ekspozita “Në Lindje, lufta pa fund 1918-1923” hapet në

Ekspozita “Në Lindje, lufta pa fund 1918-1923” u çel në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita u hap në MHK në bashkëpunim me Ambasadën Franceze, në vendin tonë. Po dje u bë dhe promovimi i librit “Shqipëria në reportazhet e Robert Vaucher”, një botim i shtëpisë botuese “Papirus”, me financimin e Ministrisë Franceze të Europës dhe të Punëve të Jashtme. Në kontekstin e rindërtimit të Evropës Lindore dhe të Lindjes së Afërt, duke u interesuar për historinë e një hapësire gjeografike pak të njohur në Francë, ekspozita “Në Lindje, lufta pa fund 1918-1923” përshkruan zëvendësimin e vështirë, gjatë kësaj periudhe, të perandorive të vjetra nga shtetet e reja kombe, shoqëruar me ndryshime të rëndësishme kufijsh, sidomos nëpërmjet konflikteve të ndryshme, revolucioneve dhe kundër-revolucioneve. Ekspozita ka për qëllim të tregojë se si në këto rajone të trazuara, Franca, që ka rifituar epërsinë e saj ushtarake, përpiqet, jo pa vështirësi, me diplomatët, ushtarakët dhe aleatët e saj, të krijojë një rend të ri evropian. Ambasadorja e Francës në Shqipëri në referencën e saj u vuri theksin tek bashkëpunimet e vazhdueshme te suksesshme ndërmjet dy shteteve tona. “Do doja t’ju falenderoja për mbështetjen e bashkëpunimeve të vazhdueshme që keni treguar duke uruar të vazhdojnë të jenë po kaq të suksesshme edhe në të ardhmen”, u shpreh ajo. E pranishme në hapjen e kësaj ekspozite, ministrja Elva Margariti u shpreh se muaji nëntor nuk mund të kuptohet pa këto lloj aktivitetesh në hapësirat e Muzeut Historik Kombëtar. “Ekspozita që po hapim sot për të cilën falenderoj pa masë Ambasadën Franceze një nga partnerët tanë më të mëdhenj mbështetës për të gjitha aktivitetet tona do na ofrojë një panoramë të gjerë të viteve 1918-1923 të dokumentuara në fotografi e pamje të ndryshme. Libri që po promovohet gjithashtu është i një rëndësie të veçantë historike në ditët e sotme”, tha Margariti. Në kuadër të promovimit të librit në fjalën e tij drejtori i Muzeut Historik Kombëtar tha se libri “Shqipëria në reportazhet e gazetarit Robert Voutre” hap gjerësisht rrugën për një histori sociale të ballafaqimit të kulturave dhe mentaliteteve shtetformuese gjatë Luftës së Parë Botërore në Shqipëri.