BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

EMIN RIZA: Gjendja në monumentet e kulturës është katastrofike, ndërhyrjet mirëmbajtëse nuk janë sa duhet

EMIN RIZA: Gjendja në monumentet e kulturës është

Mirëmbajtja e monumenteve të kulturës është me rëndësi dhe parandalon më tej degradimin. Akademiku Emin Riza thotë se dikur në vend i kushtohej më shumë rëndësi mirëmbajtjes në monumentet e kulturës, por sot thotë ai edhe atelietë në rrethe janë dobësuar me personel dhe kjo nuk bëhet sa duhet. Në intervistën për gazetën “SOT” akademiku Emin Riza thotë se gjendja në monumentet e kulturës është katastrofike, një gjendje që sipas tij ka vite që ka nisur. Kryesues i grupit të punës që bënë gati dosjen e Gjirokastrës dhe Beratit për në UNESCO, akademiku Emin Riza shprehet me kritika për Institutin e Monumenteve të Kulturës në vend sot, me një emër tjetër, që sipas tij nuk po bën sa duhet. Akademiku thotë se për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dikur Instituti i Monumenteve të Kulturës ka qenë institucioni me vlera të jashtëzakonshme. Profesor Riza thotë se është shteti kryesori për mirëmbajtjen, ruajtjen dhe menaxhimin e vlerave të trashëgimisë kulturore. -Muaji që lamë pas ishte i trashëgimisë kulturore dhe më datë 29 shtator u shënua dhe Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore në vend. Jeni studiues i arkitekturës popullore, inxhinier e restaurator. Për ju, rëndësia e trashëgimisë kulturore në një vend? Historia e një kombi është historia e një numri shumë të madh njerëzish, që i bashkon të qenit kombas një emër dhe një karakteristikë e caktuar. Unë që në vitin 1962 jam caktuar atë kohë në grupin e kulturës materiale në trashëgiminë kulturore. Dhe jam adaptuar relativisht shpejt me këtë fushë, duke u përqendruar kryesisht në banesën popullore shqiptare. -Si specialist i fushës në trashëgiminë kulturore, çfarë mund të na thoni mbi punën e Ministrisë së Kulturës? Gjendja e monumenteve të kulturës është katastrofike, por që pas ‘90 ka vite që ka nisur. Shqipëria duke filluar që nga viti 1965 me krijimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës ka qenë padyshim vendi më i spikatur në Europë dhe më gjerë për përkujdesjet në fushën e monumenteve ndërtimorë të kulturës.

