BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Ekspozita “Portrete-Anatomia e imazhit”, nga Edvin Çelo në Muzeun Historik Kombëtar

Ekspozita “Portrete-Anatomia e imazhit”, nga Edvin Çelo

Ekspozita “Portrete-Anatomia e imazhit” u hap në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita personale e artistit Edvin Çelo është kuruar nga prof. Vladimir Myrtezai (Grosha). Një ekspozitë që vjen pas një projekti, që ka vijuar ndër vite.Një projekt 10 vjeçar, ku janë përzgjedhur personazhet e ekspozitës.Fotografi Edvin Çelo thotë se janë18 portrete të printuar dhe 18 janë në instalacion në projekt. “Janë 36 portrete, artistë, sportistë, njerëz të artit dhe kulturës, shkrimtarë, etj”, shprehet Çelo. Ekspozita u hap të marrtën në MHK dhe artisti Edvin Çelo thotë se përzgjedhja e portreteve ka ardhur si invert i një punë të bërë, që para 12 vitesh. “Kur isha student realizova njëinstalacion me 620 portrete, që ishin njerëz të zakonshëm të gjithë. Publiku kishte një shkëmbim me një teleobjektiv, ku dhe vetëbëhej pjesë e veprës. Kur vendoste syrin tek lupa aparatit atëherë me një teleobjektiv portretet qëishin për të printuar me dimension të vogël, përktheheshin dhe konvertoheshin në dimension real. Pas kësaj pune lindi ideja për të bërë të kundërtën e portreteve nga njerëztë thjeshtë të kalonim në njerëz publikë. Kështu filloi puna dhe besoj, që mbi 10 vite qëështë dashur për këtë projektështë shumë e pasqyruar në këtë ekspozitë”, thotë ai. Duke folur për aktivitetin e tij, Edvin Çelo shprehet se portreti zë një vend të madh në krijimtarinë e tij. “Fotografia është njëfrymëmarrje përmua. Duke fotografuar, duke kërkuar në këtë rast portretin mundohem qëtë gjej jetën brenda tij, se si funksion jeta. Është një shkëmbim qëkam me portretin nëkëtë rast. Patjetër që dhe zhanret e tjera kanë influencatek mua, por portreti zë një vend të madh tek krijimtaria ime”, thotë Çelo.

Rreth ekspozitës

Në tekstin kuratorial Vladimir Myrtezai shkruan mes të tjerave se projekti i Çelos bazohet mbi një kornizë të hapur të imazhit, ku transi psikologjik bën udhëtimin e vet. “Çelo nuk tenton vetëm zbulimin e dritës por ndjek psikozën e secilit personazh duke qenë vetë ata që, pas njëfarë kohe përballë aparatit, shtendosen dhe vetëofrohen për tu zbuluar përpara objektivit. Të gjithë subjektet zhvishen nën këtë optikë dhe shenjohen si volume grafike ku diferencën e bën antropologjia e formës direkte, pa lojën me efekte të ndriçimit të befasishëm e të ndryshueshëm”, shprehet ai. Në portofolin e artistit vijon kuratori gjejmë një volum krijimesh fotografike, si mjeshtër i teknikave të vizatimit nëpërmjet dritës në të gjithë spektrin e saj dhe kapjes së gjendjeve tranzicionale të mbivendosura përforcuar edhe me referenca linguistike. “Çelo njeh shumë mirë plan-vendosjen, dhe gravitacionin e elementeve kompozicionalë. Ai shpalos një shkathtësi që e tejkalon syrin e thjeshtë e të lirë të një fotografi duke mbërritur në një nivel artistik të një valence parësore”, shprehetkuratori në tekstin e tij rreth ekspozitës në MHK. Sipas prof. Vladimir Myrtezait, Edvin Çelo ka një lidhje organike me fotografinë duke tejkaluar kërkesën formale që mediumi ofron, për shkak të vrojtimit të tij zhbirues që përkthehet në propozime alternative befasuese me një gjuhë vizuale të sprovuar dhe thellësi që braktisin realizmin në një kërkim pa fund për shpirtëroren.