BREAKING NEWS

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Sot mbahet gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”, bllokohen disa akse rrugore duke filluar nga ora 08:00, ja si do kryhet qarkullimi (Harta)

Sot mbahet gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”, bllokohen
x
BREAKING NEWS

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në
x
BREAKING NEWS

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e
x

Kultura

“Epokat në tinguj” do të vijnë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, premierë botërore në koncert vepra e kompozitorit Aleksandër Peçi,

“Epokat në tinguj” do të vijnë në Teatrin

Koncerti “Epokat në tinguj” këtë mbrëmje vjen për publikun me një program të pasur muzikor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Premierë botërore është koncerti për piano e orkestër nr. 5 shkruar nga kompozitori i njohur Aleksandër Peçi. “Epokat në tinguj” do të vijnë në TKOB për të mahnitur publikun artdashës në fillim të muajit mars, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. TKOB shprehet se koncerti vjen me pjesëmarrjen e veçantë të dirigjentes së mirënjohur Elda Laro, pianistit francez Pascal Gallet, që do të luajë koncertin nr. 5 për piano të kompozitorit Aleksandër Peçi, dhe solistes virtuoze Laura Llozi, që do performojë koncertin nr. 1 për violinë nga N. Paganini.  Drejtor artistik i koncertit është Arben Skënderi. “Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura në bashkëpunim me Teatrin e Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, ju ftojnë të bëheni pjesë e koncertit “Epokat në tinguj” më 1 mars, në orën 19:00”, thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Koncerti No. 5 i Aleksandër Peçit do të interpretohet nga pianisti francez Pascal Gallet dhe Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, nën drejtimin e dirigjentit Harlen Nikolli. Më herët Pascal Gallet ka shprehur se ndihej i nderuar, që më 1 mars të luante premierë në Tiranë koncertin nr.5 për piano dhe orkestër GEA 2551 të Aleksandër Peçit. “Kjo vepër është e jashtëzakonshme. Jashtëzakonisht kërkuese. Në dy kohë të gjata, Peçi përdor të gjithë gamën e pianos duke risjellë disa homazhe të ndryshme për Bach dhe Mozart, që janë të mrekullueshme nga shkrimi i Peçit. Unë përjetoj një dimension intensiv krijues ndërsa luaj këtë koncert”, thotë pianisti francez Gallet.

Aktiviteti i kompozitorit

Kompozitori Aleksandër Peçi është një nga figurat më të rëndësishme të muzikës klasike shqiptare bashkëkohore. Gjatë kësaj kohe veprat  e tij janë lozur dhe nga orkestra të tjera në shtete të huaja, ku si gjithmonë vlerësimi nuk ka munguar. Kompozitori Aleksandër Peçi është dhe drejtuesi i festivalit ndërkombëtar “Pianodrom”. Artdashësit e kanë ndjekur rrugëtimin e “Pianodrom” me përkushtim dhe interesi i tyre ka sjellë nxitje më shumë për të vijuar e sjellë koncerte e vepra të reja muzikore. Vit pas viti festivali ndërkombëtar “Pianodrom” u kthye në polin e ideve të reja, i eksplorimeve të reja në muzikën shqiptare. Veprat e “Pianodrom” janë interpretuar me shumë sukses në: Carnegie Holl New York, Majami, Teksas, Romë, Trieste, Paris, Moskë (Konservatori Tchaikovsky), Montreal, Gjermani, Prishtinë, etj. Edicioni i 10-të i “Pianodorm” u zhvillua një vit më parë. Si themelues i “Pianodrom” dhe një nga themeluesit e shoqatës “New Music”, Peçi është promotor i zhvillimeve moderne në kompozicionin shqiptar. Si profesor Aleksandër Peçi ka nxjerrë nga emrat më të rëndësishëm në brezin e ri të kompozitorëve. Kompozitori i njohur Aleksandër Peçi u diplomua në Konservatorin Shtetëror në Tiranë (1974).