BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Emin Riza: Gjendje e rënduar në monumentet e kulturës, Ministria e Kulturës duhet të njohë situatën dhe të vendosë specialistët e duhur

Emin Riza: Gjendje e rënduar në monumentet e kulturës, Ministria

Shtatori muaji i trashëgimisë kulturore, por për monumentet e kulturës duhet më shumë punë dhe kujdes. Akademiku Emin Riza thotë se problematika e gjendjes së monumenteve të kulturës në vend prej vitesh ka ardhur duke u rënduar. Në intervistën për gazetën “SOT” akademiku Riza shprehet se kjo vjen edhe për shkak se nuk funksionon si dikur Instituti i Monumenteve të Kulturës. Me kritika ndaj institucioneve, akademiku Riza thotë se edhe ato restaurime që bëhen nuk ndiqet drejtësisht kriteri i profesionalizmit për hartimin e projektit. Emin Riza është një ndër emrat më të shquar të restauruesve shqiptarë dhe një nga studiuesit më të mirë në fushën e ndërtimeve të vjetra, i cili shprehet se dhe Berati e Gjirokastra duhet të kenë më tepër vëmendje nga institucionet.

-Ministrja e Kulturës ka pohuar se shtatori është muaji i trashëgimisë kulturore. Ju jeni shprehur se problemet në monumentet e kulturës janë rënduar, çfarë është shqetësuese?

Një nga detyrat kryesore të Ministrisë së Kulturës është ruajtja e trashëgimisë kulturore, në të cilën monumentet zënë vendin kryesor. Problematika e gjendjes së monumenteve të kulturës në Shqipëri këto vite ka ardhur duke u rënduar edhe për shkak të mosfunksionimit si duhet të institucioneve, siç ka qenë tradicionalisht gjendja në Shqipëri ku Instituti i Monumenteve të Kulturës dikur ishte një nga organizatat më të mira europiane për ruajtjen e monumenteve. Këtë nuk e them vetëm unë, por edhe specialistët e huaj që vinin dhe shikonin punën në Shqipëri. Por fatkeqësisht ndër vite pas ‘90 kjo gjendje mund të them është rënduar në monumentet e kulturës.

-Sipas jush, cilat janë arsyet që ju pohoni këtë gjendje?

Një nga arsyet është personeli drejtues. Instituti i Monumenteve të Kulturës këtu e 20 vjet përpara besoj ka marrë një vendim, që drejtuesit e IMK do të dalin nga punonjës të IMK. Për arsyen e kuptueshme se Shqipëria nuk ka shkolla për specialistë të kësaj fushe, kështu që vetë Instituti i Monumenteve të Kulturës është njëkohësisht edhe krijuesi i profesionistëve, që do të punojnë në këtë fushë. Mirëpo më vonë ky kriter u shkel dhe gjendja është problematike në trashëgiminë kulturore. Edhe Ministria e Kulturës për habinë time që duhet ti kishte monumentet një nga problematikat thelbësore, praktikisht nuk tregon atë interes që duhet. Mos harroni që pas ‘90 u hoq dhe rrjeti i kujdestarëve për monumentet e kulturës. U hoqën edhe disa grupe specialistësh për ndërhyrje mirëmbajtëse jo restauruse të plota, që menjëherë ndërhynin për të mos lejuar përhapjen e dëmtimit.

-Ju dhe të tjetër specialistë të fushës së trashëgimisë kulturore herë pas here pohoni ndërhyrjet restauruese në monumentet e kulturës. Për ju çfarë ka qenë problem?

Ka pasur dhe ndërhyrje restauruese, që nuk janë bërë si duhet. Edhe ato pak restaurime që bëhen nuk ndiqet drejtësisht kriteri i profesionalizmit për hartimin e projektit të restaurimit, për diskutimin e projektit në organet që janë të ngarkuara për këto detyra, dhe iu ngarkohen dhe atyre që nuk kanë një ide se çfarë është restaurimi. Thelbi i restaurimit siç thotë karta e restaurimit është vijimësia e ndërhyrjeve mirëmbajtëse, ta ruajmë ashtu siç është. Monumentet nuk krijohen, ato ruhen. Por tek ne ka vite, që ky parim po shkelet.

-Jemi në muajin e trashëgimisë, por ju më herët jeni shprehur dhe për Tiranën me probleme. Çfarë është shqetësuese?

Në Tiranë kemi humbje të parikthyeshme të monumenteve të kulturës. Kjo që ka ndodhur dhe po ndodh me ndërtesat e vjetra në Tiranë është shumë shqetësuese.

