
Aksidenti i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Ekspozita “Udhëtarë francezë në Ballkan e Orient” në Bibliotekën Kombëtare

Shkruar nga SOT.COM.AL 15 Nëntor 2022

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ekspozon për herë të parë për publikun koleksionin e rrallë të veprave udhëpërshkruese të udhëtarëve francezë në Ballkan. Ekspozita “Udhëtarë francezë në Ballkan e Orient” u çel nga drejtori i BKSh-së, z. Piro Misha, dhe nga zv/ministrja e Kulturës, znj. Meri Kumbe, me pjesëmarrje të veçantë nga përfaqësues të trupave diplomatike në Tiranë, studiues, shkrimtarë, përkthyes, publicistë, studentë etj. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë numëron në fondet e saj një koleksion të rëndësishëm të udhëpërshkrimeve të udhëtarëve francezë në vende të ndryshme të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë. Rreth 700 njësi bibliotekare, si: antikuarë, harta, botime me karakter albano-balkanologjik, etj, që përbëjnë pasuri me vlera të mëdha për thesarin e kulturën shqiptare e më gjerë, një pjesë e të cilave nuk njihen nga publiku i gjerë. Nëpërmjet kësaj ekspozite synohet paraqitja e një pjese të botimeve të udhëtarëve francezë në Levant, Ballkan, Bullgari, Kostandinopojë, Greqi, Shqipëri etj. Një vend të veçantë zënë edhe përkthimet e disa botimeve në gjuhën shqipe. Kjo ekspozitë shoqërohet me ilustrime/riprodhime nga materialet bibliotekare të ekspozuara, si: veshje karakteristike shqiptare të zonave të ndryshme të Shqipërisë dhe të vendeve të ndryshme të Ballkanit, ceremoni të ndryshme festive, pamje qytetesh, pamje panoramike shqiptare ose ballkanase, portrete të personaliteteve francezë, të dhëna statistikore, harta etj. Më herët për këtë ekspozitë u shpreh në rrjete sociale dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në katin e parë të Bibliotekës Kombëtare. Kjo ekspozitë vjen në vijim dhe të atyre që janë bërë më parë në këtë institucion.
Më të lexuarat


Kalendar i ngjeshur artistik në TKOB për muajin shkurt, zbardhen aktivitetet

Plas sherri Blushi-Kadare, e bija e shkrimtarit e akuzon për intervistën, Ben Blushi e konsideron si të paedukatë

Në 95-vjetorin e lindjes të ish-partizanit të Brigadës së I Sulmuese, Hazis Ndreut që ngjiti majat e pushtetit vendor dhe institucioneve kulturore artistike

Një projekt konservimi për zbulimin e ri arkeologjik në Durrës

Komedia franceze “La Baby -Sitter”, ku trajtohet problemi i marrëdhënieve në çift, do të vijë në skenën teatrore

Trashëgimia arkeologjike, në konferencën për projektin Adriatiko-Jonian “Transfer 1071”

Buxheti i “Bonusit të Rijetësimit”, për projekte restauruese dhe rijetësim të objekteve monument kulture

Mbrëmja poetike “Kadare në vargje” në 87-vjetorin e shkrimtarit

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” me aktorët Artan Imami, Indrit Çobani dhe Gentian Zenelaj nis sezonin në Tiranë

Oltsen Gripshi: Është themelore dhe detyrë e ne historianëve dhe kuratorëve të dimë të ndajmë vlerat nga mediokriteti dhe amatorizmi në art
