BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Engjëll Hoxha: “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane”, një komedi që u flet shqiptarëve...

Engjëll Hoxha: “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane”,

Puna me teatrin i ka dhuruar plot momente të veçanta aktori Engjëll Hoxha. Këto ditë aktorin e gjejmë në veprën e autorit Martin McDonagh, që po shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Këtë herë ai vjen me rolin e Reit në komedinë e zezë “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane”. Në intervistën për “SOT” aktori flet për punën në vepër dhe emocionet që e kanë shoqëruar gjatë kësaj kohe. Një rol që sipas tij e ka parë dhe si një sfidë këtë herë në teatër. Aktori tregon se këtë herë është në shfaqje bashkë me pedagogë të tij dhe kjo gjë ka bërë që të ketë jo pak përgjegjësi. Duke folur për këtë shfaqje aktori tregon se ajo i përcjell jo pak mesazhe publikut, dhe deri të dielën mund ta ndjekin në skenën e teatrit. I diplomuar për aktor, Engjëll Hoxha tregon se mes dramës dhe komedisë veten e gjen më shumë te kjo e fundit. Shprehet se i pëlqejnë personazhet që janë energjikë dhe roli më i fundit i përshtatet më së miri. Sipas aktorit jeta artistike ka probleme, por janë dhe vetë artistët e rinj, që duhet të jenë më shumë kërkues ndaj vetes.

-Shfaqja teatrore “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” po vijon në skenën e Teatrit kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli”. Si ka qenë deri tani impakti i publikut?

Kënaqësia ime përballë këtyre aktorëve për të lozur në skenë ka qenë e dyfishtë për të vetmen arsye se unë dhe zyshë Mirën dhe profesor Gencin i kam pasur në Akademinë e Arteve, dhe kam punuar fort. Deri tani vepra është mirëpritur nga publiku. Është pëlqyer shumë, sepse ka marr dhe komplimente pa fund.

-Hera e parë që ju bashkëpunoni me regjisorin Kiço Londo në një shfaqje teatrore. Si ka qenë për ju puna me këtë vepër të autorit Martin McDonagh?

Me regjisorin Kiço Londo është hera e parë që punoj për një shfaqje teatrore, por jo hera e parë për mua si aktor që unë jam duke punuar në Teatrin Eksperimental. Unë kam punuar dhe dy herë të tjera, por në shfaqje me regjisorin Erion Isai. Duk qenë se jam aktor i ri në treg dhe i diplomuar në Akademinë e Arteve, regjisori Londo më ofroi komoditetin dhe më vuri përballë tyre si i barabartë me aktorët, që unë i kam pasur edhe pedagogë më parë. Pra nuk ruhej raporti student-pedagog, por aktor unë, po ashtu aktore zyshë Mira, aktor profesor Genci dhe aktore Laura Nezha. Ne ishim të gjithë të barabartë dhe ishte regjisori Kiço Londo, që më ofroi këtë komoditet, që më ç’kompleksoi dhe më nxori atë figurë në shfaqje.

-Duke qenë se jeni një aktor i ri në karrierë, a mendoni se duhet të ketë më tepër vëmendje dhe në institucionet e tjera për të afruar të rinjtë?

Nuk është vetëm problemi i institucioneve, por është dhe problemi i të rinjve që nuk e kërkojnë. Kjo sepse presin që t’u vijë roli apo fati te dera, por ama ata duhet të punojnë fort, që kur janë në Akademinë e Arteve që të njihen, që t’ju dëgjohet emri. Unë vetë kam punuar shumë që në Akademi kur isha student. Puna fillon nga vetë ne, dhe më pas te regjisorët e shfaqjeve.

-Ju jeni angazhuar në projekte të ndryshme të teatrit, por çfarë ju shtyu që zgjodhët shkollën e artit?

Unë kam filluar të merrem me shfaqje, që kur kam qenë në gjimnaz dhe nga kjo më lindi dëshira që të hyj në Akademinë e Arteve. Por kur unë hyra në atë shkollë më janë shembur të gjitha ato që kam bërë më parë.

-Pse?

Sepse ishin jo profesionale dhe tani unë jam shumë i zoti që ndaj zhanret, teatrin, filmin. Unë kam punuar dhe në televizione apo dhe estradë.

-Si ka qenë kjo eksperiencë për ju, ku e gjeni më shumë veten?

Unë si aktor e gjej veten më shumë në teatër, sepse kam më shumë kohë për të punuar me veten.

-Po aktiviteti me kinemanë si është për ju?

Mendoj se tek ne është problem, sepse nuk kemi industri të kinemasë. Unë kam bërë disa gjëra të filmuara, i kam bërë thjesht për të parë më shumë veten dhe për të parë deri ku shkoj. Industria e kinemasë tek ne është vërtetë problematike sepse mungon.

-Ju jeni angazhuar më shumë si aktor në fushën e teatrit, çfarë mendon se duhet bërë më shumë për teatrin?

Nuk besoj se është çështje vëmendje, por marketingu. Vetë sallat që ne na janë mbushur plot çdo natë besoj se është bërë një marketing i mirë. Pra kjo është një çështje, e dyta edhe ajo e kastit të aktorëve si dhe vetë pjesa. Ka të bëjë shumë dhe shitja.

-Kur jua propozoi regjisori Londo rolin në vepër e Martin McDonagh, çfarë ju tërhoqi?

 

Në fakt, kur mora tekstin dhe rolin unë pashë diçka tek vetja që i përshtatesha. Roli im Rei aty është një djalë rreth 20 vjeç dhe unë jam pak më i madh, por ka qenë sfidë për mua që të kthehesha katër vite pas në jetë. E mora si sfidë këtë rol, që unë do të luaja një njëzet vjeçar.

