BREAKING NEWS

Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në
x

Kultura

Ekspozita “Thyer” përmes fotografive, për gratë dhe vajzat që jetojnë nën tmerrin e dhunës se frika duhet thyer

Ekspozita “Thyer” përmes fotografive, për gratë dhe

 “Thyer” titullohet ekspozita, që u hap në mjediset e galerisë FAB në Tiranë. Një ekspozitë që vjen përmes fotografive të ndryshme dhe që përcjell mesazhe për shoqërinë tonë. “Thyer” u hap në galerinë FAB me fotografi të ndryshme dhe qëllimi i saj është për të thyer heshtjen, për t’u treguar grave dhe vajzave të cilat jetojnë nën dhunë, se ato nuk janë vetëm dhe frika e tyre duhet thyer. Ekspozita vjen e realizuar nga prof. asc. Taulanda Jupi dhe studentët e Universitetit të Arteve Egli Tako, Elios Shuli, Sindi Mila, Erina Lazi, Xhoana Karaj, Orestia Stefani. Kurator Petraq Papa dhe fotot me mbështetjen e Ergys Zhabjakut. “Jeta e tyre u thye, shpirti i tyre u thye, ëndrrat e tyre u thyen. Ato ishin nëna, motra, gra dhe vajza të cilat padrejtësisht nuk jetojnë më, të cilat padrejtësisht u dhunuan, u masakruan dhe u vranë. Për të thyer heshtjen, për t’u treguar atyre nënave e motrave, grave dhe vajzave të cilat jetojnë sot nën tmerrin e dhunës, se nuk janë vetëm dhe frika e tyre duhet thyer”, janë fjalët e shkruara në posterin për këtë ekspozitë të veçantë, që u hap në galerinë FAB. Pedagoge e arteve prof. asc. Taulanda Jupi e njohur me aktivitetin e saj, këtë radhë ajo reagon në një formë tjetër për heshtjen e gruas në vendin tonë, reagon ndryshe me një ekspozitë ku ndërthuren teatri dhe fotografia. Ajo shprehet se ekspozita “Thyer” vjen me fotografi, dhe nuk është një dokument i mirëfilltë por një krijimtari e ngritur mbi skena teatrale. “Ne kemi sjellë atmosferën e dhunës përmes fotografive. Me ekspozitën ne duam të japim emocionin e dhunës, ajo ide që ne kemi dashur të ngacmojë publikun përmes kësaj ekspozite, sepse më shumë se një lajm emocioni mbetet. Këtu është gjithë inskenim”, thotë Jupi në një reagim të saj për ekspozitën, që u hap dje.

Jetët e thyera

Ekspozita u çel më datë 2 dhjetor për të qëndruar deri më datë 7 të këtij muaji. Një iniciativë personale e pedagoges së arteve Taulanda Jupi, për të cilën tregon se në thelb të ekspozitës janë skena të vendosura në rrethana dhune, duke shtuar se nuk ka lidhje ekspozita me programin akademik. “Një iniciativë personale e imja dhe nuk ka të bëjë me programin akademik. Realizimi me studentët është gjithmonë, që një pjesë e punës sime lidhet me studentët. Qëllimi i ekspozitës si u shpreha më lart është për të thyer heshtjen dhe lidhet edhe me jetët e thyera, ëndrrat e thyera, zemrat e thyera të nënave, grave, vajzave, e që padrejtësisht nuk jetojnë sot për shkak të dhunës kryesisht në familje”, tregon mes të tjerave Jupi. Por në reagimin e saj prof. asc. Taulanda Jupi shprehet se në vendin tonë kemi një rritje të numrit të viktimave si pasojë e dhunës, ndërkohë mungojnë dhe hallkat që ndihmojnë viktimat e dhunës në familje. “U nisa ta bëj këtë ekspozitë, sepse vetëm këtë vit në dy muajt e parë kemi 6 gra viktima të dhunës në familje. Veç kësaj në harkun e 7 viteve të fundit kemi një rritje të numrit të viktimave si pasojë e dhunës në familje. Jo se na mungojnë ligjet, por na mungojnë hallkat që ndihmojnë viktimat e dhunës në familje. Thelbi i ekspozitës është për të thyer heshtjen dhe për ti ndihmuar këto gra për të thyer frikën”, tregon pedagogia Jupi. Për shkak se ekspozita zhvillohet në një situatë jo të zakonshme për shkak të pandemisë nuk pati një ceremoni inauguruese. Në ditët që kjo ekspozitë do të qëndrojë hapur, organizatorët shprehen se të gjithë bashkë duhet të respektojmë protokollin kundër covid-19, duke mbajtur distancim fizik me njeri-tjetrin dhe duke përdorur maskën mbrojtëse.