BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Kultura

Ekspozita “Vetmia e engjëllit...”, me veprat e 37 artistëve

Ekspozita “Vetmia e engjëllit...”, me veprat e 37

Ekspozita “Vetmia e engjëllit- La solitudine dell’Angelo” u çel për publikun në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita vjen në Tiranë si bashkëpunim i Muzeut Historik Kombëtar dhe Akademia e Torre Carrara dhe Arte Mondadori. Giammarco Puntelli, autor dhe kritik arti, përzgjodhi 37 prej artistëve më të rëndësishëm dhe të vlerësuar si në Itali ashtu edhe jashtë saj, në një temë shumë të veçantë. “Vetmia e engjëllit- La solitudine dell’Angelo” është gjendja e artistit bashkëkohor, shpesh i izoluar dhe vetëm në krijimtarinë e tij, një engjëll laik që parashikon mesazhet pasi është i aftë të dijë si të shohë përtej. E gjithë kjo kujton letërsinë dhe kinematografinë e gjysmës së dytë të shekullit të XX mbi reflektimet e intelektualit dhe artistit. Muzeu Historik Kombëtar bën me dije se ekspozita organizohet me qëllim, që të krijohet një urë kulturore dhe institucionale midis Italisë dhe Shqipërisë në fushën e artit. Ekspozita përbëhet nga rreth 70 piktura dhe do të qëndrojë e hapur në ambientet e ekspozimit të Muzeut Historik Kombëtar deri më datë 3 nëntor . Në këtë ekspozitë, kuratori italian Giammarco Puntelli ka përzgjedhur vepra të Giampaolo Talani, Serafino Valla, Alfonso Borghi, Jucci Ugolotti, Giuseppe Menozzi, Elvino Motti, Guglielmo Spotorno, Emilio Giossi, Gene Pompa, Massimo Ferri, Alessandra Casciotti, Franco Xhondi, Tiziano Calcari, Silvia Caimi, Fiamma Morelli, Claudio Massimi, Emanuela De Franceschi, Vittoria Palazzolo, Franco Carletti, Alessandro Grazi, Claudio Fezza, Antonella Belviso, Fabio Cicuto, Alessandro Trani, Aldo Claudio Medorini, Mafalda Marian, Daniela Rebuzzi, Ivana Vio, Federica Gianfranchi, Stefania Tazzini, Nicolo F. Ricciardi, Annalisa Bonafini, Natascia Marinelli. Kjo ekspozitë që u çel për publikun në MHK vjen në vijim dhe të tjera veprimtarive, që janë organizuar në këtë institucion në bashkëpunim me artistët nga Italia. Edhe më parë në muze janë hapur ekspozita, ku artistët italianë janë prezantuar me veprat e tyre për publikun në vendin tonë. Këtë radhë ishte ekspozita “Vetmia e engjëllit- La solitudine dell’Angelo”, që deri në datën 3 nëntor do të jetë në muze për publikun.