
Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Ekspozita “Vishu me trashëgimi, kostume tradicionale të Beratit” në Apoloni

Shkruar nga SOT.COM.AL 10 Mars 2023

Ekspozita “Vishu me trashëgimi, kostume tradicionale të Beratit” e vazhdoi rrugëtimin në Apoloni, si bashkëpunim midis Qendrës Kombëtare të Muzeumeve Berat dhe parkut arkeologjik të Apolonisë. Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat shprehet se në këtë ekspozitë janë një kolanë fotosh të realizuara në kuadër të programit “Edukimi përmes Kulturës”, në bashkëpunim me shkollën “Drita e Dijes” e të realizuara mjeshtërisht nga artisti Ardian Fezollari, si një celebrim i një pjese të trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit, i asaj pasurie shpirtërore e materiale që na bën të ndihemi unik. Ekspozita “Vishu me trashëgimi, kostume tradicionale të Beratit” do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit mars në Trapezarinë e Manastirit të “shën Mërisë” (Muzeu Arkeologjik) në Apoloni. Veshjet e qytetit si jakot, xhubet, jelekët, dallohen qartë nga ato të qyteteve të tjera të Shqipërisë për nga elementët e qëndisjes. Për veshjet përdorej kryesisht copë e importuar, si kadife ngjyrë vjollcë, (rrallë vishnje), si edhe copa të zeza. Krahas tyre përdorej edhe mëndafshi e një cilësie të lartë që shërbente për veshjet festive të vajzave të rritura të shtresave të mesme. Por, pa dyshim që në këto veshje gjejmë edhe ndikime orientale, si tek çitjanet, dollamaja, etj. Ekspozita që u hap më datë 8 mars në Apoloni vjen në vijim të aktiviteteve, që zhvillon Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat, që është institucion i specializuar dhe arkivor me status “muze kombëtar” me seli në qytetin e Beratit, e cila administron muzeun ikonografik “Onufri” dhe muzeu Etnografik. Muzetë mbledhin ruajnë dhe promovojnë koleksione me vlerë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit dhe zonës përreth. Berati ka qenë një qendër e rëndësishme e zhvilluar sidomos në shek XVII, një vend ku u grumbulluan, u prodhuan dhe u ruajtën vlera të rëndësishme të cilat janë thesare të vërteta të kulturës kombëtare.
Më të lexuarat


“Gdhendja e germave të gjuhës shqipe në shtypshkrimet e Pjetër Budit”, në kuadrin e “Tragë”

Ekspozita “Rrugës...” nga artistët Emanuel Koko dhe Bertrand Shijaku, ku prezantohen punimet më të fundit në skulpturë dhe grafika

Artisti Adrian Paci në Akademinë e Shkencave për “Trajektore të ndërthuruna”

Frano Kulli: Rrjeti i librarive në Shqipëri është ai i fillimviteve '90, ende nuk ka një librari serioze në Tiranë

Konkursi ndërkombëtar për muzeun “Besa”, Ministria e Kulkturës shtyn afati deri më 30 mars

TKOB hap thirrjen për programin e parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”, Ermonela Jaho rikthehet për të kontribuar me një masterclass

Muzikë dhe poezi nga artistët në Sarajet e Toptanasve

Jaho Brahaj: Lahuta dhe Eposi Shqiptar janë trashëgimi kombëtare dhe jo pasuri që mundet të certifikohet me praktika kadastrale nga Ministria e Kulturës

Aktorët Ema Andrea dhe Dritan Boriçi me interpretime poezish në COD

“Gruaja e thyer” një monodramë që trajton boshllëkun njerëzor, vetminë dhe krizën e individit në marrëdhënie me shoqërinë ku jeton
