BREAKING NEWS

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2 truproja të Berishës

Goditi agresorin që qëlloi kreun e opozitës, policia ndalon 2
x
BREAKING NEWS

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi agresorin që goditi Berishën, Erzen Breçani rrëfen momentin e ndërhyrjes: Lëvizje të dyshimta u kapën në oborrin e PD-së para protestë, por...

“Isha 10 metra larg, kur dëgjuam incidentin...”/ Neutralizoi
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione të sigurta që tregojnë se...

Sulmi ndaj Berishës, Flamur Noka zbulon prapaskenat: Kam informacione
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”, Jozefina Topalli bën paralajmërimin e fortë: Uroj të reflektojmë, pasi...

“Rrezikojmë të shkojmë në luftë civile”,
x
BREAKING NEWS

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Ja pse prokuroria ka lëshuar një dokument informal

"Gerti Shehu i infiltruar"/ Deklarata e fortë e deputetit të
x
BREAKING NEWS

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka precedentë për plagosje, në momentin e sulmit dyshohet se ka pasur me vete...

Dhuna ndaj Berishës/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse: Autori ka
x
BREAKING NEWS

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali Berishën, Klodiana Lala zbardh detaje të forta nga biseda e truprojës me autorin

“Ishte për t’u bërë”/ Dhunoi Sali
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mbështesim...

Sulmi ndaj Sali Berishës, reagon ashpër Ambasada Britanike: Dhuna nuk
x

Kultura

Elma Doresi: Mungesa e sallave është problem për aktivitetin artistik, por dhe drama e autorëve shqiptarë mungon në teatrot tonë

Elma Doresi: Mungesa e sallave është problem për aktivitetin

Vepra të autorëve shqiptarë dhe të pjesë të dramaturgjisë së huaj janë sjellë në skena nga regjisorja Elma Doresi. Ajo thotë se në çdo shfaqje që nis procesin e punës qëllimi përherë ka qenë i njëjtë, që ti flasë publikut, të qëndrojë brenda stilit të saj dhe të përpiqet që të vendos një shfaqje artistike regjisoriale dhe jo vënie në skenë. Por një problem për Doresin është mungesa e veprave teatrore shqiptare, që sipas saj zgjidhen rrallë për në skenat tona teatrore. Në intervistën për gazetën “SOT” regjisorja Elma Doresi shprehet për rëndësinë e veprës shqipe në skena dhe thotë se në këto 12 vite mendon se ka folur shqip më shumë se kushdo në repertorin që ka përzgjedhur. Dy veprat e fundit që ka sjellë premiera shqiptare kanë qenë “Nusja në thes” dhe “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”, por thotë se fatkeqësisht në teatrot tanë dhe nga kolegët e saj mungon përzgjedhja e dramës shqipe. Për regjisoren në veprat shqiptare janë problemet, shqetësimet dhe aktualiteti ynë dhe sheh me rëndësi dhe zhvillimin e konkurseve për dramën shqipe. Regjisorja Elma Doresi ndalet dhe tek problemet e tjera që janë në jetën artistike. Doresi thotë se mungesa e sallave teatrore është jo pak problem në aktivitetin artistik, pasi sipas saj teatrot vetë kanë produksionet e tyre, ndërsa ata që punojnë me projekte private e kanë problem sallën. Problem për Doresin janë dhe plagjiaturat në aktivitetin artistik në teatër, që sipas saj vazhdojnë ende rëndomtë, por me sa duket askush nuk mban përgjegjësi.

 -Si regjisore ju keni sjellë disa vepra shqiptare në skenë. Sezoni artistik tashmë ka nisur, por për ju sa kanë rëndësi veprat shqiptare në teatrot tanë, pasi herë pas here dhe nga autorë të ndryshëm është pohuar se mungojnë?

Kam sjellë e kam lexuar aq sa për shaka ndonjë kolegu i them se të sfidoj me lexime vetëm me dramë shqipe ( qesh ). Drama shqipe duhet thënë se ka probleme. Por me pak dashamirësi dhe qëllim të mirë çdo gjë bëhet. Në këto 12 vite mendoj se kam fol shqip më shumë se kushdo në repertorin, që kam përzgjedhur për të vendosur në skenë. Janë problemet tona. Janë shqetësimet tona. Janë aktualitetet tona. Për këto arsye mendoj se drama shqipe duhet të ketë një vend në çdo sezon në çdo teatër. Sikur secili nga ne të vendoste një vepër në vit mbi dramaturgjinë shqiptare do të ishte idealja. Mendoj dhe besoj se një teatër pa vepër kombëtare nuk do t'i kishte hije. Neve nuk e kemi luksin si në botë, ku të përzgjidhet Shekspiri apo Molieri, por fatkeqësisht në teatrot tanë dhe nga kolegët mungon përzgjedhja e dramës shqipe. Zgjidhet kaq rrallë.

-Në skenën e Tiranes ju sollët veprën teatrore “Kukulla” më parë. Por në vijim çfarë mund të na thoni mbi projektet e radhës në teatër?

