BREAKING NEWS

Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në
x

Kultura

Ekspozita “Shiko nga afër”, me objekte të një koleksioni të rrallë

Ekspozita “Shiko nga afër”, me objekte të një

Ekspozita  “Shiko historinë nga afër” u çel në ambientet e gjimnazit “Ismail Qemali”, në Tiranë. Një ekspozitë me një koleksion të rrallë, që edhe këtë javë po qëndron për të gjithë ata që duan të njihen me objektet e prezantuara. Ekspozita u hap me rastin e festave të 28-29 Nëntorit në ambientet e gjimnazit dhe vjen edhe në kuadër të politikave edukuese dhe sensibilizuese, që po zhvillohet nga Bashkia Tiranë dhe institucionet arsimore për ti folur të rinjve për të shkuarën e vendit tonë. Kjo ekspozitë e realizuar nga Ejsi Ahmeti, për herë të parë mblodhi në një koleksion të rrallë, objekte të veçanta të përdorura gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe objekte, që i përkisnin periudhave të ndryshme historike shqiptare që datonin nga shekulli  IV pas Krishtit deri në ditët e sotme. Sipas njoftimit nga Drejtoria e Aktiviteteve dhe zyrës arsimore Bashkia Tiranë, koleksionimi këtyre objekteve në ekspozitën nga gjimnazisti Ejsi Ahmeti ka nisur para 3 vitesh, duke mbledhur nga shumë vende të Shqipërisë objektet e rralla të zbuluara dhe kërkuara enkas për realizimin e kësaj ekspozite, e cila ngjalli kureshtje të madhe nga të gjithë vizitorët, si dhe mori një vëmendje të veçantë nga të huajt, që jetojnë në Tiranë. Vlera e këtyre objekteve relike, ka vlerë jo vetëm nga vjetërsia e tyre, por edhe faktorë të tjerë si përbërja materiale, pasi janë gjetur dhe shumë objekte që janë të përbërë dhe nga metale të çmuara si monedha ose medalje. Ekspozita përmban gjithashtu dhe mjaft dokumente të papublikuara më parë, që i referohen fushës së historisë ushtarake shqiptare. Në përgjithësi objektet janë uniforma, kapele, dekorata, pajisje lufte, stema, flamuj dhe fotografi që përkasin nga periudha e formimit të shtetit shqiptar deri në ditët e sotme. Njoftimi nga Drejtoria e Aktiviteteve dhe zyrës arsimore Bashkia Tiranë thotë se qëllimi i hapjes së kësaj ekspozite ishte prezantimi i një pjese të rëndësishme të historisë së vendit tonë për brezin e ri, për të huajt dhe për ata që janë nostalgjikë të kohës. “Ekspozita do të qëndrojë e hapur dhe këtë javë dhe më pas do të shëtis nëpër qytete të tjera të Shqipërisë, për të prezantuar këtë pasuri të veçantë të historisë së vendit tonë që flet shumë për të djeshmen tonë, vlerat dhe kulturën, të cilën kemi detyrim ta trashëgojmë. Aktivitete të tilla do të vijojnë gjatë gjithë muajit si nxitje për të rinjtë drejt trashëgimisë kulturore dhe vlerave historike”, vijon njoftimi.