Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Erdhi Teatri”, një gjallërim i jetës artistike në fshatra

Postuar: 14/08/2019 - 07:33

Teatri i Kukullave ka përfunduar turin  “Erdhi Teatri”, duke shëtitur fshatra të ndryshme të vendit dhe dhuruar momente të bukura për fëmijët. Artistët janë pritur me mjaft interes në çdo fshat, që ishin për fëmijët. Aktivitetet e shumta që Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave ka zhvilluar gjatë gjithë sezonit artistik kanë rritur ndjeshëm jo vetëm numrin e spektatorëve, por dhe dëshirën e fëmijëve për të qenë gjithmonë pranë tij në të gjitha aktivitetet artistike. Drejtori Fatjon Sulstarova shprehet se ky tur ishte për herë të parë të fëmijët në fshatra, ku jeta artistike është e vakët. “Turi veror solli gjallërimin e jetës kulturore artistike të fshatrave. Për të qenë sa më pranë fëmijëve e sidomos atyre, që nuk kanë mundësi të shohin teatër. Jeta kulturore artistike nëpër fshatra është e vakët dhe për këtë arsye vendosa ta zhvilloj turin veror për herë të parë për fëmijët e fshatit”, shprehet drejtori Sulstarova. Më tej duke folur për këtë tur veror, që u përcoll me interesin e fëmijëve kudo që artistët ndaluan, drejtori Fatjon Sulstarova pohon se ishte një eksperiencë shumë e mirë për atë çka dhuruan e morën nga fëmijët. “Dhuruam art e morëm duartrokitje e përqafime. Reflektuam për nevojën, që kanë fëmijët sot për art dhe kulturë për ti argëtuar përsëri në të ardhmen si misioni ynë më i rëndësishëm”, tregon Sulstarova. Jo vetëm shfaqje për fëmijët, por dhe librat ishin pjesë e këtij turi veror. “Krahas shfaqjes edhe dhurimi i librave ishte forma më e mirë për ti afruar fëmijët sa më shumë drejt leximit, dhe për të mos harruar mikun e tyre më të mirë librin”, shprehet drejtori Fatjon Sulstarove.  Ndërsa ky tur veror u përcoll me interes, sipas tij të gjithë duhet të kenë vëmendjen tek fëmijët. “Është detyrë dhe përgjegjësi e jona, që ta kemi të gjithë vëmendjen tek fëmijët si ambasadorët e parë të trashëgimisë e vlerave të vendit”, pohon më tej drejtori Fatjon Sulstarova. Zogaj, Shëngjergj, Katund i Vjetër, Rehovë, Gjinar, Roshnik, Lin, etj, ishin disa nga fshatrat ku u ndalën artistët. Ndërsa shfaqjet e fundit të artistëve për fëmijët që ishin më kuadër të këtij turi veror ishin në fshatrat Lazarat dhe Mursi.  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 07:40

Sezoni artistik në teatrin “Aleksandër Moisu” në Durrës nis me një nga kryeveprat e komedisë ruse, “Revizori” nga shkrimtari i madh rus Nikolai Gogol.

Postuar: 18/09/2019 - 07:40

Sezoni artistik në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës nis me një nga kryeveprat e

Postuar: 18/09/2019 - 07:38

Institucionet nuk tregojnë interes për veprat e artistëve të njohur shqiptarë, por kjo situatë si

Postuar: 17/09/2019 - 07:36

Teatri i Operës dhe Baletit e çel sezonin artistik në sheshin “Skënderbej”.

Postuar: 17/09/2019 - 07:35

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” çel sezonin artistik me shfaqjen te

Postuar: 17/09/2019 - 07:33

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është përcjellë me inte

Postuar: 17/09/2019 - 07:32

Filmat shqiptarë për restaurimin e tyre kërkojnë një projekt dhe fond të veçantë nga shteti.