BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Engjëjt e Amerikës”, vepra teatrit bashkëkohor deri të dielën në skenën te “ArTurbina”

“Engjëjt e Amerikës”, vepra teatrit bashkëkohor deri

Teatri Kombëtar këtë fundjavë sjell për publikun shfaqjen teatrore “Engjëjt e Amerikës”. Vepra nga Anthony Kushner, me regji nga Arben Kumbaro interpretohet në skenë nga një kast aktorësh të njohur. Teatri Kombëtar shprehet se "Engjëjt e Amerikës" nga Anthony Kushner, fitues i çmimit prestigjioz "Pulitzer", është një kryevepër që nuk duhet humbur. Vepra është përkthyer nga Ilir Baçi, dhe në skenë e sjellin aktorët Genti Deçka, Helidon Fino, Luiza Xhuvani, Laert Vasili, Donald Shehu, Indrit Çobani, Ina Gjonçi, Luli Bitri, Vasjan Lame. Në shënimet e regjisorit Arben Kumbaro, thuhet se nuk ka vepër më të rëndësishme të teatrit bashkëkohor se sa “Engjëjt e Amerikës”. “Është një vepër shumëdimensionale e gjithëpërfshirëse ku flitet për dashurinë, seksin, homoseksualetin, fenë, politikën, Zotin dhe për të ndryshmit nga ne, për kuptimin e jetës. Një apel për ndryshim kulturor, për më shumë tolerancë, mirëkuptim, dashuri dhe paqe në botë”, shkruan regjisori Arben Kumbaro. Drama “Engjëjt e Amerikës” nga e premtja deri të dielën do të jetë në skenë te “ArTurbina”, por si autor i saj Anthony Kushner ka shënuar në këtë vepër ngrihen çështje të mëdha. “Çështja e madhe që na ngrihet përpara është kjo: A na pret fundi, vallë? A do të kemi çlirim prej së shkuarës? Çështja e madhe që na ngrihet përpara është: A mund të ndryshojmë? Me kalimin e kohës? Dhe të gjithë ne e dëshirojmë ardhjen e ndryshimit”, thuhet në shënimin e autorit Anthony Kushner, një nga emrat më të vlerësuar në botë për veprat e tij. Skenografia është realizuar nga Adrian Kapo, kostumografe Berina Kokona, kompozitor Endri Sina, koreografia nga Kozeta Bakiu dhe as. regjisore Doriana Çaushi. Kjo vepër që sjell Teatri Kombëtar te “ArTurbina” është në vijim dhe të shfaqjeve që janë pjesë e këtij sezoni artistik dhe po shfaqen për publikun. Aktorët që janë pjesë e kësaj shfaqje janë të njohur në jetën artistike të teatrit. Me rolet e tyre në shfaqje të ndryshme ata janë vlerësuar nga publiku, ku këto mbrëmje janë në skenë me “Engjëjt e Amerikës”.

Vepra në skenë

Në shfaqjen “Engjëjt e Amerikës”, ngjarjet zhvillohen kryesisht në Nju Jork në vitet ‘90, koha e Presidentit Regan. Kjo është koha kur ndodhi dhe ngjarja më e madhe e epokës sonë: rënia e murit të Berlinit. Shoqëria njerëzore u vu në kërkim të “Armikut të Ri” duke e gjetur atë tek të ndryshmit e saj, nga përkatësia racore, fetare, kulturore apo prirjet seksuale. Prandaj, autori e ka quajtur pjesën e dytë të “Engjëjve të Amerikës”, që regjisori i paraqet publikut shqiptar “Perestrojka”. Por "Engjëjt e Amerikës" ka pasur sukses dhe si film. Aktorët Al Pacino dhe Meryl Streep, morën çmimin e aktorit dhe aktores më të mirë. Filmi fitoi gjithashtu në kategoritë për regjinë më të mirë si dhe atë të teknikës më të mirë. Anthony Kushner, i lindur më 16 korrik 1956, është një nga dramaturgët dhe skenaristët amerikanë më të vlerësuar të kohës sonë. Fitues i çmimit “Pulitzer”, “Tony Award”, “Drama Desk” për veprën “Engjëjt e Amerikës” dhe i shumë çmimeve të tjera. Në vitin 2013 ai u nderua nga presidenti Barack Obama me medaljen “National Medal of Arts”. Por "Angels in America", "Engjëjt e Amerikës" ka pasur sukses dhe si film, pasi ishte fituesi kryesor me 11 çmime Emmy. Kandidat në 21 kategori, miniseriali "Engjëjt e Amerikës" fitoi në kategorinë e filmit më të mirë.

Nga Julia Vrapi