“Kukulla” ishte (është) një vepër dhe shfaqje nga të cilat unë i veçoj shumë për zhanrin e tyre. Personalisht më pëlqen ti argëtoj njerëzit, por edhe më shumë ti jap mesazh në fund të shfaqjes apo ti bëj një thirrje. Ia dolëm! Mendoj dhe kam dëshirë ta rikthej këtë sezon, por përherë nëse do të gjej data të lira në teatër, pasi kemi mungesë sallash në Tiranë dhe ne si komunitet jemi shumë. Kam aplikuar në disa vende dhe jam në pritje të rezultateve. Të shpresojmë! (Qesh )

 -Në Kosovë Ministria e Kulturës atje ndan dhe çmimet për dramën shqipe “Katarina Josipi”. Në Shqipëri nuk ka asnjë konkurs apo çmime të tilla nga Ministria e Kulturës. Si regjisore, çfarë sjell një konkurs për dramën shqipe?

Është realizuar dikur edhe tek ne disa vite më parë në mos gaboj nga Ministria e Kulturës. Por si duket ne e kemi të vështirë ta çojmë përpara. Kam qenë për dy vite drejtoreshë artistike, si edhe kuratore e dramës shqipe në Teatrin Kombëtar. E para u jep një mundësi regjisorëve, drejtorëve për të dëgjuar një vepër që mund të inskenohet në teatër. E dyta u jep mundësi të gjithë dramaturgëve që kanë shkruar vepra të mos mbeten në sirtare. E treta, në bazë të diskutimeve që bëhen pas leximit të një vepre u jep mundësinë për të parë të mirat dhe të metat e veprës dhe për ta ripunuar sërish. E katërta, duke qenë se janë autorë shqiptarë neve na flasin në mënyrë direkte mbi aktualitetet. Mendoj se të mira sjell vendosja e dramës shqipe dhe aspak asnjë dëm.

-Në Tiranë funksionon vetëm teatri Metropol dhe dy sallat te “Ar Turbina” për shfaqje teatrore që funksionojnë në bazë të aktivitetit të 3 teatrove. Por si regjisore, sa është problem për mungesa e sallave teatrore, si ndikon kjo në jetën artistike dhe çfarë duhej të ishte bërë?

Kjo është një pyetje që e vlerësoj shumë, pasi është një problem që na prek të gjithëve. Aq më tepër që jemi privat ( pa punë). Mungesa e sallave na prek shumë. Jemi pas pandemisë dhe natyrisht, që të gjithë duam të punojmë e të realizojmë projektet. Po ku? Teatrot vetë kanë produksionet e tyre. Sezoni artistik, që lamë pas ishte një sezon mjaft intensiv dhe i mbushur. Shfaqjet filluan që nga dita e hënë e deri të dielën. Koha për të përgatitur një shfaqje teatrale varion nga 1 muaj e gjysëm deri në 2 muaj ose më shumë. Skena kërkon ditët e saja. Por në këtë mungesë, sigurisht që do të të përgjysmohet edhe koha jote. Nëse do të kishim disa salla teatrosh do të merrnim frymë mendoj të gjithë.

-Nëse flasim për atë problem që ju jeni shprehur dhe më parë plagjiatura në skenat tona në fushën e teatrit, për ju kush ka përgjegjësi?

Plagjiaturat vazhdojnë ende rëndomtë. Por me sa duket askush nuk mban përgjegjësi. Mjafton një kërkim i thjeshtë i shfaqjeve dhe aty dalin të gjithë. Për mua si regjisore është anormale kjo gjë. Pastaj nëse flasim në aspekt ligjor, plagjiatura quhet vjedhje dhe vjedhjet janë vepra penale e duhen ndëshkuar. Prej vitesh e kemi ngritur si problem, por fjalët tona bien në vesh të shurdhër.

-Ministria e Kulturës ka ndarë një fond prej 10 milionë lekësh të reja që shkon për artistët, regjisorët deri në moshën  (35 vjec). Deri tani po vihen dhe disa vepra në skenë, që janë të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Fond, i cili siç u pohua në fund do të ketë dhe një javë festivali. Si e shikoni këtë?

E vetmja gjë e mirë në këto vite ka qenë pikërisht ky rikthim nëse mund ta quajmë. Kam qenë pranë teatrit kur e dëgjova si lajm dhe nëse do ta realizonin çdo vit këtë gjë do ndihesha shumë e lumtur. Ata që mbarojnë shkollën diku duhet të shfaqen, dhe ky aktivitet do të jetë një trampolinë shumë e mirë për të gjithë ata të rinj.

-Çfarë ka ndryshuar te regjisorja Elma Doresi nga vepra e parë që ka sjellë në skenë e deri tani, përgjegjësia juaj në jetën artistike?

Do thosha asgjë. Ose ndoshta përgjegjësia ime rritet nga shfaqja në shfaqje. Në çdo shfaqje që nis procesin në mendjen time vijnë ato që kam realizuar dhe qëllimi përherë ka qenë i njëjtë, do thosha fanatik: Ti flas publikut, të qëndroj brenda stilit tim dhe të përpiqem që të vendos një shfaqje artistike regjisoriale dhe jo vënie në skenë.

Intervistoi: Julia Vrapi