Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Elbasan, drejt përfundimit rikonstruksioni i Xhamisë Mbret

Elbasan, drejt përfundimit rikonstruksioni i Xhamisë Mbret

Postuar: 25/07/2013 - 10:44

Në qytetin e Elbasanit tashmë janë drejt përfundimit dhe punimet për rikonstruksionin e Xhamisë Mbret brenda lagjes “Kala”. Ky rikonstruksion që ka nisur rreth dy muaj më parë, është bërë i mundur falë kontributit të besimtarëve myslimanë në qytetin e Elbasanit dhe rrethinat e tij. Minareja e xhamisë ka përfunduar dhe tashmë po punohet në pjesën e hajatit dhe atë të brendshme të saj, ndërsa materialet e punimeve janë marrë nga mali i Sopotit në qytetin e Librazhdit. Projektuesi i rikonstruksionit së Xhamisë Mbret, Enver Samuri u shpreh se gjatë rikonstruksionit të xhamisë është ruajtur origjinaliteti i saj, duke bashkëpunuar edhe me specialistë të Ministrisë së Kulturës. Sipas tij, ky objekt do t'i shërbejë besimtarëve, por edhe turistëve që vijnë të vizitojnë qytetin e Elbasanit. Xhamia Mbret është ndërtuar në fund të shekullit XV. Ky objekt kulti ka tërhequr mjaft vëmendjen e turistëve, të cilët vizitojnë qytetin e Elbasanit. Xhamia Mbret është  prishur në kohën e komunizmit kur u prishën shumë objekte kulti me vlera të mëdha kulturore. Nuk ka të dhëna të sakta lidhur me vitin e ndërtimit të saj. Për kohën vinte e dyta në radhë pas xhamisë së ndërtuar nga sulltan Mehmeti i Dytë në vitin 1464 kur u rindërtua Kalaja e Elbasanit. Sipas të dhënave krahasuese, Xhamia Mbret është ndërtuar në fund të shekullit XV. Ajo ndodhet në distancë të afërt me Portën e Kalasë, ku mendohet se u ndërtua xhamia e parë në Elbasan fill pas pushtimit turk. Nga pikëpamja stilistike Xhamia Mbret përfaqëson tipin e faltores me sallë të mbuluar me çati druri dhe me hajat përpara. Nga pikëpamja stilistike dhe e kompozimit kjo faltore përkon me kohën e sulltan Bajazitit të Dytë, i cili ndërtoi xhami të tilla edhe në qytetet Berat, Gjirokastër, Shkodër etj. Por duket se gjatë këtij sezoni qyteti i Elbasanit ka qenë në vëmendjen edhe e atyre objekte që i takojnë trashëgimisë kulturore të nëntokës. Pak kohë më parë, në afërsi të sheshit të Namazgjasë në Elbasan, u zbuluan rastësisht rrënojat e një muri, që sipas arkeologëve i përket periudhës osmane. Ky zbulim ngjalli interesin e jashtëzakonshëm të arkeologëve, të cilët kanë vendosur që ta ndjekin nga afër ecurinë e punimeve për zbulimin e rastësishëm. Zbulimi në fjalë që dyshohet se i përket murit të një kalaje të vjetër, u bë gjatë punimeve për rikonstruksionin e rrugës "Thoma Kalefi" në qytetin e Elbasanit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 32

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2018 - 07:41

 Fundjava sjell në skenën e teatrit “Metropol” veprën teatrore “Ditari i Ana Frank”. Drama është mirëpritur nga publiku.

Postuar: 17/11/2018 - 07:39

  Ekspozita “Breza në artet figurative” vjen në edicionin e katërt në Muzeu

Postuar: 17/11/2018 - 07:37

 Në edicionin e 21 të Panairit të Librit shkrimtari Ismail Kadare ishte me lexuesit për prez

Postuar: 17/11/2018 - 07:35

 Autorë të njohur me vepra të suksesshme prezantohen këto ditë në edicionin e 21 të Panairit

Postuar: 16/11/2018 - 17:08

Shqipëria do të përballet me Skocinë ditën e shtunë në takimin e vlefshëm për Grupin 1 të Ligës

Postuar: 16/11/2018 - 07:27

Në Pallatin e Kongreseve, Shoqata e Botuesve Shqiptarë organizoi konferencën "Sfidat e lexim

Postuar: 16/11/2018 - 07:25

Teatri “Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës në 50 -vjetorin e tij ka sjellë dhe edi