Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ermonela Jaho me “La Traviatën”, në Operën e Londrës

Postuar: 18/01/2019 - 07:34

Sopranoja Ermonela Jaho do të luajë sërish “La Traviatën” e famshme të Verdit, në Operën Mbretërore në Londër. Lajmi është dhënë nga vetë Jaho, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan se do të ndiqet live në të gjitha kinematë botërore mbrëmjen e 30 Janarit. Ftesa për sopranon shqiptare për të riinterpretuar “La Traviatën” për të disatën herë, ka tërhequr edhe vëmendjen e “Financial Times”. E përditshmja i konsideron thellësisht prekëse performancat e Jahos, nën veshjen e Violetës. Roli i Violetës është kthyer në personifikim të saj dhe të karrierës që ka në opera. “La Traviata” është një opera ku bëhet fjalë për një histori të një kurtizaneje, e cila dashurohet me një fisnik, por i ati i djalit e pengon dashurinë e tyre.

“La Traviata” është një opera e tre akteve nga Xhuzepe Verdit e vendosur në një libret italian nga Francesco Maria Piave. "La Traviata" e Verdit  është bazuar në veprën "Zonja me kamelie" e Alexander Dyma. Opera bën pjesë tek e ashtuquajtura sipas historisë së muzikës triologji popullore, ku bëjnë pjesë tre veprat "Il Trovatore", "Rigoletto" dhe "La Traviata", të cilat janë më të shfaqurat në botë. Në qendër të veprës është kurtizania Violeta Valery, që për hir të dashurisë me fisnikun Alfredo Germont, braktis jetën prej kurtizaneje. Dashuria e tyre përçahet nga i ati i Alfredos Giorgio Germont, i cili donte një të ardhme më të mirë për të birin. Violeta mbyt dashurinë e saj, duke sakrifikuar veten, gjë e cila e sëmur atë shpirtërisht dhe fizikisht. Dhe në këtë akt të tretë ajo është në fundin e jetës së saj. Në momentin kur Violeta mendon se ka marrë fund çdo gjë, Anina i jep lajmin e gëzueshëm për ardhjen e Alfredos. Takimi i tyre është pika kulmore e shfaqjes. Alfredo ndihet në faj për gjendjen, që i ka shkaktuar Violetës dhe i premton asaj një jetë më të mirë. Të dy "dehen" për një çast nga imazhi i një të ardhme të bukur larg Parisit. Por kthimi në realitet është i shpejtë, për shkak të shëndetit të saj të brishtë. Në çastet e fundit të jetës së saj hyn i ati i Alfredos, zemrën e të cilit e ka pushtuar pendimi. Violeta thërret Alfredon pranë vetes, i jep amanetin e fundit për femrën që do ta zëvendësojë dhe i premton se do të lutet nga parajsa për ta. Deri tani për këtë vepër sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ka marrë vlerësimin e publikut, por dhe të kritikës së huaj për interpretimin e saj. Por edhe për shtypin francez, Ermonela Jaho shkëlqeu në Traviatën e Verdit, duke marrë vlerësimet më të mëdha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 07:50

Festivali “Metro Sounds-Përrallë Mesdheu” po zhvillon netët në skenën e Teatrit Metropol për publikun. Së fundmi ishte artisti i njohur italian Mario Mariani ai që mori duartrokitjet në festival.

Postuar: 17/02/2019 - 07:49

Komedia “8 Femra” shkruar nga Robert Thomas vjen për publikun në skenën e qytetit të

Postuar: 17/02/2019 - 07:47

Kompozitori Agim Krajka shprehet se për artin dhe kulturën nuk bëhet sa duhet nga institucionet q

Postuar: 16/02/2019 - 07:34

Komedia "Testamenti i ri" vepër shkruar nga Sacha Guitri me regji nga Gëzim Kame u mirë

Postuar: 16/02/2019 - 07:32

Ekspozita “Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” e kuruar n

Postuar: 16/02/2019 - 07:29

Qendrës Kombëtare e Kinematografisë dhe Open Labs e WCUGA nënshkruan një marrëveshje, e cila i je

Postuar: 16/02/2019 - 07:27

Specialistët e trashëgimisë japin alarmin për gjendjen e rënduar me banesat monument kulture në G