Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ekspozita “Në udhëtim me Edward Lear në Shqipëri”, në qytetin e Beratit

Postuar: 19/11/2019 - 07:32

Ekspozita “Në udhëtim me Edward Lear në Shqipëri” çelet për publikun në galerinë “Edward Lear” në Berat. Ekspozita përmban punime të piktorëve shqiptarë të peizazhit, që udhëtuan në gjurmët e Edward Lear nëpër Shqipëri, të cilët hodhën në telajo peizazhet e ditëve tona. Pikturat e tij paraqesin pamje nga vendi ynë, si edhe veshje tradicionale të popullsisë vendase në mesin e shekullit XIX. Disa nga piktorët që marrin pjesë janë Kujtim Buza, Pashk Përvathi, Nikolin Ivanaj, etj. Ky aktivitet është një organizim i Institutit të Librit dhe të Promocionit, që ka bërë bashkë piktorët shqiptarë, duke prezantuar veprat në këtë ekspozitë. Vetë piktorët e kanë përshëndetur këtë organizim, ku sipas tyre është shumë me vlerë, sepse punët që kanë bërë po prezantohen në ekspozita të ndryshme për publikun. Edward Lear ishte piktor, poet dhe udhëpërshkrues anglez nga Britania e Madhe. Edwardi krijoj vepra madhore ndër të cilat edhe mbi 100 peizazhe mbi Shqipërinë. Shumica e këtyre peizazheve janë akuarele dhe litografi. Këto punime janë botuar në shekullin e kaluar nën titullin “Edward Lear in Greece” (Eduard Lir në Greqi). Ndërsa nga fundi i shekullit përshkrimet e bëra nga Edward nëpër Shqipëri janë botuar në një përmbledhje nën titullin “Edward Lear in Albania: Journalls off a Landscape Painter in Albania and Illyria” (Eduard Lir në Shqipëri: ditari i një piktori peisazhist në Shqipëri dhe Iliri). Në 1848 Lear nisi një udhëtim përmes Greqisë për në Stamboll. Udhëtimi i tij mori një kthesë të papritur, kur ambasadori britanik në kryeqytetin osman arriti t’i siguronte dokumentet për të vazhduar përmes zonave të perandorisë që konsideroheshin “të egra”. Duke marrë rrugën përmes Selanikut dhe Manastirit, ai udhëtoi në Ohër, Strugë, Elbasan, Tiranë, Krujë, Lezhë dhe Shkodër. Pas disa ditësh u kthye në Tiranë dhe vazhdoi drejt jugut në Kavajë, Berat, Ardenicë, Apolloni, Vlorë, bregdetin e Himarës, Tepelenë, Gjirokastër dhe më tej në Janinë. Shumë nga peizazhet dhe skicat që bëri gjatë udhëtimit regjistrojnë një dokumentim të përpiktë të Shqipërisë së mesit të shekullit XIX.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 07:26

Ekspozita “The Luxury of Italian Style” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar.

Postuar: 12/12/2019 - 07:24

 Aktorja e njohur Eva Alikaj vjen këtë fundjavë me një komedi muzikore në skenë për publikun

Postuar: 12/12/2019 - 07:23

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës përshëndet përzgjedhjen e Teatrit Kombëtar në lis

Postuar: 12/12/2019 - 07:22

Në muajin e fundit të vitit, por duket se asgjë nuk u bë për plotësimin e kërkesave të artistëve

Postuar: 11/12/2019 - 07:20

Cirku Kombëtar me aktivitetin e tij është dhe pranë fëmijëve larg arenës.

Postuar: 11/12/2019 - 07:20

Drama "Epsh dhe lakmi", shkruar nga autori Eugene O’Neill më 1925 vjen premierë n

Postuar: 11/12/2019 - 07:19

Kuratorët e ekspozitës “Tirana Patience” Adam Szymczyk dhe Natasa Ilic, përmes një de