
Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Emin Riza: Kujdesi për monumentet e kulturës duhet të jetë i vazhdueshëm, fatkeqësisht kemi një rënie të Institutit të Monumenteve të Kulturës

Shkruar nga Julia Vrapi 30 Shtator 2023

Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore riktheu sërish në vëmendje problemet, që sipas specialistëve të fushës duhet treguar më shumë kujdes për të njohur gjendjen e monumenteve të kulturës në vend. Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore akademiku Emin Riza u shpreh se kujdesi duhet të vijë në rritje për monumentet e kulturës nga Ministria e Kulturës, si dhe institucionet e tjera për trashëgiminë kulturore. Por sipas akademikut Riza IMK sot (Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore) nuk është më si dikur. “Fatkeqësisht Instituti i Monumenteve të Kulturës ka një rënie të theksuar në shumë drejtime, duke filluar në radhë të parë dhe në zgjedhjen e drejtuesve të institutit, sepse më përpara drejtuesi i IMK dilte nga vetë kolektivi. Nuk ka në vendin tonë shkolla të posaçme, as në vende të tjera për të formuar specialistë për studimin e gjinive të ndryshme të monumenteve të kulturës. Shqipëria duke pasur një Institut të Monumenteve të Kulturës shumë të rëndësishëm dikur me punë dhe nëpërmjet punës arriti që ngrejë mjaft mënyrën se si duhet formuar grupimi i studiuesve sipas fushave të ndryshme, duke qenë ato tri kryesoret: banesat, ndërtimet e kultit dhe ndërtimet mbrojtëse”, thotë Riza. Sipas akademikut Emin Riza kujdesi për monumentet e kulturës në vend duhet të jetë i vazhdueshëm. Ai thotë se përballë gjendjes që është sot ku nuk kanë munguar edhe problemet më parë, njohja e gjendjes së monumenteve të kulturës ka rëndësi, gjë e cila duhet bërë nga institucionet përgjegjëse në fushën e trashëgimisë kulturore. “Duhet që kujdesi i monumenteve të kulturës të jetë i përhershëm dhe i vazhdueshëm, ku ai lidhet në radhë të parë me njohjen e vazhdueshme të gjendjes së këtyre monumenteve. Për arsye se duke qenë ndërtime shumë shekullore shpesh shkatërrimi është pjesë aktive e jetës së këtyre monumenteve të kulturës, ndaj duhet që vazhdimisht të mbikëqyret gjendja ekzistuese e tyre në mënyrë që sapo të konstatohet një prishje disi e vogël ajo patjetër duhet të riparohet, sepse prishja e vogël mund të bëhet e madhe. Riparimi natyrisht është një zgjidhje e nevojshme e domosdoshme, por nuk është se kthen vlera origjinale, ndalon prishjen e mëtejshme të monumenteve, degradimin e tyre”, thotë Riza.
Puna dikur me monumentet e kulturës
Akademiku Riza është autor i shumë projekteve dhe drejtues i punimeve të restaurimit, por ka përgatitur dhe dosjet për cilësimin e Gjirokastrës e të Beratit “Pasuri Botërore” prej UNESCO-s. Akademiku Riza më parë ka shprehur se sa kohë që Instituti i Monumenteve të Kulturës pati brezin e parë dhe të dytë të restauratorëve ka qenë institucioni më i mirë për restaurimin e monumenteve të kulturës jo vetëm në vendin tonë, por sipas tij kjo është pohuar dhe nga specialistë të huaj të trashëgimisë kulturore. “Shqipëria është paraqitur siç e thonë dhe shumë të huaj specialistë një nga vendet më të shquara në Europë për trajtimin e trashëgimisë kulturore, duke përfshirë këtu dhe ndërtimet e thjeshta, si banesat që janë shumë përfaqësuese të mënyrës së jetesës. Shqipëria ka ditur që ti marrë dhe ti analizojë siç duhet këto, duke dhënë një kontribut thelbësor për të kaluarën e popullit shqiptar”, thotë akademiku Riza. 29 shtatori u shpall Dita Kombëtare e Trashëgimisë në vitin 2003.
Më të lexuarat


Në skenën e TKOB do të ngjiten 200 artistë për operën “Carmen”, që do të vijë me regji nga Giandomenico Vaccari me një koncept të ri

Shfaqja “Vizita” pas festivalit “Moisiu” në skenën e teatrit “Migjeni”

Shqipëria me një tjetër pasuri në UNESCO, Transumanca në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale botërore

“Sallat e 83 shteteve të Europës i ka befasuar”, poeti Agim Doçi flet për humbjen e Kabashit: I pari që ka ngritur në këmbë Pallatin e Kongreseve, pas komandantit

Ekspozitë në 110-vjetorin e lindjes së nobelistit francez Albert Camus

Artistët: Galeria e jashtëzakonshme e karaktereve që Mirush Kabashi luajti me mjeshtëri do të mbetet në memorien tonë, si një kontribut i shquar për skenën dhe kinemanë shqiptare

Festivali “Hapat”, Prevazi thotë se selektohen vlerat, ndërsa të rinjtë e shohin si një mundësi për të shfaqur idetë dhe vizionet e tyre

Elton Koritari: Ekspozita “Armëpushim” dëshmi e forcës kolektive dhe e shpirtit bashkëpunues

Restaurohen tre ikonat e autorit Dicho Zografi, që kanë qenë pjesë e ikonostasit dhe interierit në kishën e Shën Kollit

Festivali teatror “Hapat” me dhjetë shfaqje në konkurrim, “Të parët dhe të fundit” dhe “Yjësit” në mbrëmjen e parë në skenë
