Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Erdhi teatri”, me artistët shqiptarë në skenë italiane

Postuar: 08/10/2019 - 07:34

Turi “Erdhi teatri” vazhdon rrugëtimin dhe misionin, por këtë herë jashtë kufijve të Shqipërisë. Teatri i Kukullave me shfaqjen teatrore “Kësulkuqja” këtë fundjavë në datat 5 dhe 6 tetor ishte pranë fëmijëve në qytetin e Barit, Itali. Drejtori i këtij institucioni Fatjon Sulstarova shprehet se ishte një bashkëpunim i suksesshëm me drejtorin Paolo Comenteale të Granteatro Casa di Pulcinella. “E falënderojmë shumë, bëri të mundur pjesëmarrjen tonë në këtë aktivitet kulturor për ti dhuruar fëmijëve jo vetëm shfaqje, por edhe për tu njohur nga afër me kostumet tradicionale, këngët e vallet e bukura shqiptare. Ky bashkëpunim midis dy vendeve fqinje është një urë lidhëse përmes artit, për të shkëmbyer eksperiencë dhe për të njohur kulturën e vendit dhe trashëgiminë kulturore”, tregon drejtori i teatrit Fatjon Sulstarova. “Erdhi teatri” është mirëpritur nga fëmijët dhe do të vazhdojë edhe në ardhmen me shfaqje të ndryshme. Sipas drejtorit të teatrit Sulstarova, duartrokitjet dhe buzëqeshjet e fëmijëve gjithmonë japin energji për artistët. “Motivohemi për të bërë akoma më shumë për ta, sepse e ardhmja jonë qëndron pikërisht tek fëmijët, te edukimi dhe sensibilizimi i tyre. Ky rrugëtim do të vazhdojë edhe në të ardhmen kudo ata ndodhen për ti dhuruar art e kulturë”, vijon ai. Gazetat prestigjioze “La Repubblica” dhe “Corriere della sera” i kushtuan vëmendje këtij aktiviteti, ku morën pjesë artistët nga Shqipëria. Turi teatror “Erdhi teatri” filloi gjatë këtij viti në muajin qershor nëpër fshatrat e ndryshme të Shqipërisë. Drejtori i teatrit Fatjon Sulstarova shprehet se ishte një nismë e re jashtë kryeqytetit. Sipas tij, jo vetëm për fëmijët brenda Shqipërisë, por dhe fëmijët në diasporë do të kenë mundësi të njihen me turin “Erdhi teatri”. “Kjo nisëm do të vazhdojë jo vetëm në verë, por përgjatë gjithë vitit. Përveç Shqipërisë janë edhe fëmijët e diasporës për të cilët duhet të krijohet një vëmendje e veçantë, sepse edhe për ta është janë të rëndësishme aktivitete të kësaj natyre, siç ishte edhe ky organizim në qytetin e Barit në Itali”, tregon më drejtori Fatjon Sulstarova. Sezoni artistik në Teatrin e Kukullave do të vijojë dhe me vepra të tjera në skenë për fëmijët.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2019 - 08:02

Besnik Mustafaj me romanin “Dëmtuar gjatë rrugës” u shpall “Autori i vitit” në Panairin e Librit “Tirana 2019”.

Postuar: 17/11/2019 - 08:01

Tragjedia "Medea" e Euripidit për dy mbrëmje me radhë do të jetë në skenën e teatrit &l

Postuar: 17/11/2019 - 07:58

Artistët  të ndryshëm në vend shprehen se janë të përbuzur nga institucionet.

Postuar: 16/11/2019 - 07:44

Artisti i njohur Agim Sulaj ka fituar “Grand Prix Aydin Dogan Stamboll”.

Postuar: 16/11/2019 - 07:43

Plani i menaxhimit të integruar i parkut kombëtar të Butrintit solli përplasjen e ministres së Ku

Postuar: 16/11/2019 - 07:40

Muzetë e Beratit gjatë këtij viti kanë qenë vende të preferuara për vizitorët.

Postuar: 16/11/2019 - 07:38

Botimet e shtëpisë botuese “Morava”, në Panairin e Librit “Tirana 2019” k