BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Kultura

Emin Riza: Veprat nuk duhet të lihen në degradim, Ministria e Kulturës dhe IMK të ndërhyjnë dhe të bllokojnë dëmtimin

Emin Riza: Veprat nuk duhet të lihen në degradim, Ministria e

Restaurimi i mozaikut “Shqipëria” në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar disa ditë më parë u bë me dije se ka nisur. Një vepër, që prej vitesh u la pa ndërhyrje duke sjellë probleme. Mozaiku është pohuar nga artistë të ndryshëm edhe si më i madhi në Ballkan. Restaurimi i tij është një kontribut i programit “EU for Culture” i Bashkimit Evropian”. Lajmi për restaurimin e mozaikut u mirëprit nga autorët e veprës, si dhe nga specialistë të ndryshëm të fushës së trashëgimisë, edhe pse ata e quajtën shumë vonë këtë ndërhyrje, që duhej të kishte nisur vite më parë. Për akademikun Emin Riza, ajo që po ndodh sot me vepra dhe objekte të ndryshme që kanë probleme tregon dhe mungesën e vëmendjes së institucioneve përgjegjëse në trashëgiminë kulturore. Edhe më parë akademiku i njohur është shprehur me kritika për Ministrinë e Kulturës apo dhe Institutin e Monumenteve të Kulturës, duke pohuar se duhet të tregojnë më vëmendje për dëmtimet që kanë objekte të ndryshme. I pyetur për mozaikun, Emin Riza thotë se përgjegjësia është e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës ndër vite, që nuk treguan kujdes. “Për mozaikun shpresoj të bëhet një ndërhyrje si duhet restauruese. Mozaiku “Shqipëria” në fasadën e MHK edhe pse nuk jam specialist i veprave të artit, sepse unë jam për arkitekturën, por pa dyshim që është një risi që i kalon dhe kufijtë e Shqipërisë. Tani po flitet që ka nisur ndërhyrja e restaurimit në muze, por në vite u la në degradim. Është punë shqiptarësh kjo, dhe dihet problemet që janë tek ne me. Zvarritja është në mënyrën shqiptare të interpretimit të domosdoshmërisë për ndërhyrje, pra hë sot, hë nesër dhe kalojnë muajt e vitet”, shprehet akademiku Emin Riza, një nga zërat në mbrojtje të trashëgimisë kulturore në vendin tonë.

 Puna me veprat

Mozaiku “Shqipëria” në ballinë të Muzeut Historik Kombëtar vijoi degradimin në vite. Nuk duhej ta vëzhgoje me kujdes për të dalluar copëzat e gurëve, që formojnë hapësirën ku shtrihet  "Shqipëria" që janë shkëputur duke krijuar harta gropash. Ndërsa drejtuesit e institucioneve në vite flisnin për restaurimin, vetëm tani po realizohet ndërhyrja me fondet e BE. Akademiku Emin Riza thotë se zvarritja për ndërhyrjen restauruese kur kemi arkitektë, specialistë të mozaikut, si dhe autorët nuk ka qenë e drejtë. Akademiku thotë se institucionet duhet të bllokojnë dëmtimet. “Është folur në mos gaboj edhe para disa vitesh, por nuk e kanë problem institucionet tona që merren me veprat dhe objektet. Veprat nuk duhet të lihen në degradim. Ministria e Kulturës dhe IMK duhet të ndërhyjnë para se veprat të degradojnë, mos të lihen sa të dëmtohen rëndë, sepse dhe ndërhyrja do të jetë më e madhe. Duhet bllokuar dëmtimi edhe në objekte të trashëgimisë apo dhe vepra të tjera. Unë jam arkitekt, por për mua duhet bërë sa më shpejt restaurimi i pjesëve të dëmtuara në mënyrë që të mos vazhdojë më tej dëmtimi i mozaikut”, thotë akademiku Riza. Rreth 440 metra katrorë, mozaiku nisi të shfaqë probleme vite më parë. Në vite pati edhe zëra historianësh, që kërkuan heqjen e mozaikut për frymën që sipas tyre përcjell. Por edhe pse me diskutime, në vite mungoi një ndërhyrje si duhet dhe me kohën dolën më në pah problemet e tij. Mozaiku me sipërfaqe prej rreth 440 metra katrorë me përmasa 40 x 11 metra, është më i madhi i këtij lloji në Shqipëri. Ai u përurua bashkë me muzeun në vitin 1981. Suporti i tij përbëhet nga një panel me llaç çimentoje, brenda të cilit është përfshirë një zgarë hekuri. Mozaiku paraqet një skenë masive me luftëtarë, burra e gra, që nga ilirët me harqe e parzmore, tek partizanët me pushkë në dorë. Vite më parë, në këtë mozaik është bërë një modifikim. Në vitet e para të demokracisë, flamurit në qendër të mozaikut iu hoq ylli me pesë cepa. Mozaiku mban emrin e autorëve të njohur Vilson Kilica, Josif Dobroniku, Agim Nebiu, Anastas Kostandini dhe Aleksandër Filipi.