BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Ema Andrea sjell art klasik, teatër dhe art vizual në shfaqjen “Rrugëtim në vetë të parë”

Ema Andrea sjell art klasik, teatër dhe art vizual në shfaqjen

Artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj janë bërë bashkë për të sjellë në skenë shfaqjen “Rrugëtim në vetë të parë”. Një shfaqje multidisiplinore, e cila në qendër të saj ka bashkimin organik midis artit klasik dhe bashkëkohor, midis muzikës pianistike, elementeve teatrale dhe efekteve audiovizuale. Premiera vjen për publikun mbrëmjen e 21 dhjetorit në skenën e Akademisë së Arteve. Muzika do të luhet nga dy pianistë Sebastian Ene dhe Rea Veizi me formacion piano duo dhe përfshin pjesë nga Claude Debussy, Camille Saint-Saëns dhe Alfred Schnittke. Pjesa teatrale do të paraqitet me interpretim dhe regji nga Ema Andrea, një performancë bashkëkohore dhe dinamike duke përfshirë gjuhën e folur dhe gjuhën e trupit, e duke përdorur pjesë nga poezi dhe romane të Paul Verlaine dhe Milan Kundera. Elementet audiovizuale do të integrohen gjatë shfaqjes si një përforcim i konceptit artistik. Pamjet do të jenë krijime autentike të artistëve Florian Çanga, Klod Dedja e Michele di Pasquale. Interpretuese dhe regjisore Ema Andrea tregon se ajo që e bën këtë shfaqje të veçantë është mënyra se si do të vihet në skenë dhe koncepti i prezantimit të saj para publikut. Sipas saj do të jetë komplekse, ku të gjitha elementet artistike dhe ideologjike të lartpërmendura, do të përshkojnë një linjë vizuale- muzikore-teatrale, gjatë një fillimi, kulmi dhe fundi. “E gjithë shfaqja është e bazuar në raportin njeriu me veten, njeriu në raport me dashurinë dhe njeriu në raport me vdekjen. Dhe në fund këto raporte janë mes vetes, pra janë raporte në vetë të parë”, tregon Ema Andrea, një nga emrat e vlerësuar me suksese në art. Sipas regjisores Ema Andrea në shfaqje baza do të jetë muzika. “Kjo është një iniciativë e Rea Veizit, që është pianistja dhe jeton në Paris. Ajo më ftoi për bashkëpunim dhe të bënim një regji skenike. Unë e pranove, sepse vij nga një e kaluar klasike, dhe jam e rritur me muzikë e art klasik dhe tentoj kontemporanen. Kjo shfaqje midis artit vizual, muzikës kaliske dhe interpretimit mua m’u duk një trinom shumë i bukur për t’u shprehur ndryshe. Baza është muzika e pjesëve, që do të luhen në piano nga Rea dhe Sebastian”, tregon Ema Andrea, regjisore.  

Aktiviteti artistik

Rea Veizi është pianiste e specializuar në piano, muzikë dhome e pedagogji. Dymbëdhjetë vitet e para të studimeve i ka kryer në Liceun Artistik “Jordan Misja” Tiranë, nën drejtimin e Valbona Simixhiu dhe Anita Tartarit. Gjatë kësaj periudhe ajo vlerësohet me çmime të ndryshme në konkurse pianistike kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2008, pranohet në Konservatorin Superior të Castellonit, Spanjë, në klasën e Prof. Leonel Morales ku dhe diplomohet me rezultate te larta në vitin 2012. Ka luajtur në koncerte të ndryshme si soliste dhe muzikë dhome në Shqipëri, Spanjë, Francë e Itali. Prej vitit 2013 ajo jeton dhe punon në Paris, ku është diplomuar në Ecole Normale de Musique "Alfred Cortot", me Marian Rybicki në piano dhe Nina Patarcek në muzikë dhome dhe në “Schola Cantorum” me Billy Eidi. Ema Andrea  aktore, regjisore, kuratore dhe performuese me një karrierë artistike të gjatë e të suksesshme, por dhe me role të shumta. Ema ka bashkëpunuar në prodhimet e huaja si regjisore e "Davanti al vuoto" në Mantova, si aktore në "Hipermarketin Patriotik" në Beograd. Në vitin 2013 ajo bëhet bashkëthemelues dhe menaxhere i qendrës M.A.M. Ajo është nderuar me çmime në festivale të ndryshme të rajonit dhe Europës nga ku së fundmi në 2018 si aktorja më e mirë në “FIAT Festival” Sarajevë dhe çmimi special në “Skupi Festival”. Pianisti Sebastian Ene mban titullin Master of Science nga Konservatori Superior i Muzikës dhe Baletit në Paris dhe gjatë formimit të tij muzikor ka punuar me Roger Muraro dhe Isabelle Dubuis (Bachelor / DNSPM), Emmanuel Strosser dhe Cecile Hugonard-Roche (Master), Michael Levinas, Jean-Claude Pennetier dhe Corneliu Gheorghiu. Gjatë dymbëdhjetë viteve të para të pianos në Rumani ai ka fituar disa çmime në konkurse kombëtare e ndërkombëtare. Takimet e tij artistike me kompozitorët francezë Roger Tessier dhe Michael Levinas si dhe puna kërkimore pranë IRCAM kanë qenë thelbësore për formimin dhe specializimin e tij në këtë muzikë.

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat