BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Kultura

Enada Hoxha me letrën e Violetës nga “La Traviata”, në produksionin “Letra e mbrëmjes”

Enada Hoxha me letrën e Violetës nga “La Traviata”,

“Letra e mbrëmjes” erdhi si një produksion i veçantë i teatrit “Aleksandër Moisu”, në qytetin e Durrësit. Për disa javë artistë të trupës së këtij teatri, por dhe të tjerë ishin pjesë e këtij produksioni me ide dhe regji nga Driada Dervishi. Nata e fundit e këtij produksioni solli prima balerinën Enada Hoxha, që iu bashkua nismës lexo dhe ti një letër. Nga akti i tretë i operës “La Traviata” prima balerina Enada Hoxha solli letrën, që Violeta merr nga babai i Alfredos. Leximi i letrës u pasua nga aria e njohur që paraprin fundin e Violetës "Addio del passato", që erdhi nën koreografinë dhe interpretimin e Enada Hoxhës. Teatri më herët për mbrëmjen e fundit më 24 korrik shprehej se një artiste me ndjeshmëri të lartë dhe elegancë skenike që nuk njeh kohë, një personazh televiziv, koreografe, Enada Hoxha vjen me një letër shkëputur nga kryevepra e Giuseppe Verdit, opera “Traviata”. Me aktivitetin e saj artistik si balerinë Enada Hoxha ka shumë vlerësime, një nga emrat dashur për publikun që gjithmonë e ka duartrokitur në veprat e ndryshme të baletit në skenë. Me një karrierë të shkëlqyer në Shqipëri, por edhe me shfaqje të suksesshme jashtë saj Enada Hoxha këtë herë ishte pjesë e këtij projekti me regji nga Driada Dervishi, e cila shprehet se e vlerëson këtë bashkëpunim me prima balerinën. “Me Enada Hoxhën ishte një bashkëpunim nga më të bukurit. Unë enkas e kisha lënë Enadën në fund. Me nocionin e aktrimit, me teknikën e përsosur që vetë prima balerina ka është shumë rrallë, që të gjendet te një person. Unë them që ne jemi me fat, që Shqipëria ka një talent të tillë”, shprehet mes të tjerave regjisorja e njohur Driada Dervishi, e cila në reagimin e saj më parë ka vlerësuar të gjithë artistët që ishin pjesë e këtij produksioni, që publiku e ndoqi online në faqen e teatrit në Facebook dhe Youtube.

Programi dhe artistët

"Letra e mbrëmjes”, si një produksion i veçantë i teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës me ide dhe regji nga Driada Dervishi, udhëheqës i projektit është Elio Bajramaj. Aktorët e trupës së teatrit në Durrës janë Adelina Muça, Besmir Bitraku, Gjegj Doçi, Suela Bako, Ervin Doko, Mimoza Marjanaku, Marvin Tafaj, Jaho Guma dhe Erion Hodo. Por nismës lexo dhe ti një letër iu bashkuan edhe artistë të tjerë që nuk janë pjesë e trupës artistike të teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës si Aishe Stari, Anisa Markarian, Florian Vlashi, pjesëmarrëse ishte dhe shkrimtarja dhe skenaristja e njohur Natasha Lako, për të vijuar dhe me aktorët Romir Zalla, Era Çaushi, Igli Zarka. Videografia u realizua nga Uendi Çerma, teknik ndriçimi Luan Tapia dhe Muhamet Cani, teknik audio Ronaldo Harapi. Rekuizita nga Estela Rexhepi, Nexhmie Mema, ku veshjet u realizuan nga Ardi Asllani dhe Joni Peçi. Bashkëpunëtor në këtë nismë janë dhe Kliton Zguri dhe Julian Shyti. "Letra e mbrëmjes" solli në vëmendje artin antik të korrespondencës epistolare, një prej formave më të hershme të komunikimit, letrën. Për disa mbrëmje aktorë dhe artistë të tjerë erdhën për artdashësit me një seri letrash të njohura dhe jo, nga personazhe të epokave të ndryshme, që i bën bashkë dëshira për të komunikuar. E para letër që hapi këtë sipar ishte një nga më të njohura të dashurisë, letra e Tatjanës dërguar Onjeginit, marrë nga romani përfaqësues i letërsisë romantike ruse “Eugene Onjegin” shkruar në 1833 nga autori Aleksandër Pushkin. Kjo letër erdhi për publikun nga aktorja e njohur Adelina Muça, që e ndoqi online në faqen e teatrit në Facebook, Instagram dhe Youtube, ku mbrëmja e fundit ishte me prima balerinën Enada Hoxha, që iu bashkua nismës lexo dhe ti një letër.