BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Elma Doresi: Institucionet janë për tu shërbyer artistëve dhe publikut, teatri s’është pronë e babës, kohë e vështirë por Ministrinë e Kulturës nuk e pamë

Elma Doresi: Institucionet janë për tu shërbyer artistëve

Artistët gjatë pandemisë nuk mundën dot të zhvillojnë si duhet aktivitetin e tyre artistik në skena. Një situatë që solli probleme dhe shpresa ishte përmirësimi i kësaj gjendje, për një rifillim të jetës artistike. Regjisorja Elma Doresi tregon se nga pandemia nuk zhvilloi dot projektet e saj, dhe thotë se tani duhet një program dhe organizim i sezonit artistik. Në intervistën për gazetën “SOT” regjisorja e teatrit Elma Doresi flet dhe për problemet, që sjell kufizimi me publik në sallë, por sipas saj edhe pse e vështirë të gjithë duan të merren me shfaqje. Problem për regjisoren Elma Doresi janë hapësirat, dhe thotë se duhet të krijohen për të gjithë. Sipas saj, teatri nuk është pronë e babës dhe titullarët e ndryshëm që vihen në drejtim të tyre janë aty për ti shërbyer komunitetit artistik. Me vërejtje regjisorja Doresi shprehet dhe për Ministrinë e Kulturës, dhe thotë se mungoi një stimul në këtë vit të vështirë për artistët.

-Si e pritët vendimin për zhvillimin e aktivitetit në teatro, pas pezullimit nga pandemia ju dhe artistë të tjerë jeni shprehur të hapet teatri. Ky vendim për ju sa shërben dhe çfarë do të donit më shumë?

Natyrisht një lajm i mirë për të gjithë artistët në mbarë botën besoj. Sigurisht nuk ishte aspak periudhë e lehtë për asnjë prej nesh jam e sigurt, por me rëndësi është se ia dolëm dhe mbërritëm në këtë ditë. Natyrisht për ne të jashtmit kufizimi i numrit në sallë është disi problem. Sepse dhe sallat që janë në Tiranë kanë një numër të ulet vendesh, mendoni pastaj 30 për qind e sallës. E megjithatë rëndësi ka se sido që të jetë, teatri u hap, kështu që në mos duke vendosur shfaqje, do të shikojmë fundja kolegët. (qesh)

-Ju jeni shprehur dhe më parë për teatrin. Si ndikoi pandemia dhe çfarë duhet bërë për rigjallërimin e aktivitetit artistik sezonin artistik, që vjen?

Minimalja katër projektet mu dogjën për shkak të pandemisë. Nuk është pak! Kështu që pati disi dëme e gjitha kjo! E vetmja gjë që do këshilloja do të ishte një program dhe organizim i shpejt i sezonit. Duhet të ketë shumëllojshmëri dhe sigurisht duhet të mendojnë përveç produksioneve të teatrit dhe për projektet private. Sigurisht e shoh disi të vështirë, të flasim drejtë, pasi të gjithë duam të bëjmë shfaqje.

-Në këtë gjendje për ju si regjisore, çfarë duhet të kenë prioritet vetë teatrot për aktivitetin artistik?

Organizim! Për momentin, që të kemi të gjithë hapësirë, ndoshta duhet ulur disi dhe numri i shfaqjeve të repertorit. Në këtë mënyrë edhe shfaqjet realizohen dhe krijohen hapësira për të gjithë. Ju thashë, nuk do të jetë e lehtë, pasi të gjithë jemi jashtë derës dhe presim të futemi në skenë.

- Si e patë Ministrinë e Kulturës për teatrin, artin dhe artistët këtë kohë pandemie. Sa ndihmoi artistët me politikat e saj?

Nuk e pashë! Unë personalisht jo. Qoftë edhe një stimul në këtë vit të vështirë, qoftë një takim të ishte bërë, një fjalë e mirë. Shiko, ne njerëzit që merremi me fjalën, ajo fjalë na mban. Me keqardhje e them se ministrinë unë si Elma nuk e pashë në këtë moment të vështirë. Në ditë të mira siç janë festivale, pjesëmarrje jashtë, premierë, unë e di, ata nuk mungojnë, por në një moment të vështirë të artit kudo, unë nuk e pashë.

-Tani me hapjen e teatrove çfarë i kërkoni Ministrisë së Kulturës në ndihmë të aktivitetit artistik në skenat tona teatrore?

Hapësira dhe sa më shumë projekte.

- Publiku ka mall për teatrin thuhej herë pas here. Ju vetë si regjisore sollët një komedi para pandemisë, që u vlerësua shumë. A do të rikthehet kjo shfaqje teatrore?

Jo, për momentin do më duhet të eci përpara. Kam fituar një projekt, vepër shqiptare, në teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë dhe dua ti përkushtohem asaj e gjitha për këtë vit. Për mua nuk kanë pasur e nuk do të kenë kurrë rëndësi numrat e shfaqjeve, por shfaqjet në vetvete. Kur publiku i njeh dhe i kujton, mendoj se është realizuar misioni i një regjisori.

 

- Një regjisore si ju gjithmonë pranë teatrit, çfarë mund të na thoni për në Tiranë. A keni projekt që doni ta vini në skenë?

