BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Kultura

Ermonela Jaho një tjetër sukses me operën “La Traviata”, në Gjermani

Ermonela Jaho një tjetër sukses me operën “La

Sopranoja e njohur Ermonela Jaho është duartrokitur këtë fundjavë edhe në Mynih të Gjermanisë. Sopranoja erdhi në skenë me rolin kryesor, atë të Violetës në operën “La Traviata”, e cila është shfaqur shumë në teatrot italiane, por edhe në rreth 23 shtete të botës. “La Traviata” me Ermonela Jahon ishte edhe në skenën e në teatrit të operës “Bayerische”, për të vijuar dhe në datën 28 shkurt. Me një aktivitet të vlerësuar në skenat botërore, një tjetër shkrim vjen dhe nga “The Guardian”. Kritiku John Crace tregon se sopranoja është mahnitëse. “Jaho është sopranoja më e mirë në botë. Pikë. Aftësia e saj për të hyrë në rolet që interpreton, është mahnitëse”, thotë ndër të tjerët John Crace, për prestigjiozen britanike “The Guardian”. “La Traviata është një opera e tre akteve nga Xhuzepe Verdit e vendosur në një libret italiane nga Francesco Maria Piave. Opera "La Traviata" bën pjesë tek e ashtuquajtura sipas historisë së muzikës triologji popullore, ku bejne pjese tre operat "Il Trovatore", "Rigoletto" dhe "La Traviata", të cilat janë tre operat më të shfaqura në botë. Në një nga darkat mondane në sallonin e saj parizien kurtizanja e bukur, Violeta Valery, takon fisnikun Alfredo Germont, dhe për hir të dashurisë për të braktis jetën e saj prej kurtizane. Babai i Alfredos ndërhyn në bashkëjetesën idelike që të dashurit kanë nisur në një shtëpi fshati në periferi të Parisit. Edhe pse ai beson në sinqeritetin e ndjenjave të Violetës për të birin, ai këmbëngul që ajo të heqë dorë nga Alfredo. Violeta më në fund thyhet dhe largohet duke lënë vetëm një letër për Alfredon. Ajo shfaqet në një mbrëmje në shtëpinë e Florës në krah të të dashurit të saj të vjetër Baronit Douphol. Alfredo nevrikoset dhe bashkë me Baronin takohen në tavolinën e kumarit ku Alfredo fiton një shumë të madhe parash prej Baronit. Pasi nuk arrin të bindë Violetën që të kthehet me të ai e ofendon dhe thërritet nga Baroni në duel. Violeta sëmuret dhe të gjithë miqtë e braktisin. Alfredo më në fund kthehet. Babai i ka rrëfyer atij për sakrificën e Violetës dhe i thotë që ti kërkojë falje. E lumtur kur e shikon, Violeta përpiqet të çohet. Por është shumë vonë, ajo vdes në krahët e Alfredos.