BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Ekspozita “Salloni i vjeshtës” në edicionin e 14, punët ekspozohen për herë të parë

Ekspozita “Salloni i vjeshtës” në edicionin e 14,

“Salloni i vjeshtës” u çel në galerinë e artit në qytetin e Shkodrës me punime në pikturë, vizatime, skulptura, etj. Veprat e punuara janë nga rreth 50 autorë, që janë nga qytete të ndryshme si Shkodra, Tirana, Feri, Shijaku, etj. Punët në ekspozitën “Salloni i vjeshtës”, që çeli edicionin e saj të 14 në galerinë e artit të Shkodrës prezantohen për herë të parë për publikun. Artistja Merita Selimi u vlerësua nga juria me çmimin e ekspozitës “Vepra më e mirë”, ndërsa me çmimin “Artisti më i mirë i ri” u vlerësua Klevis Baja. Ekspozita është e kuruar nga Eros Dibra dhe Ermir Hoxha. Ekspozita vjetore “Salloni i vjeshtës 2020” këtë vit vjen me temë "Çoje vështrimin pak më lart”. Janë rreth 50 artistë pjesëmarrës dhe mes tyre përmendim autorë si Adrian Çene, Merita Selimi, Sytki Brahimi, Andi Hila, Liljana Çefa. Ferit Kola, Sokol Kola, Xhuljan Millaj, Elsaida Musiq, Ikbale Kalaja, Adnan Kastrati, Edit Kadia, Genti Tavanxhiu,  Artan Draçini, etj. Hapja e ekspozitës u bë të martën pasdite në Shkodër, duke respektuar urdhëresat e reja në zbatim të protokollit të covid -19. Përgjegjësi i galerisë së artit Fatmir Juka tregon për ekspozitën e këtij viti, se ajo vazhdon traditën e saj në qytetin Shkodrës, duke bërë bashkë me punët e tyre autorë të ndryshëm. ““Salloni i vjeshtës” këtë vit është në edicionin e 14, çka do të thotë që është ekspozitë e përvitshme dhe mbahet çdo vit në muajin nëntor, që është i lidhur me festimet e “Javës së Pavarësisë”. Pra është një aktivitet kolonë që organizon galeria e arteve në Shkodër dhe bën pjesë në aktivitetet madhore të Bashkisë Shkodër, kryesisht i fokusuar në artet figurative”, tregon përgjegjësi i galerisë Juka, në një reagim të tij për këtë ekspozitë vjetore. Artistët pjesëmarrës sipas tij, i referohen kryesisht temës që ka ekspozita, ku ata punojnë mbi këtë temë ndaj janë dhe punime të reja që prezantohen për herë të parë për publikun.

Pjesëmarrja në “Sallonin e vjeshtës”

 Ekspozita e këtij viti është në programin e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Shkodrës për “Javën e Pavarësisë”, por ajo mund të ndiqet dhe online faqen e galerisë së arteve në Facebook. Përgjegjës i galerisë Fatmir Juka thotë se për artistët pjesëmarrës në “Sallonin e vjeshtës” më parë hapet thirrja, ku dhe kuratorët zgjidhen në bazë të një komisioni. ““Salloni i vjeshtës” është një aktivitet, një ekspozitë që funksionon me thirrje të hapur për artistët që marrin pjesë, ndërsa kuratorët përzgjidhen në bazë të një komisioni që vlerëson CV dhe kontributet në fushat e ndryshme, po ashtu dhe të jurisë. Aktiviteti iu besohet kuratorëve që përzgjedhin për të kruar prurjet e artistëve për ekspozitën, që përherë ka pasur një temë të caktuar dhe këtë viti është “Çoje vështrimin pak më lart””, shprehte Juka në një reagim të tij për ekspozitën vjetore. Edicioni i 14 i “Sallonit të vjeshtës”, por përgjegjësi i galerisë së artit Fatmir Juka thotë se gjithmonë rregulli është që punët në këtë ekspozitë duhet të jenë të paekspozuara dhe pjesëmarrja e artistëve është e lirë. “Nga çdo vend mund të vijnë artistët, por këtë vit ne e kemi reduktuar pak gjeografinë për efekt të covid-19. Këtë vit kemi artistë nga qytete të ndryshme të vendit. Ekspozita qëndron deri më në fund të muajit dhjetor, mund të vijojë dhe gjatë ditëve të janarit të vitit që vjen. Por mund të ndiqte dhe online në faqen e galerisë së arteve të Shkodrës”, thotë ai. Galeria e qendrës kulturore të veriut është një ndalesë vërtet frymëzuese për ata, që vlerësojnë artet pamore shqiptare.