BREAKING NEWS

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me Amerikën, ishte aq mendjelehtë. Shpëton vetëm nëse ikën në...

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia bën lëvizjen e menjëhershme

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia
x
BREAKING NEWS

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë ambasadorja Yuri Kim, paralajmëron aksion kundër zyrtarëve të korruptuar: Askush nuk është mbi ligjin!

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë
x
BREAKING NEWS

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillime: Drejtësia e re po vepron! E gjithë armata e punonjësve të drejtësisë ishte e lidhur me...

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën
x
BREAKING NEWS

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon kush e ka radhën pas Sali Berishës dhe paralajmëron ‘TËRMET’ në skenën politike shqiptare: Ky politikan është një model skizofrenik. Rama mund të detyrohet të...

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet marra

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon
x
BREAKING NEWS

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në drejtësi”, Klodiana Lala zbulon informacione për vendndodhjen e ish-kryeprokurorit: Më kanë ardhur foto! Avokati paraqiti akt ekspertimin, vuan nga një sëmundje e…

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në
x
BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x

Kultura

Emin Riza: Ministria e Kulturës të kryejë detyrën për Gjirokastrën, të mos lejohen ndërtimet që mund të dëmtojnë vlerat historike

Emin Riza: Ministria e Kulturës të kryejë detyrën për

Ndërtimet që mund të dëmtojnë vlerat e qendrës historike të Gjirokastrës nuk duhet të lejohen nga Ministria e Kulturës. Kështu shprehet akademiku Emin Riza, njëkohësisht dhe hartues i dosjes së Gjirokastrës për në UNESCO, i cili kundërshton dhe projektin Bypass. Sipas tij, për ndërtimet e reja që bëhen në qendrën historike përgjegjësia është e Ministrisë së Kulturës. “Nuk lejohet asnjë ndërtim i ri në qytetin muze të Gjirokastrës, ashtu si në të gjithë monumentet e veçantë dhe bashkësitë e monumenteve të kulturës. Unë nuk jam për atë Bypass në Gjirokastër. Ministria e Kulturës ka përgjegjësi për Byppas në Gjirokastër, por në radhë të parë e ka Instituti i Monumenteve të Kulturës ”, shprehet akademiku Riza, i cili dhe më parë e ka kundërshtuar këtë projekt. Në reagimin e tij për qendrën historike të Gjirokastrës, akademiku Emin Riza vijon më tej se Ministria e Kulturës duhet të kryejë detyrën që i takon, por gjithmonë çdo ndërhyrje duke qenë në zbatim me atë që lejon ligji. “Unë jam specialist dhe ministria nuk është specialiste. Gjirokastra do të funksionojë me atë rrjet rrugor që ka, flas për Gjirokastrën zonë muze dhe zonë të mbrojtur. Ministria e Kulturës të kryejë detyrën që i takon. Ministria më ka marrë dhe më ka vënë në atë detyrë që më ka vendos, dhe duhet të më dëgjojë mua si specialist. Unë si specialist them atë që thonë ligjet për qendrën historike, nuk e kam shpikur unë”, vijon më tej akademiku.

Gjirokastra në UNESCO për vlerat

 Në reagimin e tij akademik Emin Riza është kundër çdo ndërhyrje, që mund të shkaktojë dëm sipas tij në qendrën historike të Gjirokastrës. Ai thotë se Gjirokastra nevoja do të ketë sa të jetë jeta, por nuk do të ndryshojë. “Po ato rrugë që ka ato do të ketë. Ne duhet të zbatojmë ligjet. Ndërtimet e reja, që mund të dëmtojnë vlerat e qendrës historike nuk duhet të lejohen. Çdo ndërhyrje në Gjirokastër duhet të jetë sipas ligjit për të ruajtur trashëgiminë kulturore”, vijon më tej Riza. Akademiku Emin Riza shprehet se ndër vite nga Ministria e Kulturës nuk është bërë sa duhet për qendrën historike, ku dhe banesat monument kulture kanë probleme. “Gjirokastra u fut në UNESCO për vlerat e jashtëzakonshme historike arkitektonike dhe urbanistike. Por ndër vite Ministria e Kulturës për qendrën historike dhe ruajtjen e vlerave ka bërë shumë pak. Specialistët kanë të drejtë, sepse duhet të ndërhyhet më shumë për restaurimet e banesave”, vijon akademiku. Në lidhej me projektet që janë në Gjirokastër, akademiku Riza thotë se ka munguar një ftesë për të qenë në ministri për të diskutuar. “Mua ministria nuk më ka thirrur, ata e dinë që unë flas”, vijon Riza. Më 15 korrik të vitit 2005 Gjirokastra u përfshi në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, e vlerësuar për arkitekturën, historinë dhe traditën e saj.