BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Ekspozitat "Urimet më të mira për 1999: Koleksioni Jan Dibbets" dhe “Tirana Patience”, në GKA

Ekspozitat "Urimet më të mira për 1999: Koleksioni Jan

Galeria Kombëtare e Arteve pas mbylljes nga pandemia ka hapur dyert për vizitorët. Në mjediset e saj janë ekspozitat “Tirana Patience" në linjën muzeore dhe "Urimet më të mira për 1999: Koleksioni Jan Dibbets". Pas disa javëve që qëndroi mbyllur, GKA vijon aktivitetin me këto dy ekspozita që janë prezantuar më parë nga institucioni. Ekspozita "Urimet më të mira për 1999: Koleksioni Jan Dibbets” prezanton për publikun koleksionin e veprave të dhuruara nga artisti në vitin 1999. Këto vepra rivijnë për publikun nën kurimin e Arnisa Zeqos. Titulli i ekspozitës është printuar në një kartolinë përshëndetëse të konceptuar nga artisti Robert Berry. Ekspozita rivendos në skenë këtë koleksion, duke adresuar kolapsin e perceptimeve të kohës dhe pikëprerjet mes koleksionit, veprave të artit dhe qytetit të Tiranës. “Urimet më të mira për 1999” gjen ritmin e saj përmes kohës. Më herët, kuratorja Arnisa Zeqo u shpreh se në vitin 1999 veprat e ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Arteve kanë udhëtuar drejt Tiranës, nga bodrumi i Muzeut Stedeljik dhe nga studio e artistit Jan Dibbets në Amsterdam, me shumë gjasë me kamionë ndihmash. “Qytetin ato e gjetën në një psikogjeografi e një peisazh akustik shumë specifik. Ndërkohë që veprat po udhëtonin për në Tiranë, nga Kosova ishin nisur mbi gjysmë milion refugjatë. Tirana po mblidhte veten nga ngjarjet traumatike të viteve 1997-1998”, tregon kuratorja. Arnisa Zeqo është një historiane arti dhe kuratore. Në vitet 2015 -2017, ajo ka punuar për ekspozitën ndërkombëtare “documenta 14” në qytetet e Athinës dhe Kassel-it, ku ishte dhe përgjegjëse për programet e edukimit në Athinë dhe iniciuese e Shoqatës së Miqve të Ulises Carrionit në “Parlamentin e Trupave”. Arnisa ka bashkëthemeluar hapësirën e artit rongwrong në 2011, në Amsterdam.

Ekspozita në linjën muzeore

Ekspozita “Tirana Patience” në linjën muzeore të Galerisë Kombëtare të Arteve është e kuruar nga Natasa Ilic dhe Adam Szymczyk. Pas mbylljes nga pandemia vizitorët mund ta vizitojnë atë me hapjen e GKA. Në materialin kuratorial thuhet se ndryshe nga të tjerat, ekspozita sjell si lëvizje të saj origjinale tërheqjen e përkohshme dhe jo shfaqjen e punimeve që kanë qenë të ekspozuara, duke ndryshuar konfigurimin, gjatë gjithë dekadës së fundit. Këto janë pjesë e koleksionit të gjerë, që ndodhet në Galerinë Kombëtare të Arteve (në ekzistencë që nga viti 1954) e artit realist socialist të prodhuar në Shqipëri gjatë sundimit të Enver Hoxhës nga viti 1946 deri në vitin 1985, dhe duke vazhduar edhe në fillim të viteve 1990. “Tirana Patience” përfshin punë të koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve nga autorët Abdulla Cangonji, Abdurrahim Buza, Alush Shima, Arben Basha, Edison Gjergo, Guri Madhi, Hasan Çapari, Hasan Nallbani, Ismail Lulani, Jorgji Gjikopulli, Kristaq Rama, Llambi Blido, Mumtas Dhrami, Petro Kokushta, Sadik Kaceli, Sali Shijaku, Shaban Hysa, Skënder Lako, Skënder Kamberi etj. Po ashtu ekspozita prezanton komisionime të reja, vepra dhe ndërhyrje performative nga artistët si Anri Sala, Anna Daucikova, Arnisa Zeqo, Chto Delat, David Maljkovic, Doruntina Kastrati, Iman Issa, Johanna Meyer-Grohbrugge, etj. Në materialin shpjegues të ekspozitës thuhet se “Tirana Patience” u mundëson vizitorëve krijimin e një lidhjeje më të ngushtë me disa vepra, që janë trajtuar veçanërisht nga një numër pjesëmarrësish shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Ky është hapi i dytë i projektit, artistë, kuratorë dhe studiues, të cilët i prezantojnë vetë punimet e tyre artistike ose shkëmbejnë njohuri dhe perceptime, duke adresuar vepra të veçanta arti brenda koleksionit të përhershëm dhe duke ia paraqitur ato vizitorëve, në mënyrë diskursive dhe performative. Galeria Kombëtare e Arteve bën me dije se qëndron hapur për vizitorët nga e hëna deri të shtunën, nga orari 10:00-16:00.