BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Ekspozita “PranverArt”, skulptori Maksim Bushi: Nuk është treguar interes në vite nga institucionet, e kemi zhvilluar mes vështirësive

Ekspozita “PranverArt”, skulptori Maksim Bushi: Nuk është

Ekspozita “PranverArt” në shtator të vitit të kaluar shënoi edicionin e 11 të saj. Por edhe pse mes vështirësive organizatorët e sjellin po në shtator këtë vit për publikun. Veprat e artit në pikturë dhe skulpturë të realizuara nga artistë të njohur, ku nuk mungojnë dhe emra të rinj priten që në muajin shtator të ekspozohen në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, në “PranverArt” në edicionin e 12. Ekspozita prej vitesh është pjesë e jetës artistike në Tiranë, ku dhe pse ka munguar ndihma nga institucionet, artistët ia kanë dalë që ajo të hapet për publikun çdo vit. Piktori Llazar Taçi si dhe skulptori Maksim Bushi janë dy artistët, që prej vitesh zhvillojnë këtë ekspozitë në Tiranë. Si një nga organizatorët, skulptori Maksim Bushi thotë se në kaq vite nuk është se ata kanë pasur ndihmë nga institucionet në vend. Ai thotë se dhe për ekspozitën e këtij viti që do të hapet nga mesi i muajit shtator nuk aplikuan te Ministria e Kulturës, pasi veç problemeve që solli situata me tërmetin dhe pandeminë, por edhe më parë nuk kanë pasur ndihmë financiare. “Në në vite e kemi mbajtur “PranverArt” në atë që kanë kontribuar vetë artistët, me atë shumën sa jepet ne paguajmë banerin për ekspozitën, qeranë e sallës, ftesa që duhen, etj. Në vite ekspozita jonë dy herë mori një mbështetje, aq sa u dha për zhvillimin e saj nga Ministria e Kulturës. Këtë vit nuk kemi aplikuar, sepse dihen dhe vështirësitë që solli tërmeti, etj. Dhe ne e zhvillojmë vetëm me forcat tona ekspozitën “PranverArt””, shprehet ai. Skulptori Maksim Bushi tregon se në “PranverArt” marrin pjesë një numër artistësh, që lejon zhvillimin e ekspozitës. Por thotë se deri tani duket se ata nuk ekzistojnë për institucionet. “Me shumë vështirësi ia kemi dalë që ekspozita të zhvillohet çdo vit. Ne duhet të jemi të paktën 80 veta, artistë me përvojë, piktorë dhe skulptorë, por dhe të rinj që të mund ta mbash një ekspozitë si “PranverArt”, sepse ndryshe nuk arrin dot ta zhvillosh. Institucionet nuk kanë treguar interes, sikur nuk ekzistojmë ne. Nëse jemi gjallë ne si artistë në aktivitetin tonë, jemi në sajë të iniciativave tona individuale me ekspozita personale ose të përbashkëta, pasi siç është kjo e jona është dhe “Nëntori” që është më e vjetra, janë grupi i artistëve të Plein air”, etj. Por kjo ekspozitë është dëshira jonë e mirë për ta çuar përpara këtë aktivitetet”, pohon skulptori i njohur Maksim Bushi.

Pjesëmarrja në ekspozitë

Ekspozita "PranverArt” bën bashkë piktorë dhe skulptorë të ndryshëm dhe pritet që të hapet, në 15 shtator në Muzeun Historik Kombëtar. Skulptori Maksim Bushi thotë se dhe këtë edicion të 12 pritet të marrë pjesë po ai grupim artistësh, si një vit më parë. “Ne kemi prenotuar në MHK, që ekspozita jonë të hapet nga data 15 shtator. Gjatë javëve në vijim do ta detajojmë, por si fillim këtë datë e kemi ekspozitën. “PranverArt” vjen në edicionin e 12, ku dhe këtë vit është po ajo bërthamë artistësh si dhe me talentin e ri, që është zgjedhur. Por mund të ketë dhe ndonjë artist që mund të mungojë për arsye të pandemisë, sidomos ata që janë jashtë Shqipërie. Ne kemi pasur 3-4 veta që ishin jashtë kufijve, por në edicionin e vitit 2020 ata munguan për arsye që tashmë dihen prej pandemisë”, shprehet ai. Ekspozita e pranverës u ndërpre në vitin 1972 dhe nuk u zhvillua më. Por që nga viti 2010 kjo është një ekspozitë, që vazhdon pa ndërprerje. Si një nga organizatorët skulptori Maksim Bushi thotë se artistët prezantohen me një ose dy punë, kjo varet nga dimensionet që kanë. Ekspozita edhe këtë vit në edicionin e 12 sjell një krijimtari të re, janë edhe vepra arti që prezantohen për herë të parë për publikun. Një vit më parë ekspozita bëri bashkë 66 autorë, piktorë dhe skulptorë.