Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ekspozita “Phos” në FAB, Ardian Isufi: Poezia pamore flet nëpërmjet fotografisë

Postuar: 17/07/2019 - 07:29

Ekspozita “Phos” vjen përmes fotografive nga Emira Zenelaj në galerinë FAB. Arkitekte me profesion, por prej vitesh Emira Zenelaj hulumton fotografinë. Kjo është ekspozita e parë personale e saj, që prezantohet me një cikël fotografish për publikun këto ditë në galerinë FAB. Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura prof. asoc. Ardian Isufi shprehet se Emira Zenelaj në këtë ekspozitë paraqitet si një artiste e kompletuar, ku arkitektura duket se i ka shërbyer shumë. “Emira Zenelaj sjell për herë të parë për publikun një cikël fotografish. Në fakt për mendimin tim është një artiste e kompletuar pavarësisht që kjo është eksperienca e parë e saj në artin pamor, por gjithsesi dhe arkitektura i ka shërbyer shumë, që ajo të ketë një sens estetik dhe më pas të ketë dhe një mesazh të qëndrueshëm mbi feminilitetin, dhe një formë vëzhgimi që ajo i bën nëpërmjet natyrës së figurës femërore”, shprehet dekani i arteve Ardian Isufi. Ajo që është e rëndësishme sipas dekanit të arteve Ardian Isufi është dhe bashkëpunimi që Emira Zenelaj kishte me kuratorin italian për ekspozitën me 22 fotografi. “Jo vetëm përzgjodhi një pjesë të punëve të saj, por ne kemi qenë në një dialog paralel për sa i përket nxjerrjes së cilësisë më të mirë të Emirës mbi fotografitë, por mbi të gjitha mbi subjektet që ajo përzgjedh. Pra shumë pjesë të natyrës tek ajo duken si interiere feminile, duke vënë një kuadër në lëvizje. Atë që e karakterizon i jep një vlerë të jashtëzakonshme fotografisë së saj është një foto në lëvizje e personazhit, i cili hulumton vetveten, por hulumton vetveten dhe përballë natyrës”, shprehet më tej dekani Ardian Isufi.

Ekspozita e plotë me të gjithë komponentët e saj

 Ekspozita “Phos” vjen përmes fotografive të realizuara nga Emira Zenelaj në galerinë FAB, por dekani Ardian Isufi shprehet se printimet cilësore të fotografisë i kanë rritur vlerën e mesazhit, qëllimit dhe kjo ekspozitë vjen shumë e plotë dhe me komponentët e saj. “Duke përfshirë dhe katalogun, i cili është një format modest dhe shumë i rëndësishëm, ajo krijon një paralele ndërmjet poezisë, katalog dhe imazhit. Në një farë mënyre imazhi i saj është shumë poetik. Vjen nga elementë që lidhen me kulturën e saj, por që shkojnë tek një portret i femrës urbane, e cila gjithmonë kërkon atë pjesë të instiktit bazik të saj në lidhje me natyrën”, shton më tej dekani Isufi. Në ekspozitë Zenelaj prezanton dhe disa formate të mëdha të fotografive, ku një prej tyre është dhe një autoportret i saj. Sipas dekanit të arteve Ardian Isufi tek ai autoportret mund ta gjejë veten kushdo. “Në fakt i kalon dimensionet e një autoportreti, sepse duket si një portret i gjithë femrave, pasi ka krijuar nëpërmjet eksperimentit fotografik një filtër të parë, dhe nëpërmjet këtij filtrit të parë që ka një zhubrosje duket dhe zhduket imazhi i femrës, duke lënë gjithsecilin nga publiku të supozojë dhe japë qëndrimet e tij, dhe duke i dhënë këtë vepër me një dimension përgjithësues, pra nis nga vetvetja, por aty mund ta gjejë veten kushdo”, tregon ai. Në galerinë FAB që nga shtatori 2018 deri tani janë hapur mbi 20 ekspozita. Sipas dekanit Ardian Isufi kjo galeri po vazhdon të ecë në mënyrë shumë profesionale dhe duke dashur që ti nxjerrë sa më shumë në pah vlerat e rëndësishme të artistëve të konsoliduar, por dhe të atyre të rinj. “Në këtë kontekst ekspozita e Emirës është shumë e qëndrueshme, për sa i përket dhe prurjeve të reja, që publiku shqiptar por dhe publiku në tërësi jo vetëm të informohet, por dhe të shohë me kujdes se si eksperimentohet në artin bashkëkohor edhe nga artistët e rinj, që nesër do të jenë vlerë e shtuar e kulturës shqiptare”, pohon dekani Ardian Isufi. Ekspozita “Phos” do të qëndrojë dhjetë ditë në galerinë e artit FAB.

Nga Julia Vrapi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2019 - 07:31

Në teatrin e qytetit të Korçës po vazhdojnë të jenë në skenë vepra të ndryshme teatrore.

Postuar: 20/11/2019 - 07:30

Komedia “Ëndrra e një nate vere” e Shekspirit nesër në mbrëmje ngjitet në skenën e te

Postuar: 20/11/2019 - 07:28

Shkrimtarët shprehen se në politikat, që ndiqen nga institucionet në vend, pak vëmendje ka ndaj t

Postuar: 19/11/2019 - 07:35

Galeria Kombëtare e Arteve zhvillon më datë 22 nëntor një bisedë me studiuesin Primo Shllaku.

Postuar: 19/11/2019 - 07:34

"Rrjedh në këngë e ligjërime" është koncerti, që i dedikohet krijimtarisë së kompozitor

Postuar: 19/11/2019 - 07:32

Ekspozita “Në udhëtim me Edward Lear në Shqipëri” çelet për publikun në galerinë &ldq

Postuar: 19/11/2019 - 07:30

Muzeu Arkeologjik në Tiranë për specialistë të ndryshëm kërkon një investim nga shteti, për të da