BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Elbasan, miratohet projekti për rikonstruksionin e teatrit “Skampa”

Elbasan, miratohet projekti për rikonstruksionin e teatrit

Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi në mbledhjen e tij të radhës projektin për rikualifikimin e teatrit “Skampa”. Në vendim thuhet se i ndarë në tre faza projekti parashikon rikonstruksionin e ambienteve të brendshme të cilat janë të amortizuara, ngrohjen qendrore të godinës dhe fasadën për ta sjellë atë në kohë. Teatri “Skampa” është i vetmi objekt kulturor në qytetin e Elbasanit, i ndërtuar rreth viteve 1935.

“Gjendja fizike e godinës së teatrit, fasadat dhe ambientet e brendshme janë tepër të amortizuara, po ashtu fasada e shumë viteve më parë stonon me pamje e përgjithshme të qytetit. Rikonstruksioni i teatrit tashmë është emergjent pasi ambientet e brendshme pengojnë zhvillimin normal të aktiviteteve për shkak të degradimit të tyre. Po ashtu vendosja e izolimit akustik në sallën e orkestrës dhe baletit është nevojë emergjente pasi pengon kryerjen e aktiviteteve të artistëve. Për t’u theksuar është fakti se mungon totalisht termoizolimi i strukturës, e po ashtu shtresat, rafinatura, dhe tualetet janë jashtë funksionit. Godina e re do të shkojë përshtat gjithë ndryshimeve që ka pësuar qytetit, do të garantojë komoditet për artistët në punën e tyre dhe komoditet për artdashësit. Elbasanasit në historinë e tyre kanë treguar dhe vazhdojnë të tregojnë se e duan artin dhe të bukurën”, thuhet për këtë vendim.

Teatri “Skampa” (apo ish-kinema "Nacional") ndodhet në qytetin e Elbasanit. Është ndërtuar në vitin 1935 me financimin e Xhavit bej Biçakçiut si dhuratë e tij për qytetin e Elbasanit. U realizua nga arkitekti Halit Narazani dhe përfaqëson objektin më të rëndësishëm me funksion kulturor në qytetin e Elbasanit. Ka një kapacitet prej 292 vendesh. Akustika e këtij teatri është një nga më të mirat në Shqipëri dhe ndër më të mirat në Ballkan. Trupa e teatrit “Skampa” ka vënë në skenë pjesë të ndryshme si dramë, komedi, tragjedi por edhe janë zhvilluar shumë festivale dhe aktivitete rinore. Mes dramave dhe komeditë që janë vënë në skenë shfaqja “Familja e peshkatarit”, është e cilësuar si një ndër më të suksesshmet. Të mirëpritura nga artdashësit kanë qenë dhe shfaqjet “Shërbëtori i dy zotërinjve”, “Dy krisma në Paris”, “Engjëjt e skëterrës”, “Turneu”, “Nepërka”, të cilat mbajnë ‘vulën’ e këtij teatri. Ata që kanë interpretuar janë nderuar me tituj të lartë si “Artist i Popullit”, “Artist i merituar”,“Aleksandër Moisiu”, etj.