Edhe të huaj kompetentë kur kanë ardhur në Shqipëri, shumë prej tyre i kam shoqëruar unë në vend, kanë shprehur admirim të jashtëzakonshëm për njohuritë tona dhe punën , që bënte shteti shqiptar për vlerësimin e këtyre vlerave të papërsëritshme, që i përkasin kryesisht popullit shqiptar, por dhe më gjerë mbarë Europës. -Në kuadër të hartimit të planit të menaxhimit të integruar për qendrat historike Berat dhe Gjirokastër, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) në Ministrinë e Kulturës më parë bëri me dije se ka zhvilluar konsultime dhe anketime. Çfarë mund të na thoni? Edhe më parë është folur për plane të tilla të Ministrisë së Kulturës. Por është shteti kryesori për mirëmbajtjen, ruajtjen dhe menaxhimin e këtyre vlerave të trashëgimisë kulturore. -Jeni akademik, njëkohësisht dhe hartues i dosjes së Gjirokastrës dhe Beratit për në UNESCO, por jeni shprehur se gjendja problematike në objekte ka kohë që ekziston në këto dy qendra historike sidomos në Gjirokastër. Sipas jush, kjo ka ardhur jo vetëm se nuk zbatohet ligji, por dhe sepse në shumë raste fjala e specialistëve nuk është dëgjuar, ku me kritika jeni shprehur dhe për Institutin e Monumenteve të Kulturës në vend. Por si ka qenë grupi i punës vite më parë në IMK? Për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dikur Instituti i Monumenteve të Kulturës në vend ka qenë institucioni me vlera të jashtëzakonshme dhe në kuadrin europian. Por me shuarjen e grupit të parë që ka qenë Aleksandër Meksi, unë, Gjerak Karaiskaj, Valter Shtylla, Apollon Baçe, etj, nuk u ripërtrit brezi i dytë dhe kështu vazhdimisht brezat e tjerë pasues, që do të trashëgonin arritjet e grupit të parë dhe madje të arrinin nivele më të larta profesionale. Tani për tani në Institutin e Monumenteve të Kulturës (IMK) që tani me sa di është krijuar një tjetër, ka emër tjetër, janë disa punonjës që i cakton ministresha apo ministri me kriterin e njohjes personale jo të aftësisë profesionale dhe që këtu nisin problemet dhe gjendja është katastrofike në monumentet e kulturës. -Para ’90 si veprohej për monumentet e kulturës? Thelbi i të ashtuquajturit restaurim është kryerja e ndërhyrjeve mirëmbajtëse, që tani nuk bëhet sa duhet. Nuk do presësh të afrohet afër vdekjes dhe më pas ti japësh ilaçet. Ndërhyrjet mirëmbajtëse kërkojë pasjen e kujdestareve të monumenteve dhe të mjeshtrave ndërtues në të gjitha atelietë, që janë në qytetet e ndryshme të vendit. Kjo presupozon ekspedita të vazhdueshme për njohjen e gjendjes së monumenteve dhe në përputhje me dëmtimet e vogla dhe të vazhdueshme duhen bërë ndërhyrje përmirësuese të gjendjeve, pastaj natyrisht janë dhe ndërhyrjet restauruese që përfshijnë një synim më të gjerë për restaurimin e monumenteve. Por punimet mirëmbajtëse janë esenciale për ruajtjen e vlerave origjinale të monumenteve të kulturës në vend, që tani nuk ekzistojnë më këto përpjekje. -Sipas jush pse nuk ekzistojnë më këto përpjekje në monumentet e kulturës? Janë hequr kujdestarët e monumenteve, atelietë që janë në rrethe janë dobësuar në personel dhe mundësi për të pasur vrojtimin e gjendjes ekzistuese të monumenteve, kështu që gjendja e monumenteve në Shqipëri është katastrofike. Që nga vitet e themelimit, kryesisht që në 1962 dhe më vonë në 1965 me krijimin e IMK kanë qenë specialistë të shquar europianë, që e kanë konsideruar një nga institucionet më profesionale dhe më të përkujdesur për monumentet. Xhevat Erder drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Monumenteve për mbarë Europën erdhi për vizitë në Shqipëri dhe kur unë e shoqëroja dhe po e përcillja për të ngrënë drekën tek hotel “Dajti” ndaloi dhe tha Emin, Qendra Ndërkombëtare e Mbrojtjes dhe Restaurimit të Monumenteve nuk duhet të jetë në Romë, por të jetë në Tiranë. Praktikisht tani IMK dhe atelietë që janë në rrethe nuk kanë më personel si dikur. Një gjendje e keqe, madje unë kam dashur të bëj dhe një artikull më parë për këtë problem. -Ju herë pas here jeni shprehur se drejtues të IMK duhet të zgjidheshin po punonjës të tij. Çfarë ka sjellë kjo? Ka qenë një rregull vite para në kohën tonë, që drejtorët e Institutit të Monumenteve të Kulturës duhet të jenë nga grupi i punonjësve të institutit, jo të caktojnë ministrat e ministreshat e Kulturës kë duan. Shumë vite ne drejtorët e IMK i kemi pasur punonjës të institutit të monumenteve, që kanë qenë përgjegjës sektori, dhe më pas janë bërë drejtorë në IMK. Ne duhet të rikthejmë sërish që drejtorët e IMK të jenë nga grupi i punonjësve të institutit. -Me dekada keni dhënë kontributin tuaj në fushën e monumenteve të kulturës. Në punën tuaj çfarë keni synuar? Të jem specialist i asaj fushe. Që të jesh specialist duhet të njohësh dhe të marrësh pjesë aktive profesionale në studimin dhe restaurimin e tyre. Nuk mund të jesh restaurator pa njohur vlerat, pra pa qenë studiues i objektit që do të restaurosh. Por meraku im është që gjendja e monumenteve të kulturës në Shqipëri siç e shpreha është katastrofike. Vlerat monumentale të monumenteve në vend i përkasin jo vetëm Shqipërisë, por dhe mbarë njerëzimit dhe është e domosdoshme që të bëhet maksimumi për ruajtjen e vazhdueshme të tyre, sepse shkatërrimi është armiku kryesor i tyre dhe mosnjohja e gjendjes gjatë gjithë kohës, mosbërja e ndërhyrjeve mirëmbajtëse dhe të restaurimit është rrethana esenciale për shkatërrimin e këtyre vlerave të papërsëritshme.

Më të lexuarat