
“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Ekspozita “Të ndarë, por të pashkëputur” me materiale që ilustrojnë rrugëtimin drejt lirisë

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Nëntor 2022

Materiale dokumentare dhe fotografike, që ilustrojnë rrugëtimin e mundimshëm drejt lirisë dhe kontributin e paçmueshëm të figurave me rol qendror në shtetformim, u paraqitën në ambientet përreth kompleksit memorial “Adem Jashari”. Në nderim të 28 nëntorit, kryedatës së historisë së kombit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) prezantuan në Prekaz ekspozitën “Të ndarë, por të pashkëputur” . Të pranishëm në aktivitet ishin kreu i DPA-së, Ardit Bido, homologu i tij, Bedri Zyberaj, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, zëvendëskryeministrja, Emilja Rexhepi, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeliku, nënkryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, parlamentarë dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar. Në fjalën e tij për mediat, Bido theksoi se bashkëpunimet e këtyre përmasave përkojnë me vizionin e kësaj date historike për një Shqipëri të bashkuar dhe të begatë. “Po festojmë 28 nëntorin në Prekaz, siç do ta festonim në çdo trevë shqiptare. 28 nëntori ka qenë nga Preveza në Nish, ashtu siç u mblodhën delegatët. Është 28 nëntori i Skënderbeut, i UÇK-së, është një ditë madhore e kombit tonë. Kjo ekspozitë u prezantua për herë të parë dje me rastin e mbledhjes së përbashkët të kuvendeve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Nëse do ta kapsulonim vizionin e kësaj date historike, shqiptarët duhet të formonin një shtet të përbashkët e të begatë. Këtë po bëjmë edhe sot duke respektuar realitetin. Edhe të ndarë në 5 shtete, jemi një komb. Që kjo Shqipëri të jetë e bashkuar në të gjithë elementët që përbëjnë identitetin kombëtar, të bashkuar në një ombrellë për mirëqenie, begati e krenari kombëtare”, tha Bido. Sikurse ndodh periodikisht në datat me rëndësi kombëtare, funksionarët politikë kryen së pari homazhe në nder të të rënëve në luftë të familjes Jashari.
Më të lexuarat


Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet, në 2023 do të mbështeten festivale, projekte artistike dhe ato që promovojnë trashëgiminë, si dhe industria kreative

“Fondi i Artizanëve” për promovimin, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanatit

Alda Bardhyli: Një vëmendje të veçantë u kemi kushtuar dhe autorëve shqiptarë, duke bërë që ata të jenë më të pranishëm në diskursin publik

Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, një konferencë shkencore

Teatri Eksperimental hap thirrjen për projektet artistike, prioritet në 2023 dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, europiane e më gjerë

Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” në Slloveni Lazo Vujiç Lazar: Jemi drejt një bashkëpunimi konkret për promovimin e artistëve të dy vendeve me GAT

Margariti: “Fondi i Teatrit për të Rinj” si mbështetje jo vetëm e brezit të ri të artistëve

Vasil Tole: 70-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit një mundësi për të vlerësuar e nderuar të gjithë artistët themelues, ata të djeshëm e të sotëm

Atelierët e edukimit për fotoreportazhin në muzeun “Marubi”

Buron Kaceli: Nuk është e lehtë për artistët të hapin ekspozita, në “Plein Air” ka ardhur duke u rritur niveli artistik nga vit në vit
