BREAKING NEWS

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz
x
BREAKING NEWS

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi
x
BREAKING NEWS

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës, ja lista e plotë

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të
x
BREAKING NEWS

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste, zbulohen emrat

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit
x
BREAKING NEWS

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është sponsori i fuqishëm që fshihet pas aksionit të tij që pritet të tronditë themelet e “Trekëndëshit të Bermudës”

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është
x
BREAKING NEWS

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në ’97, roli i Pandeli Majkos, Rexhep Mejdanit, Bashkim Finos e Namik Dokles dhe telefonata “përtej Adriatikut” që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve, Gjon Bruçi zbardh anën e errët të Saliut

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet
x

Kultura

Ekspozita "Pavarësia në shtypin shqiptar, 1912-1913" në Bibliotekën Kombëtare

Ekspozita "Pavarësia në shtypin shqiptar, 1912-1913" në

Në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Bibliotekën Kombëtare u çel për publikun një ekspozitë simbolike me imazhe nga shfletimi i shtypit të kohës. Kjo ekspozitë na njohu me njoftimet e para të Shpalljes së Pavarësisë në periudhën 1912-1913.  Artikujt e parë i shohim të botuara në vitin 1912 në organe të shtypit të diasporës, si: “La Nazione Albanese” në Itali; “Zër` i popullit” dhe “Dielli” në SHBA; “Atdheu” në Rumani dhe “Liri e Shqipërisë” në Bullgari. Në vitin 1913 nisën të botoheshin organet e para shqipe në Shqipëri si në qytetet e Shkodrës, Vlorës etj, si: “Përlindja shqiptare”, “Hylli i Dritës”, “Taraboshi”, “Besa Shqyptare”, “Zgjimi” etj. Njoftimi i parë shënjohet më datë 30 nëntor 1912 në “La Nazione Albanese”, që botohej nga arbëreshët e Italisë, përmes artikullit “Shqipëria autonome” dhe jep lajmin e Shpalljes së Pavarësisë, e cila i referohej artikullit të gazetës britanike “Daily Telegraph” të datës 28 nëntor. Por në muajin dhjetor 1912 lajmet për Pavarësinë e Shqipërisë jepen në faqet e gazetave të botuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si “Zër` i Popullit” dhe “Dielli”. Falë nismës së qeverisë shqiptare, në tetor të vitit 1913 nisi të botohet organi i qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipërisë”, gazetë e së parës qeveri shqiptare, duke ndikuar në hapjen e organeve të tjera të shtypit në vend. Krahas njoftimeve në faqet e shtypit shpaloset figura dhe kontributi i Ismail Qemalit në këtë ngjarje të shënuar, ku janë të ekspozuara telegrame, ilustrime, poezi kushtuar flamurit, që të gjitha së bashku na sjellin atmosferën e Pavarësisë së Shqipërisë. I bashkangjitet kësaj ekspozite riprodhimi i gazetës “Përlindja e Shqipërisë” dhe Dokumenti i Shpalljes s'Independencës Kombëtare në Vlonë më 28 Nanduer 1912 edhe fytyrat e përfaqësuesve të popullit shqiptar “që patën fatin e lumtun me e shpallë”.