Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Eno Peçi rikthehet në skenën shqiptare me premierën “Exil- Deja vu”

Postuar: 24/11/2017 - 07:32

Baleti “Exil- Deja vu” nga Eno Peçi vjen për dy mbrëmje me radhë në skenën e Universitetit të Arteve. Premierë me koreografi nga Eno Peçi, në skenë shfaqja do të jetë më 25 dhe 26 nëntor me dy kasta artistësh, një për “Exil” dhe një tjetër për “Deja vu”. Për TOB do të jetë një shfaqje, e cila do të thyej limitet e imagjinatës me një lojë fizike, e cila gërsheton lëvizjet koreografike, me interpretimin e fortë artistik. Koreografi Eno Peçi këtë herë në krye të trupës së balerinëve të Teatrit të Operës dhe Baletit vjen edhe si protagonist balerin. Exil rrëfen trazirat e një vendi, dhe lidhet me temën e emigracionit, ndërsa në Deja vu është koha. Drejtoresha e TOB Zana Çela tha se shfaqja është premiera absolute e këtij sezoni artistik dhe si një ndër momentet më kulmore me baletin. “Jemi të lumtur që ne arritëm të ngjitim në skenë këtë shfaqje baleti. Është premierë absolute e këtij sezoni artistik dhe ky moment do të jetë një nga më të bukurat e baletit. Në këto ditë kur teatri shqiptar i Operës dhe Baletit nuk e ka një skenë të veten, kur duhet të ngjisim shfaqjet nga një skenë në tjetrën, ekselenca shqiptare në botë, si solisti i parë i Operës së Vjenës dhe koreografi, Eno Peçi pranon me kënaqësi ftesën e teatrit për të sjellë artin e tij. Një shfaqje moderne, e cila i jep mundësi artistëve të trupës së baletit për tu shprehur në disiplina te ndryshme”, u shpreh Çela në fjalën e saj. Dy pjesë të shkruara nga vetë solisti Eno Peçi ai tregon se për Exil që lidhet me temën e emigracionit është diçka që e ka përjetuar vetë. “Pjesa e parë ka të bëjë me emigracionin dhe unë e kam krijuar vetë. Si bazë kam marrë kohën e viteve 1997-1998. Si bazë kanë qenë ato trazirat e asaj kohe dhe ajo më frymëzoi, sepse edhe vetë i kam kaluar këtu, si të tjerë kolegë të tjerë të mitë apo familje të tjera. Mendova dua të bëj diçka me këto gjëra, sepse ato momente i kam kaluar edhe vetë. Por kjo temë do të shkonte shumë mirë dhe me Shqipërinë”, tha mes të tjerave solisti Eno Peçi. Deja vu ka në qendër sipas tij elementin kohë dhe ka krijuar histori me njerëz. “Deja vu ku secili prej nesh në jetë ka pasur një ndjenjë apo një përvojë që e ka përjetuar më parë. Kam krijuar një histori, njerëz që shkojnë në rrugë, është elementi i kohës, gjërat që shohim ose ndjehen”, tregon më tej koreografi Eno Peçi. I lindur në Tiranë Eno Peçi është primo balerin i arsimuar në Akademinë e Baletit të Tiranës dhe në Shkollën e Baletit të Operës Shtetërore të Vjenës “Wiener Staatsoper” ku dhe jeton e punon në Austri. Njihet si i pari balerin shqiptar, i cili performoi live në Koncertin e Vjenës të fillim vitit 2014.

 Kombinimi i muzikës klasike dhe moderne

Por kur nesër në skenë do të jetë shfaqja e baletit premierë si koreograf  Eno Peçi vlerëson dhe punën me artistët e TOB. “Një kënaqësi e madhe të jesh me ta. Janë balerinë me potenciale artistike. Puna me balerinët është një sadisfaksion i madh. Jam i kënaqur me trupën e baletit”, vijon Peçi. Ai tregon se është shumë e rëndësishme që balerini të flasin nëpërmjet trupit, lëvizjeve që bën. “Është kombinimi i muzikës klasike me atë moderne që përputhen bashkë, e aty krijohet edhe magjia që e afron edhe më shumë publikun”, pohon Peçi për punën me trupën e baletit. Për balerinët solistë të Teatrit të Operës dhe Baletit bashkëpunimi me Eno Peçin është një nga punët më të rëndësishme. Solistja Ledia Sulaj tregon se është një privilegj, që merr pjesë në këtë shfaqje. “Janë dy vepra të plota dhe për mua është privilegj të jem në skenë. Në fakt unë kam bashkëpunuar edhe me numër një vals, sepse ai ka bërë një shfaqje më parë “Mbrëmja Vjeneze”, por këtë herë është shumë më ndryshe,  sepse ka të bëjë edhe historitë shqiptare”, pohon balerina Ledia Sulaj. Në skenën shqiptare premiera absolute e Eno Peçit pritet të përcjellë një atmosferë të munguar më parë.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2017 - 09:56

Në një takim të ministres Mirela Kumbaro dhe zëvendës ministres Shujaku me stafin e Muzeut “Marubi” dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër u diskutua mbi rëndësinë e programit të edukimit përmes kulturës, si një bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit

Postuar: 10/12/2017 - 09:54

Filmi "Yjet e së ardhmes", një komedi romantike muzikore me metrazh të plotë me regji nga Edmond Topi pas premierës së planifikuar më datë 13 dhjetor, një ditë më pas

Postuar: 10/12/2017 - 09:53

Piktori Gazmend Leka pohon se 2017 që po shkon drejt fundit do ta memorizojë si viti i Tasos, pasi kryefjala në krijimtari ka qenë cikli prej 21 pikturash “Taso”.

Postuar: 09/12/2017 - 08:16

Banesa Kale në lagjen Pllakë në Gjirokastër drejt rrënimit të plotë, por për Ministrinë e Kulturës faza e emergjencës ka kaluar.

Postuar: 09/12/2017 - 08:15

“Dama me Kamelie”, vepër e Alexandre Dumas ( i biri) vjen për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar.

Postuar: 09/12/2017 - 08:01

Muzeu Historik Kombëtar, më datë 11 dhjetor  organizon veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë: “Liceu Kombëtar i Korçës dhe roli i tij në shoqërinë e

Postuar: 09/12/2017 - 07:59

Ministria e Kulturës më datë 4 dhjetor njoftoi se hapet thirrja për projekt-propozime në art, kulturë dhe trashëgimi për vitin 2018.