Natyrisht që kam projekt. Kam projekte, që kërkojnë mbështetjen e Teatrit Kombëtar dhe kam projekte që mund të përballohen nga Teatri Eksperimental. Mjafton tani që me hapjen e teatrove të hapen edhe konkurset, dhe sigurisht që do të paraqes veprat që dua të inskenoj.

- Ju do të merreni me një projekt teatri në Kosovë, për çfarë vepre teatrore bëhet fjalë?

Vepra quhet “Nusja në thes” nga Hekuran Zhtit, por që do të përpunohet dhe një herë teksti dhe do të vijë me një këndvështrim ndryshe. E dua shumë këtë projekt për shumë arsye dhe nuk e fsheh dot gëzimin kur më dërguan listat me emrat fitues. Rregull, përgjegjësi! Gjë që më ka munguar në disa teatro rrethesh tek ne. E dini, kam aplikuar në 2019 në një teatër në Shqipëri dhe ende sot që flasim bashkë nuk mora kurrë përgjigje! Mendoj se qeveria duhet të ketë vëmendje pak më shumë te institucionet kulturore, mbi kriteret, mbi bordet artistike, mbi përzgjedhjet. Drejtorët janë aty për të na shërbyer ne dhe publikut, dhe paguhen pikërisht për këtë gjë. Teatri, nuk është pronë e babës!

-Jeni angazhuar dhe te spektakli i humorit "Kosherja", në një televizion. Hera e parë që bëheni pjesë në të tilla projekte? Për ju çfarë përcjell “Kosherja”, dhe si autore me tekstet tuaja çfarë trajtoni?

Shkruaj një skenar, të njërit prej personazheve. Konkretisht zysha me aktoren Erjona Kakeli. Në fakt ishte Erjona ajo që pa tek unë diçka që unë nuk e kisha parë tek vetja. Kemi bërë një takim me regjisorin Altin Basha, pastaj një audicion, etj. E kisha me frikë t’ju them të drejtën. Unë vërtetë shkruaj, kam ndërhyrë edhe në veprat që kam vendosur, por këtu ritmi është ndryshe. Përgjegjësia po e po. Në një moment madje ju rrëfej se u frikësova, mendova se nuk po e kapja këtë ritëm e doja të largohesha për të mos prishur punë (qesh ), por ja dola. Po argëtohem shumë dhe është një eksperiencë e bukur dhe e veçantë për mua.

 

-Me punën tuaj si regjisore publiku mbushte sallat për shfaqjet. Si ndiheni dhe çfarë synoni më tej?

Është e vetmja gjë, që më mbush çdo ditë fakti kur kujtoj se sa shumë publiku i përqafoi shfaqjet e mia. Natyrisht marr pothuajse çdo ditë mesazhe nga ta, madje disa kur u them se shfaqja e radhës do të jetë në Kosovë më kanë thënë: Shiko se ne do të vijmë dhe atje ta dish! Besoj se nuk ka lumturi më të madhe. Synimi im ka qenë të realizoja shfaqje, të sillja publik, pse jo edhe çmime ndërkombëtare. Me mua u bë një krim artistik! Pra, ashtu siç fatkeqësisht vriten njerëz çdo ditë pa arsye, dhe këta, vranë një regjisore. Unë nuk jam e mërzitur, përkundrazi jam dhe do të jem krenare për punën dhe djersën time.

-Të bësh art është e vështirë. Nëse nuk do ishit në ketë fushe, cili mund te ishte profesioni tjetër i juaji?

Të bësh art është e vështirë jo vetëm, sepse krijimtaria dhe regjia kërkojnë shumë mund dhe shumë përkushtim, por tek ne dyfishohet vështirësia për shkak meritokracie. Njerëzit largohen apo afrohen në punë për shkak njohjesh, për arsye politike, por kurrsesi për aftësi dhe paaftësi. Prandaj them se kam shumë arsye që të jem krenare me veten time, sepse si regjisore e Teatrit Kombëtar, solla publik, solla dy festivale ndërkombëtare, realizova punët  me profesionalizëm dhe përgjegjësi.

-Vite kanë kaluar nga shfaqja e parë. Sot si e sheh vetën Doresi me teatrin?

E rritur normalisht, po jo vetëm me moshën! (qesh ). Jam më e pjekur në mënyrën e konceptimit jo vetëm regjisorial, por edhe profesional. Sot, ndryshe nga dje, kam filluar të bëj një lloj katalizatori, nuk mërzitem më për ato që mërzitesha dikur. Dhe kjo është ajo që do i sugjeroja brezave, të rinjtë që do të vijnë: Kur dikush ju bën një vërejtje, një kritikë, jo vetëm që nuk duhet të trembeni apo të ndaloni, se do të ishte gabim fatal, por pyetja që duhet të bëni në atë moment është: Kush është ky/kjo ? Çfarë ka bërë ky/kjo? Aty dhe do të shikoni se si mërzitja do të zhduket dhe madje do të qeshni me të madhe.

- Një intervistë që bëhet në qershor. Pushimet këtë vit ku do ti kaloni, apo do të mendoni projektet?

Nuk e di. Ende pa plan. Nuk e mohoj se me shpirt kam dëshirë të dal jashtë Shqipërisë, por do të shoh primare përgatitjen e shfaqjes në Kosove si fillim.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat