BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Endri Sina: Jemi në një vakum të tmerrshëm të botimit të veprave muzikore shqiptare, Ministria e Kulturës të ketë një plan konkret

Endri Sina: Jemi në një vakum të tmerrshëm të botimit

Baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria” nga kompozitori Tish Daija, që erdhi në skenën shqiptare me koreografi nga Panajot Kanaçi dhe dirigjent Mustafa Krantja do të botohet. Një lajm nga Akademia e Shkencave, që pak ditë më parë që u mirëprit nga krijues të ndryshëm. Sipas tyre kjo duhet të vazhdojë dhe për veprat e tjera madhore, që janë krijuar para viteve ’90, por dhe për ato vepra pas këtyre viteve. Në vendin tonë shumë pak është bërë për botimet e veprave muzikore. Ndërsa një pjesë e paktë janë botuar në mënyrë private, pjesa tjetër nuk është e botuar. Kompozitor dhe pedagog në Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Arteve, Endri Sina thotë se botimi i veprave është një nismë shumë e mirë. Por sipas tij sot institucionet në vend duhet të kenë në vëmendje për të botuar dhe atë pjesë të krijimtarisë, që është shkruar pas viteve ’90, pasi kemi një vakum të tmerrshëm në fushën e botimeve të veprave muzikore. “Nisma për botimin e veprave shqiptare është shumë e mirë. Por nuk mund të flasim vetëm për ata autorë, që kanë shkruar më parë dhe nuk janë më. Aq më tepër që ne sot jemi në një vakum të tmerrshëm të botimeve të veprave muzikore shqiptare prej një kohe të gjatë. Ne si autorë kemi bërë aq sa kemi mundur vetë. Ne kemi pasur botim me romancat shqiptare, që janë pjesë e festivalit që zhvillojmë. Por janë shumë pak botime sot për atë që na duhet”, thotë Sina në një reagim të tij. Për kompozitorin e njohur dhe pedagogun arteve Endri Sina interes për veprat shqiptare po tregojnë jo vetëm instrumentistë shqiptarë, por dhe ata të huaj. “Ka shumë kërkesa dhe nga instrumentistë të ndryshëm për veprat muzikore, por dhe nga të huajt që janë të interesuar për të pasur partiturat muzikore shqiptare. Sidomos partiturat e muzikës së dhomës”, thotë pedagogu i arteve dhe kompozitori Endri Sina.

Vështirësi për botimet

 Ministria e Kulturës me politikat e saj në fushën e artit është e para, që duhet të merret me botimin e veprave muzikore shqiptare. Por kompozitori i njohur Endri Sina thotë se dhe të tjerë institucione duhet ta vijojnë këtë. “Ka mangësi të madhe për botimet muzikore. Por duke filluar që nga Ministria e Kulturës që duhet të ketë një plan edhe nga institucionet e tjera duhet të vijojnë me tej me botime. Akademia i quan dhe botime shkencore, sepse mund të shtojë listën e veprave madhore të muzikës, që duhet të botohen. Por dhe Ministria e Kulturës duhet të ketë vëmendje te kjo pjesë me veprat muzikore si ato para viteve ’90, por dhe pas. Botime të organizuara në mënyrë institucionale nuk kemi, pra të jenë institucionet që duhet ta kenë në plan për ta bërë këtë gjë”, tregon kompozori Sina. Sipas kompozitorit Endri Sina, një vepër muzikore sot mund ta gjesh në mënyrë private, apo tek ato botime të vjetra që kanë qenë më parë. Por Sina shton, se sot është shumë e vështirë të gjesh botime të veprave muzikore. “Ne kemi pasur kërkesa që kanë ardhur dhe tek biblioteka e Universitetit të Arteve dhe nuk janë veprat muzikore, ose mund të jetë ndonjë vepër në formatin PDF, por e pa botuar. Kjo sjell vështirësi për instrumentistët, por botimi kërkon fonde nga institucionet. Muzika e dhomës sot është e kërkuar. Muzikantët kërkojnë partiturat e vogla, dhe si kërkesë e tregut është më tepër për muzikë dhome, solistike që është e shumë nevojshme. Por edhe botimi për veprat e mëdha është me shumë rëndësi dhe duhet të vazhdojë”, thotë ai. Baleti i parë shqiptar “Halili dhe Hajria” për të cilin pak ditë më parë u bë me dije se do të botohet, u shfaq premierë shqiptare në 13 janar të vitit 1963.

Më të lexuarat