BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

"Engjëjt e Amerikës”, nga e premtja deri të dielën te “arTurbina”

"Engjëjt e Amerikës”, nga e premtja deri të

"Engjëjt e Amerikës” nga mbrëmja e së premtes deri të dielën shfaqet për publikun te “arTurbina”. Kryevepra e autorit të njohur Anthony Kushner është me regjinë e Arben Kumbaros. Në rolet e dramës “Engjëjt e Amerikës” vijnë në skenë për publikun aktorët Genti Deçka, Helidon Fino, Luiza Xhuvani, Laert Vasili, Donald Shehu, Indrit Çobani, Ina Gjonçi, Luli Bitri, Vasjan Lami. Përkthyes i veprës së autorit amerikan Anthony Kushner është Ilir Baçi, skenograf Adi Kapo, kostumografia nga Berina Kokona, muzika është realizuar nga kompozitori Endri Sina, koreografia nga Kozeta Bakiu  dhe as/regjisore Doriana Çaushi. Regjisori Arben Kumbaro më herët është shprehur se në vepër vjen dhe një apel për të reflektuar te vetja. “Është provokative. Them që do të ngjallë debate. Them se është një apel për të reflektuar tek vetja. Për të kuptuar të ndryshmit nga ne. Duke filluar që nga problemet e seksit, nga problemet e dashurisë, qasjet politike, qasjet fetare”, u shpreh Kumbaro. Ngjarjet zhvillohen kryesisht në Nju Jork në vitet ‘90, koha e Presidentit Regan. Kjo është koha kur ndodhi dhe ngjarja më e madhe e epokës sonë: rënia e murit të Berlinit.

Shoqëria njerëzore u vu në kërkim të “Armikut të Ri” duke e gjetur atë tek të ndryshmit e saj, nga përkatësia racore, fetare, kulturore apo prirjet seksuale. Prandaj, autori e ka quajtur pjesën e dytë të “Engjëjve të Amerikës” që regjisori i paraqet publikut shqiptar “Perestrojka”. Kjo vepër ka qenë një projekt që regjisori Arben Kumbaro e kishte menduar para disa vitesh. “Pa dyshim që është një projekt shumë i vështirë. Është një projekt i kahershëm imi. Kam hezituar për shumë arsye, më në fund vendosa që ta ve në skenë. Është vepra më ambicioze e dekadave të fundit e dramaturgjisë botërore”, shprehte ai mes të tjerave. Anthony Kushner, i lindur më 16 korrik 1956, është një nga dramaturgët dhe skenaristët amerikanë më të vlerësuar të kohës sonë. Fitues i çmimit “Pulitzer”, “Tony Award”, “Drama Desk” për veprën “Engjëjt e Amerikës” dhe i shumë çmimeve të tjera. Në vitin 2013 ai u nderua nga presidenti Barack Obama me medaljen “National Medal of Arts”. Por "Angels in America", "Engjëjt e Amerikës" ka pasur sukses dhe si film, pasi ishte fituesi kryesor me 11 çmime Emmy. Kandidat në 21 kategori, miniseriali "Engjëjt e Amerikës" fitoi në kategorinë e filmit më të mirë.