BREAKING NEWS

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë hakmarrjen e frikshme kundër Perëndimit, Rusia furnizohet me pilula jodi për të mbijetuar nga një sulm atomik

Një hap larg nga apokalipsi bërthamor, Putin gati të nisë
x
BREAKING NEWS

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Prokurori tregon veprimet hetimore, ja kërkesa urgjente e avokatëve

Zbardhet çfarë vendosi GJKKO për ish-deputetin e PS, Alqi
x
BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x

Kultura

Ekspozita “Novela grafike nga deti", gjashtë artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë do të ekspozojnë vepra të pabotuara të frymëzuara nga deti

Ekspozita “Novela grafike nga deti", gjashtë artistë

Ekspozita “Novela grafike nga deti" kushtuar skicave bashkëkohore do të prezantojë vepra të artistëve shqiptarë dhe të huaj. E organizuar në Tiranë nga Agjencia e Industrisë Kreative, gjashtë artistë shqiptare dhe ndërkombëtarë do të ekspozojnë vepra të pabotuara të frymëzuara nga deti, si një metaforë për të treguar botën dhe peizazhin, si një element gjenerues që bashkon kulturat, si një hapësirë për takim, kalim, përfshirje dhe zbulim. Ekspozita është kuruar nga Elisabetta Tramacere dhe Donata Bologna, në bashkëpunim me Agjencinë e Industrisë Kreative, me festivalin ndërkombëtar Comicdom Con Athens, dhe është koordinuar nga Jonid Jorgji dhe Alice Bottega. Në shëtitoren “Murat Toptani” Tiranë do të ekspozohen vepra të pabotuara të artistëve Shpend Bengu (Shqipëri), Gianluca Costantini (Itali), Thomas Gilbert (Francë), Elena Gogou (Greqi), Roberta Muci Joe1 (Itali), Marco Paschetta (Itali). Në njoftim rreth ekspozitës bëhet me dije se është pjesë e projektit më të madh “Nga perspektiva e detit”. ““Festivali i përhapur i novelave grafike në juglindje” synon rritjen e kulturës së novela grafike bashkëkohore, kombëtare dhe ndërkombëtare dhe sheh bashkëpunimin e Agjencisë së Industrisë Kreative, pjesë e Bashkisë së Tiranës. Projekti është koordinuar  nga Bibliomuseale di Lecce në bashkëpunim me Diabolo Edizioni, LedA Laboratori, Picturebook Fest dhe me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës së Athinës, Institutit Italian të Kulturës së Tiranës, Agjencisë së Industrisë Kreative, Vitamina HUB, Universitetit Marin Barleti, Comicdom, BJCEM - Association Internationale pour Biennale des Jeunes Créateurs d' Europe et de la Méditerranée dhe Instituti i Kulturave Mesdhetare, Creative HUB”, thuhet për ekspozitën. Ekspozita hapet më 10 shtator në shëtitoren “Murat Toptani” dhe do të qëndrojë e hapur deri më 10 tetor.

Autorët e ekspozuar

Shpend Bengu ka një përvojë njëzetvjeçare në mësimdhënie dhe aktivitete në fushën e artit, multimedias dhe trashëgimisë Kulturore. Bashkëpunon me institucione, universitete, organizata kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1997 ai futi për herë të parë novelat grafike në kurrikulat universitare. Gianluca Costantini është një artist dhe aktivist për të drejtat e njeriut. Ka botuar novela grafike në Itali, Spanjë dhe Francë. Thomas Gilbert është një autor francez i njohur, i cili studioi Artet e Bukura në Paris dhe Novela Grafike në Shkollën e Artit Saint-Luc në Bruksel. Karriera e tij artistike përfshin projekte si ilustrues i serialeve komike dhe artistike për fëmijë, krahas veprave më personale si autor i vetëm, të gjitha të botuara në Itali nga Diabolo Edizioni.  Elena Gogou është një karikaturiste dhe ilustruese e pavarur që jeton në Patra. Punimet e saj janë shfaqur në ekspozita, revista dhe botime të ndryshme.  Roberta Muci (aka Joe1) është një karikaturiste e re dhe e talentuar e lindur në Nardò di Lecce. Marco Paschetta është një ilustrues dhe karikaturist, ka botuar komike për fëmijë dhe libra ilustruar si në Itali ashtu edhe jashtë saj.