BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Kultura

Elma Doresi: Njerëz pa kritere janë vënë në institucione, drejtohet si “prona e babës”

Elma Doresi: Njerëz pa kritere janë vënë në

Teatri në vend përballet me probleme të ndryshme në jetën artistike, ku dhe pandemia ndikoi jo pak. Por përballë saj shtohen dhe të tjera, që kanë të bëjnë me politikat kulturore që ndiqen nga Ministria e Kulturës për teatrin, buxhetet apo dhe mënyra se si funksionojnë institucionet në vend. Herë pas here artistë të ndryshëm janë shprehur dhe me kritika për çfarë ndodh me jetën artistike, por për regjisoren e njohur Elma Doresi në pandemi kemi kohë që kemi rënë, pasi në institucione vendosen dhe njerëz pa kriter. Jo vetëm njerëzit që janë në institucione, por sipas saj problem është dhe disiplina e punës, ku duhet ti jepet hapësira pasionit dhe jo servilizmit. Në skena të ndryshme Elma Doresi ka sjellë vepra teatrore të suksesshme, por në muajt e fundit të vitit reagimi i regjisores së njohur është sërish për problemet me teatrin. Në një status të saj, regjisorja thotë se ka njerëz që shprehen se ajo e do teatrin gjë që e gëzon, por sipas saj problemi qëndron tek ata njerëz që janë për të drejtuar. “Ajo e do teatrin! Ky është përkufizimi, që më kanë caktuar disa kolegë, bashkëpunëtorë, të njohur. Më gëzon në fakt kur e dëgjoj dhe më shumë fakti se kam arritur ta transmetojë këtë ndjesi tek ata. Por a mjafton? Ta duash është diçka dhe të bësh për të është diçka tjetër. Neve ne "pandemi" kemi disa kohë që kemi rënë. Po si? Duke vendosur njerëz pa kritere, duke krijuar konkurse të fshehta, duke e kthyer institucionin që na është besuar të drejtohet si "prona babës "”, shprehet regjisorja e njohur Elma Doresi. Për çfarë ndodh sot në jetën artistike, regjisorja Elma Doresi pohon se përballë kësaj gjendje ajo që e çudit është heshtja e artistëve. Për regjisoren, nuk duhet bërë zhurmuesi në media, por të kërkosh atë që të takon si artist. “Ajo që më çudit është heshtja. Nuk është problemi të bëjmë zhurmuesin në media, problemi është të kërkosh atë që të takon. Por paaftësia nuk e di çfarë i takon, por kënaqet me atë që ti i përcakton. Dhe kështu bëhet një mish- mash brenda teatrit”, vijon më tej regjisorja.

Pasion dhe punë, jo servilizmi

Me punën e saj në teatro të ndryshëm regjisorja Elma Doresi ka sjellë vepra, që janë mirëpritur nga publiku. Nuk ka munguar edhe në festivale me çmime, ndërsa puna për të qenë pranë teatrit është e madhe. Sot në këtë kohë si regjisore Doresi shprehet me keqardhje, që aktorët po enden rrugëve, pasi ende nuk kanë statusin e aktorë të teatrit. Për Doresin duhet bërë një menaxhim më i mirë në institucionet tona të artit në vend. “Unë do të kisha dashur të bëja realisht diçka për teatrin sot, për aktorët që po enden rrugëve duke pritur një pension, që nuk do ta marrin kurrë, pasi kurrë nuk ju dha mundësia të kenë statusin e “Aktor i Teatrit”. Do kisha dashur të riktheja disiplinën e punës dhe ti jepja hapësirë pasionit dhe jo servilizmit. Do kisha dashur drejtues, që bëjnë menaxhimin e institucionit dhe jo abuzimin me shfaqje dhe role. Por një njeri i vetëm nuk e ndryshon dot botën, e di”, shprehet më tej regjisorja Elma Doresi. Duke parë se çfarë ndodh me jetën artistike të teatrit në vend, regjisorja Doresi shton më tej se nëse do të kishte lindur dhjetë vite më parë, ndoshta mund të kishte pasur më shumë mundësi për teatrin. “Derisa të vijë një rreze drite në teatër, unë do ju ndjek nga televizioni, madje do të dëgjoj dhe amatorin të jap leksione se çfarë është teatri dhe se si duhet bërë teatri, teksa qesh dhe e kthej një gotë çaji në këtë pandemi mbi pandemie. Shpesh më dhimbset vetja dhe them: "Ah sikur të kisha lindur 10 vite më para". Ndoshta do të kisha pasur mundësi të punoja më shumë me njerëzit, që donin teatrin”, përfundon në reagimin saj e regjisorja. Komedia “Mbledhje e jashtëzakonshme në Parlament” shkruar nga Rey Conney ishte vepra e fundit, që solli për publikun Elma Doresi, në një teatër privat.