BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Ekspozita “Qytet-qytet” me punët e 19 artistëve, një dialog midis artit pamor dhe publikut si vizitues

Ekspozita “Qytet-qytet” me punët e 19 artistëve, një

“Qytet-qytet” është ekspozita që u hap për publikun me punët e një grupi artistësh. Kjo është ekspozita e tretë e organizuar nga “Argonaut Art Factory” në Tiranë me qëllim promovimin e artistëve. Kurimi i ekspozitës u bë nën drejtimin e Klajdi Krujës dhe artistit Kristian Zara, me mbështetjen e Bojken Lakos, Egi Xherijas dhe Enea Ziut. Ekspozita u shoqërua në hapje të saj dhe me një performancë akustike të kantautorit Xhonatan Pilika. Artisti Kristian Zara si një nga kuratorët e ekspozitës “Qytet-qytet” shprehet se në ndërtimin e qytetërimeve, si në aspektin fizik por edhe në atë intelektual, artistët luajnë një rol të rëndësishëm në lidhje me nxitjen frymëzuese brenda trajektores ardhmëtare të një qytetërimi. Në një tekst për ekspozitën, ai thotë se nisur nga kjo rëndësi vendosën si “Argonaut Art Factory” të trajtojnë temën qytet. “Mbase kjo temë është e shumëtrajtuar ndër vite, por rëndësia e (ri)sjelljes së saj herë-herë në kohë është gjithmonë e një dobishmërie kulturore përparuese. Ky mekanizëm i kulturës është ai, i cili lind dhe rritet brenda mjedisit shpirtëror të artistit dhe artit në përgjithësi. Po ashtu edhe arti lind e kultivohet brenda mjedisit qytetar në të cilin artisti kontribuon me aftësitë e tij filozofike, poetike, stilistike, muzikore etj”, shprehet Zara. Qyteti është histori, kulturë është përjetim; qyteti mund të shihet si një energji e cila nis me njeriun dhe që nuk ndalon zgjatimin e saj ende sot; është pasqyrë e vetvetes, është vegimi së ardhmes. Kristian Zara si një nga kuratorët shprehet se qyteti mund të jetë një, por edhe mijëra numra; aty ku ndjehesh zhurmshëm mund të ndjehesh edhe bosh. “Në të mund të krijohen hapësira krejt të reja, por mund të gjesh të vjetrën kokë më kokë bashkë me risinë; bashkëjetesë, luftë, paradoks; mund të gjesh një lule të betonizuar, por edhe beton të lulëzuar. Mos vallë është qyteti metamorfoza e natyrës, apo natyrë njerëzore brenda vetë natyrës tokësore! Këto janë disa nga reflektimet mbi të cilat artistët e ekspozitës “Qytet-qytet” krijuan punimet e tyre të radhës”, shprehet mes të tjerave Zara.

Artistët pjesëmarrës

Kjo ekspozitë ndërtohet dhe merr trajtë nga punime të realizuara nga 19 piktorë të rinj vendas. Në ekspozitë janë prezantuar me punët e tyre në pikturë artistët Ajet Halili, Albi Yzo, Altin Hoxha, Anxhelo Gjonçi, Arnilda Kyçyku, Edinjo Jahja, Egi Xherija, Enea Ziu, Greta Hoxha, Irma Rexhepi, Kristi Bani, Kristian Zara, Marinos Milos, Melisa Boja, Niva Çekini, Resina Meçani, Stiven Petoshati dhe Tedi Braka. Tema “Qytet-qytet” ishte pikëtakimi i radhës për ekspozitë tek “Argonaut Art Factory” në Tiranë. Artisti Kristian Zara shprehet se synimi ishte të nxirrej në pah se si e shikon qytetin një artist; cilat aspekte të qytetit mund të zbulohen përgjatë një reflektimi artistik. “A mundet të arrihet, nëpërmjet artit pamor të nxisim dukuri problematike drejt ndryshimit për më mirë? A mundet që reflektimi artistik mbi temën “Qytet-qytet” të nis një proces ndërgjegjësimi, promovimi, vlerash dhe virtytesh njerëzore, histori, transformim tek njeriu qytetar por edhe tek vetë qyteti? Qyteti përparon/zhvillohet (evoluon) gjithmonë paralel me njeriun. Këto ishin disa nga pyetjet të cilat duam të nxisim brenda reflektimit të çdo artisti, që merr pjesë në ekspozitë”, shprehet Zara. Qëllimi sipas tij, ishte që reflektimet e çdo artisti mbi temën “Qytet-qytet” të instalohen brenda galerisë së “Argonaut Art Factory” dhe të krijohej kështu një dialog midis artit pamor dhe publikut si vizitues, për të nxitur pse jo një proces reflektimi edhe tek ata të cilët do të ndeshen me përqasjen artistike të secilit artist. Ekspozita u hap më datë 20 maj qëndron hapur deri më 1 qershor.