Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet
x

Kultura

Ekspozita “Pogradeci si ishte”, me dokumente dhe fotografi arkivore

Ekspozita “Pogradeci si ishte”, me dokumente dhe fotografi arkivore

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Bashkinë e Pogradecit hapi ekspozitën “Pogradeci si ishte”. Ekspozita, që u çel në Pogradec vjen përmes dokumenteve dhe fotografive arkivore dhe paraqet bukuritë e një prej vendeve me natyrën më të rrallë të Shqipërisë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar dhe disa foto gjatë hapjes së ekspozitës në këtë qytetet dhe shprehet se përmban fotografi të ndryshme, si nga kampionat noti, punime të rrugëve, korespondencë mes prefekturave etj. “Ekspozita përmban 12 stenda, ku mes tyre janë paraqitur dokumente dhe fotografi nga kampionati i dytë i notit i zhvilluar në vitin 1941 në Pogradec, dokumente dhe fotografi të zhvillimeve të punimeve të rrugës “Pogradec-Lin”, korespondencë midis prefekturës së Korçës dhe nënprefekturës së Pogradecit mbi çeljen e shkollave në Pogradec, si dhe një dëftesë e viti 1939 lëshuar nga një shkollë e Pogradecit. Ndër më interesantet që patën dhe interes të madh ishin imazhet e paraqitura, nga qyteti i Pogradecit para viti 1944”, shprehet Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi, drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror z. Armando Boçe, kryetari i Bashkisë së Pogradecit z. Ilir Xhankolli dhe dashamirës të natyrës, kulturës dhe historisë. Arkivi i shtetit shqiptar është institucioni më i rëndësishëm arkivor në shkallë kombëtare ku grumbullohen, ruhen, përpunohen dhe shërbehen dokumentet kryesore, që dëshmojnë për historinë e kombit dhe të shtetit shqiptar. Historia e arkivave në Shqipëri është e lidhur me historinë e kombit dhe të shtetit shqiptar, dhe është rezultat i proceseve dhe i fazave të zhvillimit të tyre. Fillimet e veprimtarisë arkivore datojnë që nga antikiteti, kur në bibliotekat që ekzistonin në shtetet ilire, krahas librave, ruheshin edhe dokumente. Dokumenti i parë që bën fjalë për përpjekjet për krijimin e një Arkivi Qendror Historik, është vendimi i datës 2.1.1932 i Këshillit të Naltë të Shtetit, për shqyrtimin e projekt-rregullores, për regjistrimin e ngjarjeve me rëndësi. Arkivi i Shtetit u krijua si sektor në varësi të Institutit të Studimeve në vitin 1947. Në vitin 1951, Arkivi i Shtetit kaloi në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri në vitin 1962. Po këtë vit u krijua Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit.