BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Kultura

Emin Riza: Ja problemet e monumenteve të kulturës, drejtuesit e institucioneve e shohin veten si agallarë, IMK dhe MK përgjegjëse

Emin Riza: Ja problemet e monumenteve të kulturës, drejtuesit e

Monumentet e kulturës në vend përballen me probleme të ndryshme, dëmtime apo dhe mungesën e ndërhyrjeve nga institucionet e trashëgimisë kulturore. Edhe pse ka raste që bëhet me dije nga institucionet për ndonjë projekt ndërhyrje, sërish specialistët shprehen se sot nuk janë me punën që bëhej dikur për mbrojtjen dhe restaurimin e monumenteve të kulturës në vendin tonë. Ndërsa denoncime për dëmtimet vazhdojnë në objekte të ndryshme të trashëgimisë kulturore, akademiku Emin Riza thotë se pas viteve ’90 ajo që po ndodh me monumentet e kulturës dhe institucionet e trashëgimisë sonë kulturore është një katastrofë. Profesor Emin Riza është një ndër emrat më të shquar të restauruesve shqiptarë dhe një nga studiuesit më të mirë në fushën e ndërtimeve të vjetra. Kryesues i grupit të punës që bënë gati dosjen e UNESCO-s për Gjirokastrën dhe Beratin, akademiku Emin Riza shprehet me kritika për Institutin e Monumenteve të Kulturës në vend sot ( Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore), si dhe Ministrinë e Kulturës. “Gjendja në institucione është që aa nuk kanë idenë dhe as nuk i vizitojë sa duhet monumentet e kulturës në vend. Asgjë sot. Probleme monumentet tona të kulturës kanë, por kryesore nga vlerat janë kishat dhe kalatë në vend, por nga vlerat si pasuri kulture janë dhe banesat e vjetra sepse aty jetohet. Nëse nuk shkon ta shikosh dhe rregullosh natyrisht që ata pronarët, që mund të banojnë në një shtëpi të vjetër duan dhe ta transformojnë, investojnë. Unë kritikat i kam për Institutin e Monumenteve të Kulturës dhe Ministrinë e Kulturës. Por gjendja në të cilën është IMK sot pothuajse 100 për qind bie si përgjegjësi mbi Ministrinë e Kulturës. Kur them IMK domethënë që jo se ka fajin ministria”, shprehet akademiku Riza, që dhe më parë ka reaguar për institucionet në vend.

Drejtuesit në institucione

Akademiku i njohur shpreh keqardhjen, që sot funksionarë të lartë në institucione e shikojnë veten siç thotë ai aga. Sipas tij specialistë të njohur të fushës së trashëgimisë sonë kulturore pak thirren për t’iu marrë mendimin. “Pas viteve ‘90 është një katastrofë e vërtetë. Sot unë, Valter Shtylla, Genc Samimi etj, as na llogarit njeri, jemi apo nuk jemi gjallë nga drejtuesja e re. Tek ne po u bëre ministër ose ndonjë funksionar i lartë je aga. Pra është një gjendje katastrofike, parimi thelbësor për Institutin e Monumenteve të Kulturës është që duhen marrë punonjës inxhinierë, që kanë përvojë dhe menjëherë pasi emërohen duhet ti bashkëngjiten një më me përvojë”, thotë akademiku Riza. Akademiku Emin Riza duke folur për gjendjen që janë sot institucionet e trashëgimisë kulturore në vendin tonë sjell në vëmendje, se në vitin 1981 drejtori i Qendrës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Monumenteve gjatë një vizite në vendin tonë kishte vlerësuar punën që bëhej me monumentet e kulturës ato vite. “Xhevat Erder drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Monumenteve për mbarë Europën në vitin 1981 erdhi për vizitë në Shqipëri dhe kur unë e shoqëroja dhe po e përcillja për të ngrënë drekën tek hotel “Dajti” ndaloi dhe tha Emin: “Qendra Ndërkombëtare e Mbrojtjes dhe Restaurimit të Monumenteve nuk duhet të jetë në Romë, por të jetë në Tiranë”. Unë çudita, sepse ne nuk para dilnim atëherë. Pas 6- muajsh u bë një konferencë ndërkombëtare në Romë, ku më thirri edhe mua. Ai drejtonte konferencën dhe tha para auditorit, që kishte përfaqësues nga gjithë Europa për gjendjen jashtëzakonisht pozitive të Shqipërisë për mbrojtjen dhe restaurimin e monumenteve”, tregon akademiku Riza. Në vendin tonë problemet me objektet e kultit monumente kulture nuk janë të pakta, po ashtu dhe banesat historike apo dhe në kala të ndryshme, ku sipas specialistëve duhet një plan pune për të parandaluar dëmtimet që ndodhin.