-Margariti u rikonfirmua në detyrë sërish si ministre e Kulturës. Sipas jush çfarë duhet bërë në vijim për trashëgiminë kulturore?

 Në punën për trashëgiminë kulturore, ministrja duhet të njohë gjendjen e monumenteve të kulturës mirë, të vendosë specialistët e kualifikuar në fushën e vlerësimit të monumenteve të kulturës. Por dhe të përpiqet për fondet dhe mjetet e duhura për organizimin e ndërhyrjeve restauruese të monumenteve të kulturës, që janë vijueshëm pjesë e vlerësimit të monumenteve.

-Ju keni qenë dhe vetë dikur drejtor në IMK. Në ato vite, si organizohej puna?

Në vitin 1965 u krijua IMK, por më parë ishte grupi i kulturës materiale kur unë u emërova në 1962 bashkë me dy kolegë të tjerë. Pastaj që nga 1965 unë kam punuar vijueshëm në Institutin e Monumenteve të Kulturës (IMK). Duke qenë në fillim përgjegjës i sektorit të ndërtimeve popullore dhe vonë u bëra nëndrejtor në IMK dhe më pas drejtor. Në atë kohë pozitive ishte që Institutin e Monumenteve të Kulturës e drejtonte një specialist siç isha unë dhe pjesa themelore e punonjësve, të cilët punonin me vëzhgimin e gjendjes së monumenteve të kulturës, me përcaktimin ku duhej ndërhyrë dhe mënyra se si duhet ndërhyrë. Kjo ishte nga kolegë, që ishin të formuar në punë dhe nëpërmjet punës. Pra ishin dhe të specializuar në një institucion, i cili merrej me vlerësimin e monumenteve të kulturës. Kjo ishte themelore atë kohë.

-Me rëndësi sipas jush ka qenë dhe revista “Monumentet”. Çfarë sillte ajo?

Revista “Monumentet” ka qenë botim i IMK, sot nuk e di çfarë bëhet me të. Por aty botoheshin monografi të ndryshme dhe artikuj. Por artikuj kishte dhe në revista të tjera që botoheshin në vendin tonë dhe ishin artistike-kulturore. Botimet sot në fushën e trashëgimisë kulturore nga institucionet rrotullohen rreth zeros.

-Kryesues i grupit të punës që bënë gati dosjen e UNESCO-s për Gjirokastrën dhe pjesë e grupit që përgatiti këtë dosje për Beratin. Çfarë duhet bërë për ruajtjen e tyre në vijim?

Butrinti bashkë me Gjirokastrën dhe Beratin janë edhe pasuri botërore. Organet ndërkombëtare të ngarkuara për këtë punë i kishin caktuar çdo shteti numrin e pasurive kulturore, që duhet të jenë botërore. Shqipëria kishte dy vende, vetëm dy pasuri botërore mund të shpallte, së pari ka qenë Butrintit. Dhe kur unë shkova në Paris në organizatën ndërkombëtare për të propozuar Gjirokastrën dhe Beratin të them të drejtën nuk e dija, që Shqipëria paskësh pasur vetëm dy vende. Drejtuesi aty më tha që dy monumente keni, prandaj keni vendosur atë që keni, dhe tani është dhe një vend tjetër ose Beratin apo Gjirokastrën. Unë ngula këmbë që nuk mundet vetëm një, por të paktën këto dy monumente. Unë arrita ta bind atë që ai filloi ta ndryshonte qëndrimin dhe më rekomandoi do ti quajmë monumente çift, pra një numër. Berati dhe Gjirokastra janë shpallur pasuri botërore si monumente çift. Berati do kujdes dhe ndërhyrje restauruese aty ku janë problemet. Për Gjirokastrën them që duhet të vazhdojnë ndërhyrjet restauruese, ose më popullorçe ndërhyrjet mirëmbajtëse të strukturave dhe elementëve të ndryshëm arkitektonik dhe dekorativ të banesave gjirokastrite, të cilat janë unikale në Ballkan.

-Kur flasim për monumentet e kulturës, si bëhet vlerësimi për tu futur në listë?

Këtë duhet ta shikojnë specialistët e fushës. Pa e njohur gjendjen e monumenteve të kulturës në Shqipëri, pa studiuar se çfarë është botuar, pa studiuar ligjet në kohë të ndryshme, pa shëtitur qytetet kryesore dhe në fshat për monumentet sigurisht që nuk je në gjendje. Pa njohur gjendjen nuk mund të vendosësh edhe ku duhet ndërhyrë.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat