BREAKING NEWS

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela paralajmëron lëvizjen që do të luftojë korrupsionin politik në nivele të larta: Do jetë fundi i...

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela
x

Kultura

Ekspozita "Tirana Patience", në sezonin artistik të GKA

Ekspozita "Tirana Patience", në sezonin artistik të GKA

Në Galerinë Kombëtar të Arteve pritet të hapet për publikun ekspozita "Tirana Patience", kuruar nga Adam Szymczyk dhe Natasa Ilic. Në kuadër të kësaj ekspozite, GKA është e mbuluar me thasë jute të kafenjtë, gjë e cila solli dhe reagime për çfarë ndodh në institucionin këtë herë. Por në faqen e GKA mes të tjerave thuhet, se është një ekspozitë që fsheh në vend që të tregojë veprat e saj. “Çfarë mund të bëjnë ekspozitat sot? Kur gjithçka është thënë dhe është bërë dhe kur kemi parë gjithçka, çfarë mbetet ende për të treguar? Po sikur ekspozita, në vend që t’iu japë vizitorëve mundësinë për të parë dhe shijuar, të bllokojë në mënyrë efektive aksesin në punimet e ekspozuara? Një ekspozitë që fsheh në vend që të tregojë veprat e saj mishëron një kontradiktë: fjala "ekspozitë" rrjedh nga latinishtja exhibere (ose exhabere) të nxjerrësh diçka në dritë dhe ta vësh në dispozicion për t’u parë”, thuhet në materialin e publikuar nga GKA. "Tirana Patience", ndryshe nga të tjerat, sjell si lëvizje të saj origjinale tërheqjen e përkohshme dhe jo shfaqjen e punimeve që kanë qenë të ekspozuara, duke ndryshuar konfigurimin, gjatë gjithë dekadës së fundit. Këto janë pjesë e koleksionit të gjerë që ndodhet në Galerinë Kombëtare të Arteve (në ekzistencë që nga viti 1954) e artit Realist Socialist të prodhuar në Shqipëri gjatë sundimit të Enver Hoxhës nga viti 1946 deri në vitin 1985, dhe duke vazhduar edhe në fillim të viteve 1990. Sipas Galerisë Kombëtare të Arteve, "Tirana Patience" u mundëson vizitorëve të ekspozitës krijimin e një lidhjeje më të ngushtë me disa vepra që janë trajtuar veçanërisht nga një numër pjesëmarrësish shqiptarë dhe ndërkombëtarë. “Ky është hapi i dytë i projektit: artistë, kuratorë dhe studiues, të cilët i prezantojnë vetë punimet e tyre artistike ose shkëmbejnë njohuri dhe perceptime, duke adresuar vepra të veçanta arti brenda koleksionit të përhershëm dhe duke ia paraqitur ato vizitorëve, në mënyrë diskursive dhe performative”, thuhet më tej për ekspozitën që pritet të hapet gjatë këtij muaji në GKA.