BREAKING NEWS

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas shpalljes non grata të Berishës: U vendos të kishim një qëndrim të përbashkët

Fatmir Mediu zbulon nëse është thirrur nga ambasada e SHBA pas
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej në burg nëse nuk i bindej këtij ultimatumi! Ja pse për disa kohë nuk mund të shkonte dot në SHBA

Sali Berisha nxjerr prapaskenat “bombë: Basha do të futej
x
BREAKING NEWS

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me regjinë: Më çmendët

E papritur! Blendi Fevziu nervozohet keq në mes të emisionit me
x
BREAKING NEWS

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta dëgjoni shumë shpejt...

Rama bën reagimin e papritur: Do të jetë e pabesueshme, do ta
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë dakord për ‘Ballkanin e Hapur”? Ja çfarë thotë kryeministri Rama: Politika nuk është spektakël si Big Brother që të zihen njerëzit për brava

Çfarë do të bëni nëse qytetarët nuk janë
x
BREAKING NEWS

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha

Pse nuk krijoni një parti të re? Përgjigjet Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se çfarë do të ndodhë të dielën

Sali Berisha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon se
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike? Escobar: Biden dhe Blinken kanë qenë të qartë

Çfarë ndodh nëse Sali Berisha merr Partinë Demokratike?
x

Kultura

 Ekspozita “Rrënjët”, piktori Agim Sulaj: Prezantoj punën dhe zhvillimin tim artistik

 Ekspozita “Rrënjët”, piktori Agim Sulaj: Prezantoj

Ekspozita “Rrënjët” hapet sot për publikun, me punime të artistit të njohur Agim Sulaj. Edicioni i gjashtë i kësaj ekspozite rikthen sërish piktorin e njohur në Tiranë, ku prezantohen punime të ndryshme. Një artist me vlerësime ndërkombëtare, Agim Sulaj vijon traditën me ekspozitën “Rrënjët”, që hapet çdo vit në Tiranë. “Rrënjët” është një takim këtë herë me veprat e autorit Agim Sulaj te hotel “Plaza”, ku ekspozita qëndron deri më datë 10 dhjetor. Një gamë piktorike, që fillon me tablonë me temën e luftës së Vlorës e deri në ditët e sotme të pandemisë globale, që përfshin vepra satirike të vlerësuara këto dy vjet në konkurrimet ndërkombëtare me temë Covid. Peisazhe nga Shqipëria, portrete e kujtime të pikturuara të autorit të përcjella me nostalgjinë dhe dashurinë për historinë e vendit dhe mbresa të artistit, i cili këtë vit vjen në Tiranë me këtë ekspozitë mbresëlënëse titulluar “Rrënjët”. Piktori dhe karikaturisti Agim Sulaj, jeton dhe ushtron aktivitetin e tij në Rimini, Itali. Artisti shqiptar numëron me dhjetëra çmime ndërkombëtare, për kompozimet dhe projektet e tij. Së fundmi, Sulaj është vlerësuar me vendin e dytë në kategorinë e vizatimeve humoristike, në ceremoninë e “World Press Cartoon” të zhvilluar në Portugali. Agim Sulaj i cili këto ditë ndodhet në Tiranë shprehet ndër të tjera se janë punë të realizuar vitet e fundit. “Në këtë ekspozitë janë rreth 40 punime dhe shumica prezantohen për herë të parë, janë punë të viteve të fundit”, thotë piktori i njohur.

Puna dhe arritjet

Ekspozita “Rrënjët” hapet këtë mbrëmje për publikun, me rreth 40 punime të artistit të njohur Agim Sulaj. Ekspozita e gjashtë këtë vit, ku piktori Agim Sulaj thotë se i prezanton publikut në Tiranë punën, por dhe arritjet e tij. “Ishte një ndjesi të rikthehesha në vendin tim me krijimtarinë time. Duke i prezantuar publikut të shumtë artdashës arritjet, punën dhe zhvillimin tim artistik paralel me aktivitetet ndërkombëtare”, shprehet piktori. Agim Sulaj në moshën 19-vjeçare fiton çmimin e tij të parë në një konkurs satire dhe humorizmi të organizuar nga “Hosteni”. Në vitin 1985 diplomohet në Universitetin e Arteve në Tiranë, dhe gjatë shkollës e më pas, punon në revistën “Hosteni”, e vetmja revistë satirike e kohës. Në vitin 1990 në Ankara të Turqisë me veprën e tij “Valixhja e emigrantit” punim i vitit 1989, fiton çmimin special në “Aydin Dogan International Cartoon Competition”. Në vitin 1992 hap një ekspozitë në Rimini e në vitin 1993 një tjetër në provincën e Brindisit. Në vitet ‘90 merr rrugën e mërgimit dhe vendos të shkojë në provincën e Riminit. Në qendër të punëve të tij mbeten temat shoqërore, shumë më lirshëm se më parë, por pa rënë kurrë në “karikaturizimin e personit”. Vazhdon të kritikojë dukuritë, jo bartësit. Në vite ka ekspozuar dhe është vlerësuar jo vetëm në të katër anët e Italisë, por edhe në Greqi, Turqi, Belgjikë, Francë, Azerbajxhan, Kinë, Luksemburg, etj.