BREAKING NEWS

“Ka për ta parë qirje Qirjako Micotaqis”/ Nuk përmbahet Artan Hoxha, i bën kërkesën e papritur kryeministrit Rama për situatën në Kakavijë: Pse, vetëm greket i ha COVID-19?!

“Ka për ta parë qirje Qirjako Micotaqis”/ Nuk
x

Kultura

Ekspozita “Unë jam shqiptar”, me materiale fotografike për publikun

Ekspozita “Unë jam shqiptar”, me materiale fotografike për

Ekspozita “Unë jam shqiptar” e Muzeut Historik Kombëtar, që përmban materiale fotografike mbi diasporën shqiptare këtë kohë mund të vizitohet virtualisht. Ekspozita fillon në mënyrë kronologjike me fotografinë e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si përfaqësues i epokës më të lavdishme të shqiptarëve por dhe kohës kur filluan valët e para të emigrimit shqiptar. Ekspozita përmban foto të arbëreshëve të parë me ngulimet e tyre në Italinë e Jugut, foto të arvanitasve dhe Rilindësve shqiptarë. Fotoja e emigrantit të parë në SHBA është moment i rëndësishëm në ekspozitë, duke vijuar më fotografi të shoqërive të para patriotike në Sofje, Bukuresht, Kajro, Stamboll e Vjenë. Muzeu Historik Kombëtar shprehet se dhe pjesa tjetër e ekspozitës, por jo më pak e rëndësishme, prezantohet nëpërmjet fotografive nga personalitetet e suksesshme shqiptarë në vendet e tyre të emigrimit. Ekspozita “Unë jam shqiptar” është organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën. Ekspozita është hapur në 18 dhjetor 2017 me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigracionit në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Në gusht 2018 ekspozita udhëtoi drejt Prishtinës, ku Muzeu Historik Kombëtar bashkëpunoi me Muzeun Kombëtar të Kosovës në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor të vitit 2018, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si dhe me rastin e festimeve të 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, si ngjarjet më madhore të kombit shqiptar. Pas Prishtinës në shtator 2018 udhëtoi drejt Prizrenit ku u hap në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Rajonit të Prizrenit. Në Tetor 2018 ekspozita udhëtoi drejt Shkupit, Republika e Maqedonisë së Veriut, ku Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve në Shkup e organizuan ekspozitën në ambientet e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë. Kjo ekspozitë që po prezantohet virtualisht është në vijim të ekspozitave të tjera, që ka prezantuar Muzeu Historik Kombëtar gjatë kësaj kohe. Muzeu Historik Kombëtar po prezanton jo vetëm ekspozita, por dhe objekte që janë në pavijonet e tij.