Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ekspozita “Vetëpeisazh”, me punët e 100 artistëve nga 60 vende të ndryshme të botës

Postuar: 05/11/2019 - 07:27

Ekspozita “Vetëpeisazh” u çel në galerinë e qytetit të Durrësit me punët e 100 artistëve nga 60 vende të botës. Ekspozita në galerinë “Nikolet Vasia” e kuruar nga Helidon Haliti sjell për publikun 50 vetëportrete dhe 50 peisazhe, që janë realizuar nga artistë të njohur të huaj, por dhe shqiptarë. Kuratori Helidon Haliti shprehet se ky prezantim në qytetin Durrësit është i fundit në vend me punët e artistëve, që ishin edhe pjesë e Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit. “Në ekspozitë janë 50 punime në peisazh dhe 50 në vetëportrete, që ne i kemi ekspozuar në galerinë e qytetit të Durrësit edhe për të bërë një diferencim mes nivelit, por dhe për të kontribuar në qytete të tjera të vendit. Në Fier ne i kemi çuar me iniciativën tonë, tani jemi në Durrës për ti parë publiku këto punime në akuarel. Ne me këtë ekspozitë e mbarojmë udhëtimin në Shqipëri, sepse është dhe kostoja e lartë për mua. Kjo ekspozitë është me Shoqatën e Akuarelistëve”, pohon piktori i njohur, njëkohësisht dhe kurator i kësaj ekspozite në Durrës. Kuratori Helidon Haliti tregon se ekspozita është në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit, dhe sipas tij janë seleksionuar veprat më të mira. “Ne kemi tre vjet që e bëjmë Bienalen Ndërkombëtare të Akuarelit në Tiranë, edhe përgjatë viteve vinim dhe pikturonim edhe në Durrës. Ndërsa tani disa punë nga Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit vjen në Durrës dhe janë seleksionuar 100 veprat më të mirat nga 100 artistë, që vijnë prej 60 shtete të botës”, thotë piktori Haliti. Artistët shqiptarë në Durrës këtë herë në ekspozitën “Vetëpeisazh” janë emra të njohur, por dhe të rinj. Sipas kuratorit Helidon Haliti në këtë ekspozitë janë dhe studentë të tij, ku ai shton se do vazhdojë ti promovojë dhe më tej në aktivitete. “Në Durrës është piktorja Ormira Lulani, Shpresa Millaqi që është durrsake, Igli Arapi durrsak, Vali Kure durrsake, por në Durrës janë dhe ish studentët e mi pjesëmarrës në ekspozitë. Ata kanë mbaruar studimet dhe janë diplomuar. Sot po i tregoj, që unë nuk po i braktis dhe do vazhdoj ti promovoj në ekspozita brenda dhe jashtë vendit”, tregon piktori.

Gjinia e akuarelit

Në galerinë e artit në Durrës janë prezantuar 100 punime, por sipas kuratorit Helidon Haliti sot në vend janë artistë shqiptarë, që me punët e tyre vazhdojnë prezantimin edhe në shtete të tjera. “Ekspozita “Vetëpeisazh”, është një gërshetim midis dy ekspozitave, vetëportretit dhe peisazhit. Gjinia e akuarelit ka qenë e harruar tek ne. Sot kemi të paktën 20 artistë, që operojnë dhe ne i çojmë në bienale të ndryshme të botës, por njëkohësisht ka dhe ringjallje dhe të artistëve që nuk janë marrë me akuarel, që e kanë pas braktisur dhe sot punojnë në akuarel. Koleksionit të tyre padyshim i shtohet dhe tregtia, sepse janë shtuar 2-3 piaca të vogla. Një nga gjërat që ne i kemi thënë më parë, është pikërisht për krijimin e këtyre piacave, që të punojnë në akuarel në sheshe dhe turistët i marrin më kollaj, pra si gjini ka shumë avantazhe”, pohon piktori Helidon Haliti. Duke folur për pikturën, kuratori Helidon Haliti shprehet se në momentin që zotëron akuarelin, zotëron shumë teknika të tjera. “Pasioni i artistëve për të marrë pjesë në ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare në rastin konkret ka gjetur vend, sepse askujt nuk i shkonte mendja që mund të merrnin pjesë në një ekspozitë në Hong Kong, Indi, etj, ku sot ke skuadra shqiptare që marrin pjesë në këto aktivitete. Artistët shqiptarë po operojnë dhe jashtë vendit, pikturojnë në piaca të ndryshme, por dhe ekspozojnë në muze prestigjioz”, tregon piktori dhe kuratori Helidon Haliti. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 12 nëntor, dhe është falas për të gjithë ata që do të duan ta vizitojnë.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 07:36

Mbi 1 milionë vizitorë të huaj kanë vizituar monumentet tona të kulturës, sitet arkeologjike, kishat etj, nga janari deri në tetor të këtij viti.

Postuar: 13/11/2019 - 07:34

 “Përsëri bashkë” titullohet ekspozita e artit pamor e liceistëve të vitit 1976,

Postuar: 13/11/2019 - 07:33

Galeria Kombëtare e Arteve zhvillon të premten një bisedë, me studiuesin Stefan Çapaliku.

Postuar: 13/11/2019 - 07:31

Specialistë të trashëgimisë kulturore shprehen se ekspeditat arkeologjike vazhdojnë të zhvillohen

Postuar: 12/11/2019 - 07:42

E hëna për muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi”, është dita që i kushtohet publiki

Postuar: 12/11/2019 - 07:39

Panairi i Librit në Tiranë mbërrin në edicionin e tij të 22.

Postuar: 12/11/2019 - 07:38

Kalaja e Beratit është vizituar nga 131.157 vizitorë në dhjetë muaj.