
“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Elma Doresi: Teatri Kombëtar çdo vit të ketë festivalin e dramës shqipe dhe një vepër kombëtare

Shkruar nga Nga Julia Vrapi 30 Nëntor 2022

Teatri Kombëtar çdo vit duhet të ketë vepra të autorëve shqiptarë në skenë, që për artistët nuk duhet të mungojnë në aktivitetin artistik. Regjisorja Elma Doresi tregon se zgjidhja e dramës shqipe është dhe në platformën e saj për Teatrin Kombëtar. Jemi në muajt e fundit të këtij viti, por për artistët dramaturgjia shqipe vazhdon të jetë problem në skenat tona teatrore. Regjisorja Doresi, e cila herë pas here ka sjellë në skenë vepra të autorëve shqiptarë dhe është në garë për postin drejtues të Teatrit Kombëtar, thotë se drama shqipe është ndër pikat kryesore të platformës që ajo prezantoi dhe disa ditë më parë në Ministri të Kulturës. “Ndër pikat kryesore në platformën që paraqita në Ministri të Kulturës ishte dhe për zgjidhjen e përhershme të dramës shqipe. Synoj zgjidhjen përfundimtare të dramës shqipe. Teatri Kombëtar të ketë çdo vit veprën shqiptare dhe në fund do të fitojmë dhe festivalin e dramës shqipe çdo vit”, shprehet regjisorja Doresi në reagimin e saj. Disa ditë më parë me kandidatët për drejtor të Teatrit Kombëtar u zhvillua dhe dëgjesa në Ministri të Kulturës. Ndër të tjera regjisorja Elma Doresi thotë se një titullar nuk duhet të vendosë shfaqje me regjinë e tij nëse drejton një institucion shtetëror. “Nëse më besohet ky mandat, do të jem e para drejtoreshë, që nuk do të vendos kurrë nën drejtimin tim të institucionit shfaqje me regjinë time”, shprehet regjisorja Doresi. Regjisorja Elma Doresi në aktivitetin e saj artistik ka vënë në skenë shfaqje të ndryshme teatrore, por është dhe një ndër zërat që janë shprehur për zhvillimin e teatrit në vend. Doresi shprehet se dhe në platformën e saj për drejtimin e Teatrit Kombëtar është rritja e produksioneve teatrore, shpërblimi për figurën artistike, etj, por quan të papranueshme edhe plagjiaturën në aktivitetin artistik. “Plagjiaturën është një nga gjërat, që nuk duhet të jetë në teatër.(Dënim me dëmshpërblim ). Rikthimin e shpërblimit të figurës artistike për produksionet e teatrit. Rritje e numrit të produksioneve me të njëjtin buxhet në Teatrin Kombëtar”, thotë Doresi në reagimin e saj, ku më parë ajo është shprehur edhe në rrjete sociale për pikat në platformë.
Komedia e Çajupit në skenë
Vepra e fundit që regjisorja Elma Doresi solli në skenë këtë vit ishte komedia “Pas vdekjes” e Andon Zako Çajupit në teatrin “Avdush Hasani” të Podujevës. Më parë po në këtë teatër është realizuar dhe vepra shqiptare “Nusja në thes” nga Hekuran Zhiti dhe këtë herë Doresi erdhi në bashkëpunimin e dytë. Vepra teatrore “Pas vdekjes” erdhi në skenë për 28 nëntorin. Në role ishin Besart Zeneli, Ryva Kajtazi, Muhamet Zeka dhe Gani Morina. Më herët regjisorja Doresi tha se qëllimi i saj ishte të gjente elementet e duhur për ta sjellë temën dhe mesazhin e veprës sa më pranë publikut. Komedia “Pas vdekjes” është një nga veprat e njohur të Andon Zako Çajupit. Komedia ka temë politike-shoqërore luftën e ashpër në lëvizjen tonë politike të fillimit të shekullit XX kundër oportunistëve, konformistëve, demagogëve, që i shitnin interesat kombëtare për përfitime personale.
Më të lexuarat


Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet, në 2023 do të mbështeten festivale, projekte artistike dhe ato që promovojnë trashëgiminë, si dhe industria kreative

“Fondi i Artizanëve” për promovimin, ruajtjen dhe përcjelljen e artizanatit

Alda Bardhyli: Një vëmendje të veçantë u kemi kushtuar dhe autorëve shqiptarë, duke bërë që ata të jenë më të pranishëm në diskursin publik

Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore, një konferencë shkencore

Teatri Eksperimental hap thirrjen për projektet artistike, prioritet në 2023 dramaturgjia shqiptare bashkëkohore, europiane e më gjerë

Drejtori i galerisë “Visconti Fine Art” në Slloveni Lazo Vujiç Lazar: Jemi drejt një bashkëpunimi konkret për promovimin e artistëve të dy vendeve me GAT

Margariti: “Fondi i Teatrit për të Rinj” si mbështetje jo vetëm e brezit të ri të artistëve

Vasil Tole: 70-vjetori i themelimit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit një mundësi për të vlerësuar e nderuar të gjithë artistët themelues, ata të djeshëm e të sotëm

Atelierët e edukimit për fotoreportazhin në muzeun “Marubi”

Buron Kaceli: Nuk është e lehtë për artistët të hapin ekspozita, në “Plein Air” ka ardhur duke u rritur niveli artistik nga vit në vit
