Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ekspozita “Shkolla Normale e Elbasanit”, me materiale nga Arkivi i Shtetit

Postuar: 15/03/2019 - 07:34

Në qytetin e Elbasanit u çel ekspozita “Shkolla Normale e Elbasanit” me rastin e Ditës së Verës. Në teatrin “Skampa” ekspozita me materiale nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell për vizitorët një përzgjedhje fotografike dhe dokumentesh nga fillesat e arsimit mbarëkombëtar shqiptar. Në ambientet e teatrit “Skampa” kjo ekspozitë do njohë publikun me vlerat e qytetit të Elbasanit si dhe me kontributin e figurave të shquara të qytetit në arsim. Gjatë hapjes së ekspozitës morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido, kryetarit i bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, prefekti i Qarkut të Elbasanit Gledian Llatja dhe deputeti Taulant Balla. Ekspozita do të qëndrojnë në hollin e teatrit “Skampa” edhe ditën e sotme. Normalja e Elbasanit, e hapur në dhjetor të vitit 1909, është shkolla e parë e arsimit të lartë në gjuhën shqipe, e krijuar në bazë të vendimeve të Kongresit të Elbasanit, i cili ishte mbajtur tre muaj më parë në po atë vit. Kongresi i Elbasanit i mbajtur më 2-9 shtator 1909, vendosi hapjen e shkollës parë të mesme shqipe kombëtare, shkollën e Normale (Pedagogjike) më 1 dhjetor 1909 në Elbasan, e cila i hap dyert për herë të parë më 1 dhjetor 1909 me 140 nxënës nga e gjithë Shqipëria. Gjysma ishin nga Kosova e Çamëria. Deri në prag të çlirimit dy herë është tentuar të shpërngulin shkollën Normale nga Elbasani, por falë popullit arsimdashës të Elbasanit vendimi nuk bëhet realitet. Si e para shkollë e mesme kombëtare në gjuhën shqipe u bë vatër e përgatitjes së mësuesve shqiptarë në gjuhën shqipe. Drejtori i parë ka qenë Luigj Gurakuqi. Si mësues kanë punuar personalitete të arsimit kombëtar si Hafiz Ibrahim Dalliu, Aleksandër Xhuvani, Simon Shuteriqi, Salih Çeka, Filip Leci, Kristo Dako, Kostaq Cipo, Ahmet Gashi, Kolë Prela, Mahir Domi, Eqrem Çabej, Luigj Filaj, Thanas Floqi, Vasil Qirjaku e të tjerë. Në tetor 1923, pranë shkollës Normale hapet shkolla Ushtrimore, si nevojë e aftësimit profesional të nxënësve kandidatë dhe dalja e maturantëve të parë më 1924, janë ngjarjet më të shënuara në fillimet e historisë së kësaj shkolle. Drejtori i parë i shkollës Ushtrimore ka qenë Sulejman Harri me mësues Fadil Gurmani, Ahmet Duhanxhiu, Karl Ljarja, Ibrahim Berrania, Shaban Arra, Gani Daiu, Skënder Sejdini, Sotir Papahristo e të tjerë, që me mendim kohor didaktik sollën përvojën e shkollave Austriake, Gjermane, Zvicerane e të tjera shkolla perëndimore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 08:00

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" çel stinën teatrore të shfaqjeve për fëmijë me dy premiera.

Postuar: 15/09/2019 - 07:59

Vepra “Këngëtarja tullace” shkruar nga autori Eugene Ionesco pritet të vijë premierë

Postuar: 15/09/2019 - 07:57

Dekada në skenë baritoni Ylber Gjni është një nga artistët e vlerësuar me aktivitetin e tij artis

Postuar: 14/09/2019 - 07:32

 Në Mësonjëtoren e Korçës kanë nisur punimet për rikonstruksionin e saj.

Postuar: 14/09/2019 - 07:29

 Komedia e zezë “Fabrika e Kukullave” u shfaq në skenën e Teatrit Kombëtar.

Postuar: 14/09/2019 - 07:27

 “Shkodra Jazz Festival” zhvilloi këtë vit edicionin e dhjetë.

Postuar: 14/09/2019 - 07:24

 Shkrimtarët shqiptarë të harruar nga institucionet.