BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Humbi djalin vetëm 7 vjeçar, Zamira Durda me akuza të forta: Ma ka vrarë shteti, sot do të mbushte 22 vjeç

Tragjedia e Gërdecit/ Humbi djalin vetëm 7 vjeçar, Zamira Durda
x
BREAKING NEWS

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, habit Gazment Bardhi, zbulon nëse do të jetë i pranishëm

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, habit Gazment Bardhi, zbulon nëse do
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Bushati, ‘shpërthen’ keq ndaj Bardhit: Zara të Ramës, mos u fshihni pas fustanit të Alibeajt

Nuk përmbahet Bushati, ‘shpërthen’ keq ndaj Bardhit: Zara
x
BREAKING NEWS

Përmendja e Ramës në çështjen “McGonigal”/ Berisha jep lajmin, zbulon lëvizjen e radhës: Shqipëria vërshon drejt Tiranës, ja DATA

Përmendja e Ramës në çështjen
x
BREAKING NEWS

Plas keq në studio, Bushati shpërthen keq ndaj Gaz Bardhit: Deputetë pa sens protagonizmi dhe identitet politik

Plas keq në studio, Bushati shpërthen keq ndaj Gaz Bardhit:
x
BREAKING NEWS

Hetimi për skandalin “McGonigal”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat: Duket sikur historitë përsëriten me personazhe të ndryshme

Hetimi për skandalin “McGonigal”, gazetarja Hoxha zbardh
x
BREAKING NEWS

Misteri i heshtjes/ Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me ish-zyrtarin e FBI? Habit me përgjigjen Gazment Bardhi

Misteri i heshtjes/ Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me
x
BREAKING NEWS

Dosje për Ramën? ‘Zbërthehet’ Gazmend Bardhi: Ja çfarë çova në SPAK

Dosje për Ramën? ‘Zbërthehet’ Gazmend Bardhi: Ja
x

Kultura

Ekspozita “Tinguj të heshtur” prezanton instrumentet muzikore të Tiranës, me gjithë historitë e tyre, të ruajtura në Arkivin Etnografik

Ekspozita “Tinguj të heshtur” prezanton instrumentet muzikore

Instrumentet muzikore të Tiranës të ruajtura në Arkivin Etnografik u prezantuan në ekspozitën “Tinguj të heshtur”. Ekspozita e së mërkurës në mjediset e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, prezantoi një seri artefaktesh që kanë prekur 100-vjeçarin. Ekspozita u kurua nga Mikaela Minga dhe Vilma Nallbani, në bashkëpunim me Ermal Selën. Në IAKSA ishte i pranishëm edhe artisti dhe instrumentisti popullor Fatmir Lela, i cili solli për këtë rast një llautë të familjes Lela. Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit është pjesë e Akademisë së Studimeve Albanologjike, që shprehet në faqen e saj se Tirana ka një pasuri të instrumenteve muzikore tradicionale me të cilat, në fakt, identifikohet një pjesë e mirë e pasurisë së këtij lloji për gjithë Shqipërinë e Mesme. Kuratoret e ekspozitës, Mikaela Minga dhe Vilma Nallbani, në bashkëpunim me Ermal Selën, treguan rrugëtimin e instrumenteve të klarinetës, sazeve, violinës, laurit, çiftelisë, daulles etj. Sela, instrumentist dhe koleksionist, i dhuroi Arkivit Etnografik një objekt muzikor pranveror i quajtur “kabëz”, që mendohej se largonte shpirtrat e këqij. Entomuzikologia Mikaela Minga tha se kemi të bëjmë me një dëshmi të fazave nëpër të cilat ka kaluar muzikëbërja. “Nga format më parake, të natyrës rituale e të zonave rurale, te repertoret më të konsoliduara brenda ansambleve të muzikës urbane dhe argëtimit”, u shpreh ajo. Minga vijoi se ekspozita shërben edhe si një mënyrë sensibilizimi për pasjen e një hapësire të përhershme ekspozimi, sepse nuk meritojnë vëmendje vetëm pasuritë që njeh UNESCO-ja. Sipas saj është një fond i tërë, që pret rastin të dalë në dritë dhe të tregojë historinë e vet. Si sfond muzikor i ekspozitës ishin disa këngë të regjistruara nga sazet e Radio Tiranës në vitet ’50.

Koleksioni në arkiv

Instrumentet muzikore që janë përdorur në Shqipëri, kryesisht në kuadrin e praktikave tradicionale përbëjnë një koleksion të pasur në arkivin etnografik të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit. Në materialin e ASA-s thuhet se nxitur nga kjo është menduar organizimi i një cikli ekspozitash prezantuese të këtij koleksioni nën titullin “Tinguj të heshtur”. “Gjithë instrumentet e këtij koleksioni kanë heshtur në çastin që janë marrë dhe janë futur në arkiv. Kjo është arsyeja pse e kemi quajtur kështu”, thuhet rreth ekspozitës. Këtu ekspozohen vegla muzikore të 4 kategorive: aerofone, membranofone, vegla idiofone dhe ato kordofone.  Po ashtu edhe instrumente që janë përdorur brenda praktikave fetare, siç janë ato të bektashinjve dhe helvetive. E rëndësishme është se, ndërsa disa instrumente vazhdojnë ende të bëjnë një jetë aktive, disa të tjera kanë dalë nga përdorimi. Kësisoj, ruajtja dhe kujdesi ndaj këtyre instrumenteve bëhen thelbësore për të gjurmuar nga afër procesin, por mund të ofrojnë një mundësi edhe për rikthimin e tyre si pjesë e proceseve të mundshme të rivitalizimit.