Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Eni Jani sjell premierë në Eksperimental dramën “Historia e kopshtit zoologjik”

Postuar: 14/04/2019 - 07:52

Vepra teatrore “Historia e kopshtit zoologjik” vjen për publikun së shpejti në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Veprën e autorit Edward Albee e sjell premierë regjisorja Eni Jani. Në thelb të saj vepra trajton komunikimin ndërmjet njerëzve, si aspektin më të rëndësishëm të civilizimit mbarë. Premiera vjen mbrëmjen e datës 19 Prill dhe në rolet e veprës janë aktorët Genci Fuga dhe Kristian Koroveshi. Eni Jani është nga emrat e vlerësuar të jetës artistike në vend. E dashur për publikun me aktivitetin e saj artistik në teatër, këtë herë ajo vjen si regjisore me një nga veprat e autorit të njohur Edward Albee. Bashkëshort në jetë, por si aktor këtë herë në vepër Genci Fuga tregon se Eni Jani ishte shumë e qartë në punën e saj dhe atë që kërkonte nga aktorët për rolet në skenë. “Unë jam njëri nga dy personazhet e kësaj vepre. Nuk është se kisha “ndjesi të reja”, nga ky pozicionim i Enit, por kisha vetëm “ndjesi pozitive”, për të gjithë procesin e punës së saj si regjisore. Vepra është klasifikuar nga kritika si një nga veprat që bëri “revolucion”, si në peshën e personazheve, ashtu edhe në mesazhet e forta për kohën kur u shfaq për herë të parë (1958). Eni ishte shumë e qartë për atë çfarë kërkonte nga aktorët, dhe aplikoi një vizion shumë të veçantë, mbështetur në vendin (skenën), ku kjo vepër do të shfaqet (salla Goethe, TKEKS)”, tregon aktori Genci Fuga. Ai shprehet se në punën e saj si regjisore ajo ka ditur të kombinojë, mesazhin e veprës, mesazhin e saj, skenën ku po luhet dhe egzigjencat e një spektatori “tepër kërkues”. “Tek Eni pëlqeva edhe sa rëndësi merr tek puna e saj spektatori, rëndësia që Eni i jep atij dhe “gatishmërisë” së tij, për të thithur mesazhet unike të veprës”, vijon Fuga aktor në dramën e Edward Albee. Më tej Genci Fuga që pas disa ditësh do të jetë në skenë me këtë premierë tregon se vepra përcjell dhe mesazhin për të dëgjuar dhe kuptuar njëri-tjetrin. “Kur Eni po mendonte të sillte e të ndante këtë mesazh me auditorin e gjerë, ishim të gjithë nën influencën e fortë, që klasa politike kishte (dhe vazhdon të ketë) nivelin më të ulët të komunikimit. Kjo nuk do të thotë që vepra është në kundërshtim me disa veprime politike apo reflekton mesazhe politike! Kjo vepër qëndron shumë më lart nga “infantiliteti politik” që zhvillohet në Shqipëri. Kjo vepër flet për njeriun dhe ndjesitë e tij. Kjo vepër flet për të dëgjuar e kuptuar njëri- tjetrin, si e vetmja mënyrë për të përparuar si shoqëri”, shprehet aktori. Vepra që është e përkthyer nga Taulanda Jupi, skena dhe kostumet Manjola Mesareja pas 19 prillit do të vijojë në skenë javës që vjen edhe mbrëmjet 20 dhe 21 prill.

Rolet në vepër

Rolet në vepër interpretohen nga aktorët Genci Fuga si Piter dhe Kristian Koroveshi si Xherri. Aktori Genci Fuga tregon se është bërë zgjedhja e duhur që në shfaqje është dhe aktori Kristian Koroveshi. “Në fakt, peshën më të madhe e ka Xherri, pra Kristian Koroveshi. Përgjegjësia është e madhe se është një pjese “pa hile”, gjithçka fillon e mbaron para spektatorëve në kohë reale. Po në kohë reale janë edhe diagramet tona emocionale dhe interpretative. Di të them që Eni ka bërë zgjedhjen e duhur me Kristianin, si aktor. Publiku do të jetë dëshmitar i kësaj “zgjedhjeje”, dhe garantoj që do të shihet një Kristian “ndryshe”, një kolorit interpretativ që i duhet jo vetëm karrierës së tij, por edhe memories afatgjatë të spektatorit”, tregon ai. Nuk është hera e parë që Genci Fuga dhe Eni Jani punojnë si në këtë vepër, regjisore dhe aktor. Ka qenë vepra teatrore “Me dyer të mbyllura” disa vite më parë ku Eni Jani ishte regjisore dhe Genci Fuga aktor. “Përpara disa vitesh, Eni vuri në skenë “Me dyer të mbyllura” të Zh. P. Sartre, ku unë merrja pjesë, si aktor (qoftë edhe “i tretë”). Kësaj here “besimi” i Enit është rritur. Ka mbetur “i njëjtë” vetëm qëndrimi që ka për profesionin e regjisorit dhe autenticitetin e vizionit e mendimeve të regjisë”, tregon aktori Genci Fuga. Ky projekt ka mbështetjen e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” dhe bashkisë Tiranë.

 Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/04/2019 - 07:27

Monumenti i Agonotetëve, ngritur mes gjelbërimit dhe kurorës së ullinjve, u kthye në një prej simboleve të këtij viti, në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike, në Shqipëri.

Postuar: 19/04/2019 - 07:25

Vepra franceze “Boeing Boeing” pas 90 shfaqjeve në skena të ndryshme të teatrit në ve

Postuar: 19/04/2019 - 07:24

Piktori Arben Basha shprehet se në gjendjen që është sot në Galerinë Kombëtare të Arteve piktorët

Postuar: 18/04/2019 - 07:27

Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të drejtohet nga regjisori Eduart Makri.

Postuar: 18/04/2019 - 07:26

Ekspozita "Vizatime të një jete" me punime të artistit Lekë Tasi u çel mbrëmë për publi

Postuar: 18/04/2019 - 07:23

Shfaqja "Salome" nga sot deri të dielën shfaqet për publikun në Teatrin Kombëtar Eksper

Postuar: 18/04/2019 - 07:22

Dëmtimet në fushën e trashëgimisë kulturore në vend sipas specialistëve janë të shumta.