-Çfarë përcjell vepra në kenë?

Për mua kjo shfaqje ka një temë që ndikon shumë në Shqipëri, që është emigracioni. Të gjithë duan të ikin dhe mua kjo më ka tërhequr shumë tek kjo vepër. Unë kam vetë familjarë, që janë në emigrim, dhe kjo më ka shtyrë që unë dua të jap atë mesazh. Besoj që ia kam arritur, që unë doja të “largohesha” nga Irlanda në vepër. Dhe ky është faktor, që shqetëson shumë Shqipërinë dhe u flet shumë shqiptarëve.

-Atmosfera artistike në vend si është për ju, sepse artistët flasin se kanë edhe probleme, institucionet sipas tyre duhet të kenë më shumë vëmendje?

Është shumë problematike. Ne si aktorë punojmë me periudha të caktuara dhe nuk është se ne kemi një punë standarde. Situata për aktorët është shumë e vështirë, sepse po prodhohet më shumë sasi se sa cilësi.

-Si e shikoni sot Universitetin e Arteve?

Ne kemi qenë brezi i fundit, që kemi pasur pedagog Niko Kanxherin. Por dhe tjerët që janë i kemi shumë të mirë si profesori Altin Basha, Alert Çeloaliaj, etj. Por më vjen keq që ka rënë dhe kërkesa e studentëve, që duan të studiojnë. Kur bie kërkesa do të bjerë dhe cilësia. Nëse kandidojnë 12 veta do të futen të 12 në shkollë, pra nuk ka konkurrencë.

-Sipas jush pse ka ardhur kjo?

Kjo funksion kështu, sepse nuk ka treg pune në vend. Është shumë e vështirë për ne si artistë.

-Shfaqja që po jepet këto net në Teatrin Eksperimental është e para për ju si premierë këtë vit. Në vijim çfarë mund të na thoni për aktivitetin tuaj artistik?

Unë pas këtij roli kam pasur dhe të tjera oferta, që më kanë thirrur për të qenë në veprat teatrore. Por pas kij roli do të punoj në televizion.

-Jeni angazhuar me role të ndryshme, më mirë në dramë apo komedi për ju?

Mua komedia më ka pëlqyer shumë. Kam lozur dhe drama, por komedia më pëlqen, sepse unë jam tip shumë energjik dhe dua komedinë. Nuk ndjehem rehat në dramë apo gjëra të qeta, por dua role energjike si personazhi i Reit, që kam te shfaqja teatrore “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane”. Komedia ka aksion, ka energji.

-Jeta artistike siç pohuat dhe ju ka probleme, e keni menduar të largoheni nga Shqipëria?

Jo nuk do të largohem nga Shqipëria. Po nuk u bëre dikush në vendin tënd nuk mund të arrish këtë në vend të huaj. Mendimi im është bëhu dikush më mirë në vendin tënd dhe më pas të të marrin të huajt.

-Si e kujtoni rolin tuaj të parë?

 Në Akademinë e Arteve janë dhe rolet e para, kanë qenë role karakteresh, role të vogla. I zgjidhja vetë këto role. Unë ka bërë mbi 30 role karakteresh në vepra shqiptare dhe të huaja.

-Janë shfaqjet e fundit të veprës “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” në Teatrin Eksperimental. Një mesazh që ju i përcillni publikut?

Deri të dielën janë shfaqjet e fundit në teatër për publikun, dhe mesazhi im: ejani dhe reflektoni.

Vepra në skenë

“Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” është një komedi e zezë shkruar nga autori Martin McDonagh, dhe në skenën shqiptare vjen premierë me regji nga Kiço Londo. Në këtë vepër kemi në qendër të saj një nënë dhe një vajzë që persekutojnë njëra- tjetrën. Nëna për të mos ngelur vetëm dhe vajza për të gjetur rrugën e saj. Vepra, e vendosur në malet e Konemarës në kontenë Galluej të Irlandës, rrëfen historinë me nota të errëta komike të Morin Folanit, një grua e zakonshme dhe e vetmuar në të dyzetat, dhe të nënës së saj manipuluese Meg. Ndërhyrja e Megit në mundësinë e parë dhe ndoshta të fundit të së bijës për një lidhje dashurie vë në lëvizje një tren me ngjarje sa komike, aq tmerruese, të cilat çojnë në fundin e pashmangshëm tragjik të pjesës. Vepra me autor Martin McDonagh është përkthyer nga Adriana Tolka. Rolet në këtë shfaqje regjisori Londo ia ka besuar aktorëve Laura Nezha, Ermira Gjata, Genci Fuga, Engjëll Hoxha. “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” është një kritikë ndaj nacionalizmit irlandez, i cili është toksik dhe anti-modern, ndërkohë që tregon nevojën urgjente për një identitet, që nuk është vetëm modern, por edhe irlandez. Ndërsa prioritetet e autorit McDonagh sillen te krijimi i komedisë së zezë, fakti që vepra është bërë kaq e famshme tregon vendin voluminoz, që zë ajo në një diskutim më të gjerë mbi luftën për të gjetur një truall të mesëm midis nacionalizmit, që qëndron larg realitetit, dhe modernitetit të zbrazët kulturalisht. Ndërsa Martin McDonagh nuk e drejton gishtin mbi ndonjë lloj shprese apo zgjidhjeje në vepër, cikli zemërthyes i traumës mes personazheve në Linejn paraqet një kritikë kulturale të rëndë dhe të sinqertë.

Intervistoi: Julia Vrapi